Andrea Belotti
![]() | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Andrea Belotti | ||
Datëlindja | 20 dhjetor 1993 (31 vjeç) | ||
Vendlindja | Calcinate, Itali | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in)[1] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Como | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2003–2006 | Grumellese | ||
2006–2012 | AlbinoLeffe | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2012–2013 | AlbinoLeffe | 39 | (14) |
2013–2015 | Palermo | 62 | (16) |
2015–2022 | Torino | 232 | (100) |
2022–2024 | Roma | 45 | (3) |
2024 | → Fiorentina (huazim) | 15 | (3) |
2024– | Como | 16 | (2) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2011–2012 | Italia U19 | 6 | (2) |
2012–2013 | Italia U20 | 9 | (4) |
2013–2015 | Italia U21 | 18 | (9) |
2016–2022 | Italia | 44 | (12) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 10 janar 2025 |
Andrea Belotti (lindur më 20 dhjetor 1993) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin italian Como.
Belotti e nisi karrierën e tij me AlbinoLeffen. Ai më pas u ble nga Palermo, me të cilën fitoi titullin e Serie B në sezonin 2013–14. Në vitin 2015, Belotti u transferua te Torino, duke shpenzuar shtatë vite para se të largohej te Roma në vitin 2022 si golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e klubit.
Belotti luajti mbi 30 ndeshje me ekipet e moshave të Italisë si dhe mori pjesë në Kampionatin Evropian nën-21 në vitin 2015. Debutimi i tij me kombëtaren e parë erdhi në vitin 2016 kurse pesë vite më vonë ishte pjesë e ekipit që fitoi UEFA Euro 2020.
Jeta e hershme
Pseudonimi i Belottit është Il Gallo (Gjeli).[2][3] Ky pseudonim erdhi nga mbiemri i shokut të tij të ngushtë të fëmijërisë, i cili me shaka i sygjeroi Belottit të festonte golat e tij duke imituar lafshën e gjelit me dorën e ngritur lart në ball.[4]
Karriera me klube
Palermo
Më 2 shtator 2013, Belotti u huazua te Palermo në Serie B për 500,000 € me të blerje për 2.5 milion €.[5][6] Ai debutoi me klubin siçilian më 24 shtator në humbjen 2–1 kundër Barit, duke asistuar golin e vetëm të shënuar nga Kyle Lafferty.[7] Goli i tij i parë me ekkpin erdhi më 5 tetor në ndeshjen kundër Brescias. Më 3 maj 2014, Palermo siguroi ngjitjen në Serie A pas një fitoreje minimale 1–0 kundër Novarës. Belotti shënoi 10 gola në 24 ndeshje gjatë këtij sezoni. Më 18 qershor, Palermo bleu gjysmën e kartonit të Belottit në formë bashkëpronësie; klubi kishte të drejtën e blerjes së gjysmës tjetër për 3.5 milion €.[8][9]
Belotti bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 20 vjeç më 31 gusht 2014 në barazimin 1–1 kundër Sampdorias; ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të argjentinasit Paulo Dybala.[10] Më 12 shtator, Palermo njoftoi se kishte blerë gjysmën e dytë të kartonit të Belottit, duke u bërë pronari i vetëm i lojtarit.[11] Ai shënoi dy golat e parë në elitë në barazimin 3–3 kundër Napolit më 24 shtator. Më 13 dhjetor, Belotti shënoi golin e fitores në minutat shtesë kundër Sassuolos, duke i dhënë Palermos rezultatin e shtatë rresht pa humbje. Ai luajti 38 ndeshje gjatë këtij sezoni, më së shumti si zëvëndësues, si dhe shënoi gjashtë gola.
