Çamët
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
170,000–440,000[1] | |
Rajone me popullsi të konsiderueshme | |
Shqipëria | 120,000–250,000[1] |
Greqia | 44[2]–40,000[1][3] |
Turqia | 80,000–100,000 |
Shtetet e Bashkuara | 50,000–70,000[1] |
Gjuhët | |
Shqipa | |
Fetë | |
Islami (shumica) Kisha Ortodokse Lindore (pakica) | |
Çamët (Greqisht: Τσάμηδες, Tsámides) janë shqiptarë, banorët vendas të krahinës së Çamërisë, që gjendet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çamët kanë një identitet kulturor të veçantë, i cili është një përzierje e ndikimeve shqiptare dhe greke, si dhe shumë elementeve të veçanta çame.[4] Një sërë çamësh kontribuan në identitetin kombëtar shqiptar dhe luajtën një rol të rëndësishëm në fillimin e rilindjes së kulturës shqiptare në shekullin e 19-të. Çamët flasin dialektin e tyre të gjuhës shqipe, dialektin e shqipes çame, i cili është një dialekt i toskërishtes jugore dhe një nga dy më konservatorët; tjetri është dialektin arvanitas.
Në Mesjetë, popullsia ishte etnikisht e përzier dhe komplekse, informacioni mbi përbërjen etnike të rajonit gjatë shekujve mungon pothuajse plotësisht, me gjasa të mëdha që nuk u përshtatet standardeve "modele kombëtare", të krijuara nga lëvizjet nacionaliste të Shekullit XIX. Në regjistrimet greke, vetëm çamët myslimanë të rajonit numëroheshin si shqiptarë. Sipas regjistrimit grek të vitit 1913, 25.000 çam mysliman jetonin në atë kohë në rajonin e Çamërisë ndërsa çamët e krishterë llogariteshin me kombësi greke me qëllim asimilimin e tyre, nga një popullsi totale prej rreth 60.000 banorësh, në regjistrimin grek të vitit 1923 kishte 20.319 çam mysliman, në regjistrimin grek të vitit 1928, ishin 17.008 çam myslimanë. Regjistrimi i vetëm që ka numëruar popullsinë e krishterë shqiptare etnike në rajon ishte regjistrimi fashist italian i vitit 1941. Ky regjistrim zbuloi se në rajon jetonin 54,000 çam , nga të cilët 28,000 çam mysliman dhe 26,000 çam të krishterë dhe 20,000 banor të etnive të tjera. Pas luftës, genocidit Grek kundër shqiptarëve të Çamërisë sipas regjistrimeve greke që përfshinin grupet etniko-gjuhësore, në 1947 kishte 113 çam myslimanë dhe 127 çam mysliman në 1951. Në ditët e sotme në Shqipëri llogariten të jenë të paktën 250,000 çam pasardhës të çamëve që u larguan nga Çamëria në 1944 për ti shpëtuar genocidit grek kundër shqiptarëve në Çamëri.
Sipas nacionalistët grek, pas pushtimit italian të Shqipërisë në vitin 1939, çamët u bënë një mjet i spikatur propagandistik për italianët dhe elementët irredentistë mes tyre u bënë më të zëshëm. Si rrjedhojë, në prag të Luftës Greko-Italiane, autoritetet greke deportuan popullsinë e rritur mashkullore çame në kampet e internimit. Pas pushtimit të Greqisë, një pjesë e madhe e popullsisë myslimane çame bashkëpunoi me forcat italiane dhe gjermane.[5][6][7][8] Kjo ngjalli pakënaqësi tek popullsia vendase greke dhe pas Luftës së Dytë Botërore e gjithë popullsia çame myslimane duhej të ikte në Shqipëri. Shumica e çamëve u vendosën në Shqipëri, ndërsa të tjerët formuan komunitete émigré në Turqi dhe SHBA, dhe sot pasardhësit e tyre vazhdojnë të jetojnë në këto vende. Që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, çamët kanë bërë fushatë për të drejtën e kthimit në Greqi dhe rikthimin e pronave të konfiskuara.
Emri
Çamëria në çdo periudhë historike është paraqitur si një regjion gjeografik dhe etnografik unikal, i identifikuar, megjithatë emri i saj gjatë shekujsh nuk ka qenë i qëndrueshëm, por ka ndryshuar nga njëra periudhë historike në tjetrën. Këto ndryshime shprehën procesin historik të zhvillimit të saj.
