1881 - Forcat ushtarake osmane që erdhën për me shu kryengritjen e udhëhequr nga Lidhja e Prizrenit u futën në Shkup pa u pengu fare. Aty u vendos edhe Ibrahim Pasha si komandant i garnizonit. Më 23 mars Ibrahim Pasha thirri në selinë e tij 11 anëtarët e Komitetit të Lidhjes për Shkupin me Jashar bej Shkupin në krye, të cilët i arrestoi pabesisht.
1897 - U botua në Stamboll "Alfabetarja e gjuhës shqipe" e përgatitur nga Sami Frashëri, Vaso Pasha dhe Koto Hoxhi, e cila çeli një epokë të re në fushën e teksteve shkollore.
2008 - Zyra ndërlidhëse gjermane në Prishtinë, u shndërrua sot zyrtarisht në Ambasadë të Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, në të cilën u ngrit edhe flamuri i Republikës
2010 - Një dridhje toke me magnitudë 8.8 shkallë godet shtetin e Kilit në 03:34 sipas orës lokale.521 vdiqën dhe 51 të tjerë mungojnë.Dridhja u ndie deri ne Buenos Aires