Torino
Më 17 gusht 2015, Belotti u ble nga Torino për një shifër 7.5 milion € sipas medias italiane.[12][13] Ai shënoi në debutimin e tij për klubin kundër Bolonjës, duke kontribuar në një fitoren 2–0 në shtëpi.[14] Më 16 janar 2016, Belotti shënoi një dygolësh në fitoren 4–2 kundër Frosinones.[15] Në humbjen 4–1 në derbin kundër Juventusit, Belotti shënoi golin e vetëm të ekipit të tij, duke thyer rekordin e minutave pa pësuar gol të Gianluigi Buffon, i cili deri në atë moment e kishte mbajtur portën e paprekur për 974 minuta.[16] Ai shënoi rregullisht në sezonin e tij të parë me klubin granata, duke regjistruar 12 gola në 35 ndeshje.[17][18]
Belotti e nisi sezonin e ri duke shënuar në humbjen 3–2 kundër Milanit në San Siro; ai gjithashtu humbi një penallti. Në ndeshjen e javës së dytë, ai shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 5–1 kundër Bolonjës.[19] Më 4 dhjetor, Belotti e rinovoi kontratën me klubin deri në vitin 2021,[20] pjesë e të cilës ishte një klauzolë lirimi prej 100 milion € e vlefshme vetëm për klubet jo-italiane.[21] Më 5 mars 2017, Belotti luajti ndeshjen e parë si kapiten për Torinon kundër Palermos;[22] në këtë takim, ai shënoi tregolëshin në të shpejtë në Serie A në 17 vitet e fundit (shtatë minuta dhe pesëmbëdhjetë sekonda), duke thyer rekordin e ukrainasit Andriy Shevchenko.[23][24][25] Një muaj më pas, ai u bë lojtari i parë nën-24 vjeç që nga Shevchenko në sezonin 1999–2000 që shënon 24 gola në një sezon të Serie A.[26] Belotti e mbylli sezonin me 26 gola në kampionat, duke u renditur i treti në renditjen e golashënuesve mbrapa Edin Džekos (29) dhe Dries Mertens (28).
Belotti u emërua kapiteni i përherëshëm i ekipit para nisjes së sezonit 2017–18.[27] Ai e nisi sezonin duke shënuar një gol me rrofeshatë në ndeshjen e javës së dytë kundër Sassuolos, e mbyllur me një fitore 3–0 në shtëpi.[28] Belotti u kushtëzua nga dëmtimet e shpeshta gjatë këtij sezoni,[29] duke mos arritur të shfaqte formën e sezonit të kaluar; ai shënoi vetëm 10 gola në Serie A.[30]
Belotti e nisi sezonin 2018–19 duke shënuar në barazimin 2–2 kundër Interit në transfertë në ndeshjen e parë të kampionatit.[31] Dopieta e tij e parë erdhi në fitoren 4–1 kundër Sampdorias.[32] Më 25 maj 2019, Belotti shënoi një tjetër gol me rrofeshatë, sërisht kundër Sassuolos.[28] Në përfundim të sezonit, Belotti u emërua lojtari i sezonit i Torinos;[33] ai shënoi 15 gola në kampionat, duke kontribuar në kualifikimin e ekipit në Ligën e Evropës pas përjashtimit të Milanit.
Më 25 korrik 2019, Belotti bëri debutimin e tij në kompeticionet evropiane duke shënuar një nga tre golat e fitores kundër Debrecenit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.[34] Ai shënoi edhe në ndeshjen e kthimit në shtëpi, me Torinon që u kualifikua në raundin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 7–1. Në ndeshjen e kthimit të raundit play-off kundër Wolverhampton, Belotti shënoi golin e 77të me klubin duke hyrë në listën e 10 golashënuesve më të mirë të historisë;[35] ekipi u mposht 2–1 dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5–3. Ai shënoi rregullisht në Serie A, duke arritur kuotën dyshifrore për sezonin e pestë rresht.[36] Mê 13 korrik, Belotti shënoi në humbjen 3–1 kundër Interit në transfertë për t'u bërë lojtari i tretë në historinë e klubit pas Paolo Pulicit dhe Francesco Grazianit që shënon 15 gola në elitë në dy sezone rresht.[37] Tre ditë më pas, ai shënoi në fitoren 3–0 kundër Genoas, duke shënuar në ndeshjen e shtatë rresht në Serie A.[38]