Në ditët tona përdoren paralelisht dy emra për këtë krahinë si dublim i njëri-tjetrit. Çamëri për vendin dhe çamë për banorët dhe Epir për vendin dhe epirotë për banorët e tij. Në të folmen e popullit përdoret emri i parë, ndërsa në literaturë më tepër i dyti. Emri “Epir” dhe “epirotë” ndeshet veçanërisht në literaturën greke, kurse në literaturën shqiptare në përgjithësi përdoret emri popullor Çamëri për vendin dhe çamë për banorët e tij. Këta dy emra i ndeshim jo vetëm në literaturën e kohës së sotme, por edhe në literaturën historike që nga kohët më të lashta. Kuptimi i tyre nuk është i njëjtë në çdo kohë. Herë njëri shtrihej në një territor më të gjerë e tjetri përfshinte një hapësirë më të ngushtë, herë njëri paraqitej si kryenjësi e tjetri si nënnjësi. Luhatja e këtyre dy emrave është e lidhur me prejardhjen (origjinën) historike dhe veçoritë e zhvillimit politiko-shoqëror të krahinës në shekuj. Emri “Epir” ka qenë përdorur në kohën e lashtë nga autorë grekë si emër i përgjithshëm që përcaktonte pozitën kontinentale të krahinës përballë Greqisë ishullore (Epir në greqisht do të thotë stere, tokë). Nga fundi i shek.VI p.e.s.(para Krishtit), ai u shndërrua në një emër të përveçëm gjeografik, ndërsa në gjysmën e dytë të shek. IV para Krishtit ai mori edhe përcaktim politik. Epiri banohej prej 14 fisesh, ndër të cilët kryesorët ishin tesprotët, kaonët e molosët, të cilët ishin etnikisht të një trungu me ilirët. Gjithashtu edhe emri Çamëri ka origjinë (burim) të lashtë historike. Gjejmë sot trajtesat më të hershme lidhur me prejardhjen e emrit Çamëri, që u takojnë studiuesve të huaj të shek.XIX, M.Leake e F. Pouqueville.[9] Vëmendja është drejtuar nga toponimia që ka natyrë konservative dhe ruhet relativisht gjatë edhe kur ka zhvendosje popullsish. Është vërejtur një lidhje e ngushtë e emrit Çamëri me emrin e lumit që përshkon krahinën – Thjam-isit antik. Thjami është identifikuar me Kalaman, lumi që shkon pranë shkallës së Filatit (shkalla e Zorianit). Dijetari i njohur anglez William Leake, në fillim të shek.XIX pa te fjala “çam” një reflektim të emrit të vjetër të Kalamas, të emrit Thjamis, duke e paraqitur në një vazhdimësi jo greke.[10] Studiuesi grek, Nikoleos Georgios Nikokles, mbështet tezën se fjala “çam” do të thotë “pisha”, ose vendi i banorëve të pyjeve me bredha. Ky studiues mundohet të argumentojë se ngjashmëria e fjalëve “çam-pisha” është një dëshmi se shqiptarët kanë qenë të ngulitur në Danub dhe, në kohën pas Krishtit, ky emër grek bashkë me popullin kanë kaluar në vendbanimin e ri ilirik (Çamëri). Studiuesi gjerman I.Ph. Fallmerayer e kundërshtoi këtë tezë antishkencore. Ai argumenton se fjala “bredh”-çam (pylli me bredha) është një fjalë e parme turke dhe jo fjalë e parme greke dhe, si shumë fjalë të tjera, ka ardhur te shqiptarët nëpërmjet lëvizjeve migruese dhe marrëdhënieve me turqit e imigrues në Europë. Dhe më tej vijon: – Ndofta emri i provincës bregdetare shqiptare “Çamëri” nuk është i prejardhur as nga greqishtja e as nga turqishtja, por nga emri i stërlashtë i lumit Thiamis.[11][12]
Në fillim të shek XIX, studiuesi francez F.Pouqueville, në veprën e tij prej gjashtë vëllimesh “Vyage delle Greece”, përshkrimi i Çamërisë dhe i krahinës së saj, Sulit, zë pesë kapituj. Racën shqiptare ky autor e ndan në katër regjione etno-gjeografikë: në gegë dhe Mirditë, në toskë, në labë, e në çamë. “Katundet e zallit te Thyamis (sot lumi Kalama) janë shqiptarë të krishterë të gjuhës çame” (Vëll II, fq 103)… Çamëve u ka hije lëvdata për trimërinë, bukurinë, pastërtinë e zgjuarsinë.