Anatomia e Gray
Autor | Henry Grey |
---|---|
Titulli origjinal | Henry Gray's Anatomy of the Human Body |
Ilustrues | Henry Vandyke Carter |
Shteti | Anglia |
Gjuha | Anglisht |
Zhanri | Anatomia e njeriut |
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1f/Gray219.png/170px-Gray219.png)
“Anatomia e Gray” (ang. Henry Gray's Anatomy of the Human Body), me shkurtesën Anatomia e Grey (ang. Gray's Anatomy), është libër anatomie në gjuhën angleze që përgjithësisht konsiderohet si një kryevepër për këtë temë.
Libri i parë u botua nën titullin e Anatomia e Grey : Përshkrues dhe Teori Kirurgjike në Britaninë e Madhe në 1858, dhe në vitin pasues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka studiuar efektet anatomike të sëmundjeve infektive.
Origjina
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/36/Henry_Gray_bw_photo_portrait.jpg/220px-Henry_Gray_bw_photo_portrait.jpg)
Anatomisti britanik Henry Gray ka lindur në vitin 1827. Ai studioi zhvillimin e gjëndrave endokrine, edhe në shpretkë dhe në vitin 1853 u emërua ligjërues i Anatomisë në St George's Hospital Medical School në Londër. Në 1855 ai bashkpunoj me kolegun e tij Henry Carter Vandyke me idenë e tij për të shkruar një libër të lirë mësimi për anatomi për studentët e mjekësisë. Bën autopsi në trupa nga shtëpit e të varfërve dhe në morgun e spitalit, të dy punuan për 18 muaj për atë që do të formonte edhe bazën e librit. Libri botohet më 1858 Grei vdes më 1861 vetëm tre vjet pas publikimit veprës të tij Henry Gray's Anatomy of the Human Body anatomia përshkruese dhe kirurgjike.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/8/86/Gray190.png/170px-Gray190.png)
Ribotimi i librit më 1878 në SHBA duket se ka filluar nga e para në botimin (pavarësisht nga versioni britanik i cili u publikua më 1858 para SHBA-së) d.m.th me ndryshime. Botimi i parë SHBA korrespondon përafërsisht me një të tetën të botimit britanik. Kjo çoi në ekzistencën e dy "versioneve" të Anatomis të Gray : një në SHBA dhe një në Britani. Kjo lehtë mund të shkaktojë konfuzion dhe keqkuptime.
Referimet
Lidhjet e jashtme
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4a/Commons-logo.svg/12px-Commons-logo.svg.png)