Adelina Ismajli
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/fd/Adelina_Ismajli_KM2009.jpg/250px-Adelina_Ismajli_KM2009.jpg)
Adelina Ismaili (lindur më 14 dhjetor 1979) është këngëtare dhe aktore shqiptare nga Kosova. Ka kryer shkollën e mesme të muzikës - drejtimi kanto dhe piano si dhe Akademinë e Arteve të bukura në Prishtinë.[1] Adelina ka filluar të këndojë qysh në moshën fëmijërore. Në vitin 1997 kurorëzohet Miss Kosova në spektaklin e bukurisë. Vjen nga një familje me kulturë. Është e njohur për performancat e saj provokative në shfaqjet televizive.
Veprimtaria artistike
Regjistrimet e Ismajlit, përfshijnë katër albume të klasës së parë - chart, si: 100 % Zeshkane, Nuk jam sex bombë, Prej fillimit dhe Mbretëreshë e robëreshë) të cilat u bënë përnjëherë të suksesshme, duke u shitur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, si dhe në diasporën shqiptare. Për herë të parë paraqiti një album të plotë me videoklipe të saj mes të cilëve ishte dhe e motra e saj, Zanfina Ismajli me një videoklip të quajtur "Dreq i vogël simpatik". Në një intervistë në fillim të vitit 2006, Adelina hodhi poshtë pretendimet se muzikantët shqiptarë kishin zakon të huazonin meloditë nga gjuhët fqinje të Ballkanit duke deklaruar se ajo vetë kishte qenë kryesisht origjinale në interpretimet e saj.
Këngë për fëmijë
- "Do të bëhemi milionerë" - 1986
- "Cunga LLunga" - 1987
- "Ne jemi bukuria e atdheut" - 1990
- "S'kam adrese e po bie shi" - 1992
- "Fore" - 1995
Albumet
- 1996: 100 % Zeshkane
- 2000: S'jam Sex Bombë
- 2002: Prej Fillimit
- 2005: Mbretëreshë E Robëreshë
- 2008: Feniks Leshuar
Këngë
- 1996: Shko
- 1996: Me Motor
- 1996: 100 % Zeshkane
- 1996: Po nanës Tendë Çka i Bana
- 1996: Ushtrinë Time Do ta Bej
- 1996: Sajzeza (Feat. Elita 5)
- 1998: Shko në R.S
- 1999: Lavdi Ushtari Im
- 1999: Uragan Çohen Krenarët
- 1999: Martesa
- 2000: Sonte
- 2000: Amaneti
- 2000: You are my Angel
- 2000: Fuck the Government
- 2000: Largohu nga Frajeri im
- 2000: Sex Bombë
- 2001 Boll Ma (Kunder Dhunes dhe krimit) (feat Beka)
- 2002: Mos ma ndal
- 2002: Dil E Shij Moj Bije
- 2003: Skënderbe
- 2003: Në Kosovë Luhet Kumorë (Ft. Tingulli 3nt)
- 2005: Dy Motra një Frajer
(Ft. Zanfina Ismajli)
- 2006: Mirëdita
- 2007: Diva
- 2008: Trimit Tim
- 2009: Tribalb
- 2010: Urdhër i Ri
- 2011: Love You More ft. Faudel
- 2012: Ku Ma Ke
- 2014: Karma
- 2018: T'Iqja
Filmografia
Trivia
- Adelina njihet me stilin e saj të veçantë!
- Veçantinë e saj (Vettulen e prerë) filluan të pëlqenin të gjithë.
Lidhje të jashtme
Referime
Preview of references
- ^ "Adelina Ismaili". teksteshqip.com. Marrë më 2024-12-07.