[13] Në hartat etnografike të botuara në shek. XIX nga studiuesit e huaj, F. Pouqueville, G.Lejean, J.Perthes, K.Saks etj, shtrirja e krahinës së Çamërisë deri në gjirin e Prevezës paraqitet me unitet gjuhësor territorial shqiptar. Në hartën e tij etnografike. J.Perthes në 1851-shin e ka të shënuar toponimin Çamëri në shtrirjen gjeografike të tij. Në punimet e prof. Çabejt, vazhdimësia e këtyre dy termave (Thiamis-çam) shpjegohet në bazë të ligjeve të zhvillimit fonetik të shqipes. Autori ynë, duke u mbështetur në këtë fakt, e paraqet emrin Çamëri si një nga emrat tipikë që vërtetojnë autoktoninë e shqiptarëve në vendbanimet e tyre të sotme. Sipas tij, edhe zhvillimi fonetik Arachthos (emri i lashtë i qytetit të Artës) shpjegohet më mirë me anë të shqipes, sesa greqishtes.[14]
Megjithëse emrat “Çamëri” dhe “Epir” janë toponime të një regjioni, kuptimi i tyre gjatë shekujve mori dimensione hapësinore të ndryshme.
Një etimologji popullore ia atribuon emrin turqishtes cami (greqisht tzami), fjalë për fjalë, 'shkuarës i xhamisë, frekuentues i xhamisë' që me sa duket është përdorur nga të krishterët ortodoksë për pasardhësit e të konvertuarve myslimanë. Megjithatë, kjo nuk ka gjasa pasi kuptimi më i gjerë etnografik dhe dialektor i fjalës përfshin të gjithë popullsinë shqipfolëse të njësive rajonale të Thesprotisë dhe Prevezës të Epirit grek, si popullsinë myslimane ashtu edhe atë të krishterë.[15]
Çamët përbëjnë pjesën më të madhe të pakicës së dikurshme të konsiderueshme shqiptare në zonën më të gjerë të rajonit të Epirit; jashtë Çamërisë janë vetëm dy fshatra shqipfolëse më në verilindje (afër Konicës në njësinë rajonale të Janinës), banorët e të cilëve i përkasin një nëngrupi tjetër shqiptar, atij të Labëve.[16] Sot, në kontekstin grek, përdorimi i termit është bërë kryesisht i lidhur me ish pakicën myslimane.[16]Emri “Epir”, meqenëse shprehte “vendin e pyjeve me bredha”, u shtri në drejtim të veriut, të arealeve të pyjeve me bredha, deri në gjirin e Vlorës, e më tej. Skënderbeu e quante principatën e tij pjesë të Epirit. Në këtë kuptim, Epiri filloi të identifikohej me një krahinë të madhe, që shtrihej nga gjiri i Artës në jug, deri në atë të Vlorës, në veri. Ndërsa emri Çamëri mbeti në shtrirjen historike nga gjiri i Artës në jug, e deri afër atij të Sarandës, në veri. Kështu bashkëjetuan këta dy emra, njëri për të shprehur një krahinë të madhe si kryenjësi dhe tjetri një krahinë më të vogël si nënnjësi. Krahina e Epirit përfshinte atë të Çamërisë si nëndarje të saj. – Këto dy krahina njëra më e madhe dhe tjetra më e vogël pësuan gjatë shekujve edhe nënndarjet e tyre, të cilat shfaqen në aspektin gjeografik dhe në atë etnografik. Këto nënndarje morën edhe emrat e tyre të veçantë. Epiri në aspektin gjeografik ndahej paralelisht në dy pjesë që quhen: Epiri i Veriut apo “Vorio Epiri” siç quhet nga grekët, i cili shtrihet nga gjiri i Sarandës deri në atë të Vlorës dhe “Epiri i Vërtetë” apo Epiri i Jugut që shtrihet nga gjiri i Sarandës, deri në atë të Artës. Epiri i Jugut ose Epiri i vërtetë përputhet me atë krahinë që quhet Çamëri. Po ashtu edhe Çamëria ndahej në dy pjesë, por nënndarja e saj ishte në drejtim meridional: në pjesën lindore më të lartë shtrihej “Malësia e Çamërisë”, kurse pjesa perëndimore që shtrihej në viset më të ulëta quhej “Fusha” apo Çamëria e vërtetë”. Këta emra me luhatjet e tyre njëri pranë tjetrit ose njëri mbi tjetrin kaluan rrjedhën e shekujve deri në ditët tona. Si kudo në hapësirën etno-kulturore shqiptare në Ballkanin Perëndimor, që mbetën jashtë kufijve politikë të përcaktuar nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913-n, toponimet pësuan deformime të theksuara.