Më 12 dhjetor 2020, Belotti shënoi golin e 100të me Torinon në humbjen 3–2 në shtëpi kundër Udineses, duke barazuar Adolfo Baloncierin si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.[39][40] Ai e kaloi Balconcierin pesë ditë më pas duke shënuar golin e vetëm të Torinos në humbjen 3–1 kundër Romës.[41] Më 30 janar, ai arriti kuotën dyshifrore në Serie A për sezonin e gjashtë rresht, duke u bërë lojtari i dytë i klubit pas Pulicit, i cili në periudhën 1972–79 arriti kuota dyshifrore në shtetë sezone rresht.[42]
Belotti e nisi sezonin e shtatë me Torinon duke shënuar golin e vetëm të ekipit të tij në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Atalantës në javën hapëse të kampionatit. Sezoni u tij u karakterizua me probleme të vazhdueshme fizike, duke luajtur vetëm 22 ndeshje në kampionat dhe 1 në kupë. Më 30 tetor, Belotti shënoi golin e 100të në Serie A (6 me Palermon dhe 94 me Torinon), duke u bërë lojtari i tretë më i ri pas Alberto Gilardinos dhe Roberto Baggios që e arrin këtë shifër.[43] Më 1 maj 2022, ai shënoi një tregolësh në fitoren në transfertë kundër Empolit, duke arritur në kuotën e 100 golave në Serie A me Torinon.[44][45] Këto ishin golat e tij të fundit me Torinon, që më 1 korrik njoftoi se lojtari nuk do të rinovonte kontratën me klubin dhe do të largohej me parametra zero.[46] Gjatë periudhës së tij te Torino, Belotti shënoi 113 gola në 251 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u larguar si golashënuesi i tetë më i mirë i të gjitha kohërave i klubit.
Roma
Më 28 gusht 2022, Belotti firmosi një kontratë një-vjeçare me Romën me mundësi rinovimi për dy vite në bazë të plotësimit të disa kritereve në lidhje me performancat e tij.[47] Ai debutoi dy ditë më vonë në suksesin 3–0 kundër Monzës në kampionat, duke zëvëndësuar Tammy Abraham në pjesën e dytë.[48] Më 15 shtator, Belotti shënoi golin e parë me klubin kryeqytetas në fitoren 3–0 kundër HJK Helsinkit në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës.[49] Më 1 shkurt 2023, ai shënoi në humbjen 2–1 kundër Cremoneses në kupë, e cila solli eliminimin e Romës nga kompeticioni.[50] Në ndeshjen e kthimit të raundit play-off të Ligës së Kampioneve kundër Red Bull Salzburg, Belotti shënoi një nga dy golat e fitores 2–0 në Stadio Olimpico, me Romën që u kualifikua në raundin e 16-tave pasi kishte humbur ndeshjen e parë në Austri me rezultatin 1–0.[51] Roma arriti deri në finale ku u mposht me penallti nga Sevilja; Belotti u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 74të. Sezoni i parë në Romë ishte negativ për Belottin, i cili nuk shënoi asnjë gol në 31 ndeshje në kampionat.[52][53] Megjithatë, në përfundim të sezonit, ai firmosi një kontratë të re dy-vjeçare.[54][55]
Como
Më 25 qershor 2024, Belotti firmosi një kontratë dy-vjeçare me klubin e sapongjitur në Serie A, Como.[56] Shuma e transferimit u raportua të ishte 4 milion € plus 1 milion € bonuse.[57]
Trofe
Klub
- Palermo
Referime
- ^ "Andrea Belotti" (në italisht). Torino F.C. Marrë më 13 nëntor 2016.
- ^ "E il gallo cantò due volte. Palermo-Novara 2-1" [Gjeli këndon dy herë. Palermo-Novara 2-1] (në italisht). Palermocalcio.it. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2017. Marrë më 25 shkurt 2019.
- ^ "Tutti ai piedi del 'Gallo'. Il futuro è già qui" [Të gjithë në këmbën e gjelit. E ardhmja tashmë këtu] (në italisht). Livesicilia.it. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2014. Marrë më 25 shkurt 2019.
- ^ "Gallo, parla l'ispiratore dell'esultanza di Belotti: "Andrea un vero amico, la sua forza è pazzescamente l'umiltà. Palermo lo incanta, può fare 15 gol"" [Gallo, flet frymëzuesi i festimit të Belottit: Andrea një shok i vertët, forca e tij është përulësi e çmendur. Palermo e gëzuar, mund të bëjë 15 gola"] (në italisht). Palermo24.net. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2019. Marrë më 25 shkurt 2019.
