Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës
Aeroporti Adem Jashari
  • IATA: PRN
  • ICAO: BKPR/LYPR
Summary
OperatorPrishtina International Airport J.S.C.
Occupants1 milion pasagjerë
Coordinates42°34′22″N 021°02′09″E / 42.57278°N 21.03583°E / 42.57278; 21.03583
WebsiteFaqja zyrtare Edit this at Wikidata
Map
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës is located in Earth
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (Earth)
Statistics
Pasagjerë3,424,883 Increase 14.3%
Lëvizjet e mjeteve ajrore23,082 Increase 5.8%

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" (IATAPRN, ICAO: BKPR) është një aeroport ndërkombëtar i vendosur 15 kilometra në jugperëndim të Prishtinës, kryeqytetin e Kosovës.

Aeroporti frekuentohet nga më shumë se 1.7 milionë pasagjerë në vit dhe është porti i vetëm i hyrjes për udhëtarët ajrorë në Kosovë. Është emëruar në nder të Adem Jasharit, themeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që luftoi për çlirimin e Kosovës nga Republika Federale e Jugosllavisë gjatë viteve 1990.

Pista është ndërtuar më 1965 ndërsa më 1985 aeroporti është pajisur sipas standardeve të ICAO-së. Deri në qershor 1999, aeroporti ka pasur vetëm trafik të brendshëm. Që nga ajo kohë, Aeroporti i Prishtinës ka arritur të krijoj lidhje të rregullta për shkëmbim të udhëtarëve dhe mallrave. Terminali i ri i Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë, është ndërtuar në vitin 2015.

Struktura e udhëtarëve përbëhet nga diaspora e Kosovës, punëtorët e organizatave të huaja dhe ushtarëve të NATO-s, dhe pushuesve të qendrave turistike të Mesdheut gjatë muajve të verës. Si rezultat, disa prej linjave janë vetëm sezonale.

Linjat ajrore

Nga Prishtina fluturohet me linja ajrore për në këto qytete: Dyzeldorf, Shtutgart, Bremen, Dortmund, Frankfurt mbi Majn, Berlin, Basel, Zyrih, Vjenë, Londër, Gjenevë, Hamburg, Hanover, Berlin, Kopenhagë, Memmingen, Karlsruhe, Milano, Veronë, Göteborg, Mynster/Osnabrück, Stamboll, Helsinki, Oslo, Malmö, Stokholm, Antali, Bodrum

Shiko edhe

Lidhje të jashtme

Referime

  1. ^ "Civil Aviation Authority of the Republic of Kosovo" (PDF). Caa-ks.org. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 prill 2023. Marrë më 20 prill 2018.)
  2. ^ "EAD Eurocontrol". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2009. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)