Grekizimi politik i Çamët nga Greqia dhe persekutimi i shqiptarëve
Pas pushtimit të Çamërisë dhe trojeve të tjera jug-shqiptare, kolonistët greke bënë riorganizimin politiko-administrativ dhe ndryshuan në mënyrë të ndjeshme fjalorin onomastik të trojeve shqiptare. Ndryshimi i toponimeve është bërë në forma të ndryshme, siç është përkthimi në gjuhën greke, përshtatja apo edhe ndryshimi tërësor i tyre. Këtë fat pati edhe toponimi “Çamëri”, i cili qëndron gjallë dhe i fuqishëm më tepër në përdorim të popullit dhe në literaturën shqiptare për këtë krahinë. Emri “Epir” u shua nga përdorimi i popullit dhe mbeti vetëm në literaturën greke. Grekët e përdorin këtë emër për arsye politike. Pasi aneksuan Epirin e Jugut (Çamërinë), ky emër i ngjallte aspirata edhe për aneksimin (pushtimin) e Epirit të Veriut ose Vorio-Epirit.
Në shërbim të strategjisë së helenizimit të gjithë Shqipërisë së Jugut, qeveritë greke, jo vetëm kanë hedhur në qarkullim një literaturë të gjerë propagandistike, por kanë përdorur mjete nga më të ndryshmet, ku përfshihen nga asimilimi me dhunë deri te dallimet në trajtimin e emigrantëve dhe çamëve të shtetit amë, duke mos u dhënë leje-kalimi për të vizituar trojet e tyre. Ngjarjet e kohëve të fundit dëshmojnë se edhe në nivele shtetërore, në Greqi janë të pranishme atavizmat e së kaluarës dhe reminishencat nacionaliste dhe raciste për diskriminimin e qytetarëve sipas kombësisë, duke shkelur konventat ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë firmosur edhe nga shteti grek.
Emërtimet etnike
Përpara vitit 1944, burimet greke shpesh i referoheshin çamëve si albanofone (greqisht: Αλβανόφωνοι) ose thjesht si shqiptarë të Epirit.[17]
Në Greqi, çamët myslimanë përmendeshin me një sërë emrash nga autorë të ndryshëm. Ata quheshin "Albanoçamë" (Αλβανοτσάμηδες Alvanotsamides), dhe Turko-Shqiptarët (Τουρκαλβανοί Tourkalvanoi)[18] ose "Turkoçamët" (Τουρκοτσάμηδες Tourkotsamides). Megjithatë, nga mesi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, termi turk dhe nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e në vazhdim, terma derivatorë si Turkalvanoi janë përdorur si term, frazë dhe ose shprehje poshtëruese për popullsitë shqiptare myslimane nga popujt jomyslimanë të Ballkanit. Midis popullatës më të gjerë greqishtfolëse deri në periudhën e ndërmjetme, termi Arvanitis (shumës: Arvanites) përdorej për të përshkruar një shqipfolës pavarësisht nga përkatësitë e tyre fetare. Në Epir sot, termi arvanitas përdoret ende për një shqipfolës pavarësisht nga shtetësia dhe feja e tyre.