- ^ "Presi resi Belotti e verre Viviano in prestito All'Arsenal". Palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2013. Marrë më 25 prill 2017.
- ^ "Palermo-Belotti: le cifre del riscatto. Tutti i dettagli". Palermo24.net (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 14 shtator 2014.
- ^ "Kappao al San Nicola. Il Palermo perde 2-1". Palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2013.
- ^ "Il Palermo Calcio riscatta la compartecipazione di Andrea Belotti". Albinoleffe.com (në italisht). 18 qershor 2014. Marrë më 25 prill 2017.
- ^ "Acquistata la metà di Belotti". Palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2014.
- ^ "U.S. Città di Palermo". Palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2014. Marrë më 25 prill 2017.
- ^ "Riscattata la seconda meta' di Belotti "Ringrazio la societa' per la fiducia"" (në italisht). U.S. Città di Palermo. 12 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 shtator 2014. Marrë më 12 shtator 2014.
- ^ "Torino, preso Belotti dal Palermo: ha firmato, costera 7,5 milioni" (në italisht). La Gazzetta Dello Sport. 17 gusht 2015. Marrë më 31 janar 2017.
- ^ "Belotti al Toro". torinofc.it (në italisht). Torino F.C. Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2015. Marrë më 18 gusht 2015.
- ^ "Il primo gol granata di Belotti dà la vittoria al Toro contro il Bologna" (në italisht). La Repubblica. 28 nëntor 2015. Marrë më 31 gusht 2022.
- ^ "A Immobile bastano 9 minuti Il Toro va: che coppia con Belotti". Archiviostorico.gazzetta.it (në italisht). 17 janar 2016. Marrë më 25 prill 2017.
- ^ "Buffon sets new Serie A record" (në anglisht). Football Italia. 20 mars 2016. Marrë më 20 mars 2016.
- ^ Guglielmo Longhi (17 janar 2016). "A Immobile bastano 9 minuti. Il Toro va: che coppia con Belotti" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ Vieri Capretta (20 nëntor 2016). "Torino, canta Belotti: capocannoniere! Mihajlovic: "Ma mi ha fatto arrabbiare"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
- ^ "Torino 5-1 Bologna" (në anglisht). ESPN FC. 28 gusht 2016. Marrë më 29 gusht 2016.
- ^ "Belotti rinnova sino al 2021". Torinofc.it (në italisht). Torino F.C. Marrë më 25 prill 2017.
- ^ "Torino, Belotti rinnova. Cairo: "Fino al 2021, clausola per l'estero da 100 mln"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 25 prill 2017.
- ^ "Torino, Belotti per la prima volta capitano dal 1° contro il Palermo" (në italisht). la Gazzetta dello Sport. 2 mars 2017.
- ^ "OptaPaolo" (në anglisht). Opta. 5 mars 2017.
- ^ "Belotti's star continues to rise with eight-minute hat-trick" (në anglisht). SBS. 5 mars 2017.
- ^ "Belotti: 'I don't think about €100m'" (në anglisht). Football Italia. 29 prill 2017.
- ^ Susan Campanale (10 prill 2017). "Serie A Week 31: Did You Know?". Football Italia (në anglisht). Marrë më 20 prill 2017.
- ^ "Calciomercato Torino, Belotti capitano: indizio sul futuro?". Goal.com (në italisht). Marrë më 9 shtator 2018.
- ^ a b "WATCH: In-demand Belotti scores on flying scissor kick" (në anglisht). Sports Illustrated. 28 gusht 2017. Marrë më 9 shtator 2018.
- ^ "Torino, lesione al collaterale per Belotti: un mese di stop" (në italisht). Tuttosport. Marrë më 26 shtator 2020.
- ^ "Cosa dobbiamo pensare della stagione di Belotti?". Ultimouomo.com (në italisht). 27 prill 2018. Marrë më 9 shtator 2018.
{cite web}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Inter Milan squander two-goal lead, settle for draw with Torino" (në anglisht). ESPN FC. 26 gusht 2018. Marrë më 20 janar 2025.
- ^ "Sampdoria 1–4 Torino" (në anglisht). ESPN FC. 4 nëntor 2018. Marrë më 20 janar 2025.
