Alessio Cerci

Alessio Cerci

Cerci duke luajtur me Torino në 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlessio Cerci
Datëlindja23 korrik 1987 (37 vjeç)
VendlindjaVelletri, Itali
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniAnësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Ankaragücü
Numri20
Karriera me të rinjtë
2002–2006Roma
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2003–2010Roma13(0)
2006–2007Brescia (huazim)21(0)
2007–2008→ Pisa (huazim)26(10)
2008–2009Atalanta (huazim)13(0)
2010–2012Fiorentina47(12)
2012–2014Torino71(21)
2014–2017Atlético Madrid7(0)
2015–2016Milan (huazim)29(1)
2016Genoa (huazim)11(4)
2017–2018Verona24(3)
2018–Ankaragücü6(1)
Karriera ndërkombëtare
2003Italia U166(2)
2003–2004Italia U179(3)
2004Italia U183(1)
2004–2006Italia U199(1)
2005–2006Italia U202(1)
2007–2009Italia U216(1)
2013–2014Italia14(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 nëntor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 6 janar 2016

Alessio Cerci (lindur më 23 korrik 1987) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor anësor për klubin turk Ankaragücü.

Ai filloi karrierën si profesionist me Romën, duke luajtur katër ndeshje për ekipin e parë para se të shpenzonte disa periudha si i huazuar tek Brescia, Pisa dhe Atalanta. Rikthehet në Romë në vitin 2009, ku luajti shumë pak nën drejtimin e trajnerit Claudio Ranieri dhe u shit tek Fiorentina në gusht 2010. Pas dy sezonesh në Firence, transferohet tek Torino në qershor 2012.[1] Në shtator 2014, shitet tek Atlético Madrid në Spanjë ku qëndroi pak para se të rikthehet në Itali të luante tek Milan si huazim.

Në nivel ndërkombëtar, Cerci ka përfaqsuar Italinë e moshave nga u-16 e deri tek u-21. Debutimin me ekipin e madh e kreu në mars 2013 në miqesoren kundër Brazilit.[2] Pas kësaj, thirret për të luajtur në Kupën e Konfederatave 2013 (ku fitoi një medalje bronzi) dhe një vit më vonë në Kupën e Botës 2014.

Referime

  1. ^ "Torino and Italy given reason to smile by second coming of Alessio Cerci" [Torino dhe Italia kanë arsye për të buzëqeshur nga kthimi i dytë i Alessio Cercit] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 19 mars 2014.
  2. ^ "Alessio Cerci and Mattia De Sciglio given debut call-ups for Italy" [Alessio Cerci dhe Mattia De Sciglio marrin ftesat e para për Italinë] (në anglisht). sbnation.com. Marrë më 19 mars 2014.

Lidhje të jashtme