Në të njëjtën kohë, popullsia shqipfolëse në Thesproti, e cila shumë rrallë karakterizohet si çamë e krishterë, shpesh përmendet nga grekët si arvanitas (Αρβανίτες), që i referohet kryesisht grekëve albanofonë të Greqisë së Jugut, por përdoret zakonisht si për të gjithë qytetarët grek shqipfolës. Popullsia vendase greke i quan ata gjithashtu greko-çamë (Ελληνοτσάμηδες Elinotsamides), ndërsa shqiptarët myslimanë ndonjëherë i quajnë Kaur, që do të thotë "të pafe" dhe i referohet fesë së tyre. Ky term është përdorur nga shqiptarët myslimanë për jomyslimanët gjatë Perandorisë Osmane. Çamët ortodoksë përdorin emërtimin "Shqiptarët" për veten e tyre.[3] Çamët në Turqi njihen me emrin Arnautë (Arnavutlar), që vlen për të gjithë shqiptarët etnikë në Turqi.
Referime
- ^ a b c d Vickers, Miranda. The Cham Issue - Where to Now? (PDF) (në anglisht). Defence Academy of the United Kingdom. Marrë më 3 gusht 2017.
- ^ Ktistakis, 1992: p. 9 (citing Krapsitis V., 1986: Οι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Θεσπρωτίας (The Muslim Chams of Thesprotia), Athens, 1986, p. 181.
- ^ a b Banfi, Emanuele (6 qershor 1994). Minorités linguistiques en Grèce: Langues cachées, idéologie nationale, religion (në frëngjisht). Paris: Mercator Program Seminar. fq. 27.
- ^ See Hasluk, 'Christianity and Islam under the Sultans', London, 1927.
- ^ Meyer, Hermann Frank (2008). Blutiges Edelweiß: Die 1. Gebirgs-division im zweiten Weltkrieg [Bloodstained Edelweiss. The 1st Mountain-Division in WWII] (në gjermanisht). Ch. Links Verlag. fq. 705. ISBN 978-3-86153-447-1.
The Albanian minority of the Chams collaborated in large parts with the Italians and the Germans.
- ^ Russell King, Nicola Mai, Stephanie Schwandner-Sievers, The New Albanian Migration, Sussex Academic Press, 2005, ISBN 9781903900789, p. 67.
- ^ M. Mazower (ed.), After The War Was Over: Reconstructing the Family, Nation and State in Greece, 1943–1960, Princeton University Press, 1960, ISBN 9780691058412, p. 25.
- ^ Victor Roudometof; Roland Robertson (2001). Nationalism, Globalization, and Orthodoxy: The Social Origins of Ethnic Conflict in the Balkans (në anglisht). Westport, Conn. [u.a.]: Greenwood Publishing Group. fq. 190–. ISBN 978-0-313-31949-5. "During World War II, the majority of Chams sided with the Axis forces..."
- ^ Pouqueville, François (1805). Voyage en Morée, à Constantinople, en Albanie et d'autres parties de l'Empire ottoman, 1798-1801 (bot. 3). Paris.
{cite book}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Plate section". The Topography of Athens. 2010-08-26. doi:10.1017/cbo9780511706073.013.
{cite journal}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Leeb, Thomas (1996). Jakob Philipp Fallmerayer: Publizist und Politiker zwischen Revolution und Reaktion (1835-1861) (Tezë). München: C.H. Beck. ISBN 3406106900.
{cite thesis}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fallmerayer, Jakob Philipp (1857). Das albanesische Element in Griechenland (në gjermanisht). ISBN 978-3747772386.
- ^ Pouqueville, François (1822). Voyage de La Grece (në frëngjisht). Paris.
- ^ ""Çamëri, emër tipik i autoktonisë shqiptare"". 2023-12-13. Marrë më 2023-12-13.
- ^ Xhufi, Pëllumb (shkurt 2006). "Çamët ortodoks". Studime Historike. Albanian Academy of Sciences. 38 (2).
- ^ a b Euromosaic project (2006). "L'arvanite/albanais en Grèce" (në frëngjisht). Brussels: Komisioni Evropian. Marrë më 16 mars 2009.
- ^ Pallis, A. A. (qershor 1929). "The Greek census of 1928". The Geographical Journal (në anglisht). 73 (6): 543–548. doi:10.2307/1785338. JSTOR 1785338.
- ^ Babiniotis, George (2002). Lexicon of the Modern Greek Language (në greqisht) (bot. 2nd). Athens: Lexicology Centre. ISBN 9789608619012.