- ^ "Toro News Award: trionfa Belotti! La premiazione al Filadelfia". toronews.net (në italisht). RCS Media Group. 24 maj 2019. Marrë më 2 prill 2020.
- ^ "L'Europa del Toro ricomincia da tre: Belotti, Ansaldi e Zaza stendono il Debrecen" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 25 korrik 2019. Marrë më 2 prill 2020.
- ^ "Belotti nella top ten dei marcatori di sempre!". torinofc.it (në italisht). Torino F.C. 1906 Sito Ufficiale. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2019.
- ^ "Belotti come Baloncieri: 5ª stagione consecutiva in doppia cifra con il Toro". toronews.net (në italisht). Marrë më 21 janar 2025.
- ^ "Belotti eguaglia un doppio record in maglia granata". sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. Marrë më 31 gusht 2022.
- ^ "Belotti continues scoring run to complete Torino win". Reuters (në anglisht). 16 korrik 2020. Marrë më 31 korrik 2020.
- ^ "Belotti, 100 gol con il Torino. La classifica all time dei bomber granata". sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. Marrë më 13 dhjetor 2020.
- ^ "Belotti sfanda quota 100 gol in granata" (në italisht). La Stampa. 12 dhjetor 2020.
- ^ "Roma-Torino 3-1: gol e highlights. I giallorossi agganciano il 3º posto". sport.sky.it (në italisht). Sky Sport. Marrë më 8 shkurt 2021.
- ^ "Belotti, 6ª stagione in A con almeno 10 gol segnati: è record". toronews.net (në italisht). Marrë më 18 maj 2021.
- ^ "Torino, Belotti: "I 100 gol? L'importante è che valgano punti"" (në italisht). Tuttosport. Marrë më 31 gusht 2022.
- ^ "Toro, Belotti ha nel mirino Graziani e Pulici" (në italisht). Corriere dello Sport. 1 maj 2022.
- ^ "Segnare una tripletta in Serie A partendo dalla panchina è roba per pochi" (në italisht). Cronache di spogliatoio. 3 maj 2022. Marrë më 13 shtator 2022.
- ^ "Grazie Andrea, buona fortuna". Torino Channel (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2022. Marrë më 1 korrik 2022.
- ^ "Andrea Belotti è un nuovo calciatore giallorosso". asroma.com (në italisht). A.S. Roma. Marrë më 28 gusht 2022.
- ^ Luca Valdiserri (30 gusht 2022). "Roma-Monza 3-0, è la notte di Dybala all'Olimpico" (në italisht). La Corriere della Sera. Marrë më 31 gusht 2022.
- ^ "Roma-HJK Helsinki 3-0, risultato finale: gol di Dybala, Pellegrini e Belotti in Europa League" (në italisht). Sport Fanpage. Marrë më 15 shtator 2022.
- ^ Susy Campanale (1 shkurt 2023). "Coppa Italia - Roma 1-2 Cremonese: Giant-killers reach semi-final" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 10 shkurt 2023.
- ^ Gabriele Conflitti (23 shkurt 2023). "Roma-Salisburgo 2-0: Belotti e Dybala portano i giallorossi agli ottavi" (në italisht). Goal.com. Marrë më 24 shkurt 2023.
- ^ "Roma, orgoglio Belotti: "Tifosi e Mourinho speciali, felice di restare"" (në italisht). Corriere dello Sport. 25 qershor 2023. Marrë më 25 qershor 2023.
- ^ "Roma extended the contract of the forward who did not score a goal" (në anglisht). Daily SPORTS. 26 qershor 2023.
- ^ "Andrea Belotti's Roma contract automatically renewed until 2025" (në anglisht). One Football. 6 qershor 2023.
- ^ "Belotti prolunga fino al 2025 con la Roma: "Emozione grandissima. Ambientamento facile"" (në italisht). TUTTOmercatoWEB.com. Marrë më 25 qershor 2023.
- ^ "Andrea Belotti ha firmato un accord preliminare con il Como 1907" (në italisht). Como 1907. 25 qershor 2024.
- ^ Susy Campanale (25 qershor 2024). "Official: Belotti joins Como in transfer from Roma" (në anglisht). Football Italia.