Arminiusi

Arminiusi

Arminius (gjermanisht: Herman; 18/17 p.e.s. – 21 të erës së re) ishte një prijës fisnor gjermanë, dhe ish oficer i ushtrisё romake. Ai i udhёhoqi fiset gjermane drejt fitores kundёr forcave romake nё Betejёn e Teuteborgut, nё vitin 9 tё erёs sonё.

Biografia

Arminiusi njё kohё kishte qenë oficer i ushtrisë Romake i njohur si Publius Quinctilius Varus, dhe si i tillё, kishtë ndikim të madh brenda koalicionit të fiseve gjermane. Ai përdori me shkathtësi njohuritë e tij të taktikave romake për të udhëhequr një koalicion të aleancës së fiseve gjermanike kundёr forcave romake. Nën  udhëheqjen e tij, fiset gjermane korrën njё fitore vendimtare kundёr tri legjioneve tё ushtrisë romake në njё betejë historike e cila u zhvillua në Pyjet e Teuteburgut, në vitin 9 të erë së re.

Humbja tё cilёn e pёsuan romakёt nё Betejёn e Teuteburgut, do të ndikojë në tërheqjen e përhershme strategjike të Perandorisë Romake nga Magna Germania, dhe romakët nuk qenë në gjendje të bëjnë asnjë përpjekje të mëtutjeshme, përtej lumit Rhein, për pushtimin e Gjermanisë. Megjithatë, mё vonë Arminiusi u mposht nga ana e gjeneralit të përgjithshëm të ushtrisë romake Germanicus, (nipi i Perandorit Tiberius), dhe u vra.[1]

Historianët modernë e kanë konsideruar fitoren e Arminiusit një "humbje e madhe e Romës".[2] si dhe njërën ndër betejat më vendimtare në histori.[3][4][5][6][7]

Gjatë bashkimit të Gjermanisë në shekullin e XIX, ashtu si edhe nё periudhёn mes dy luftёrave botёrore, Arminiusi, nga ana e nacionalistëve, u cilёsua si simbol i unitetit dhe lirisë gjermane. [8] Pas Luftës së Dytë Botërore në shkolla ​​shpesh shmangej kjo temë pasi ajo kishte qenë e lidhur me nacionializmin militar të Rajhut të Tretë. Sot, shumë gjermanë nuk kanë dëgjuar asnjёherё për Arminiusin.[8] Megjithatë, 2000 vjetori i Betejës së Teuteburgut nuk u kremtua fare nga ana e Qeverisë Gjermane.[8]

Lidhje të jashtme

 Commons: Arminius – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Referime

Referime

  1. ^ Tacitus, Annals 2.22 ff.; Suetonius, Caligula 1.4; Dio 57.18.1; on Arminius' assassination, Tac.
  2. ^ Murdoch 2012
  3. ^ Tucker 2010, p. 75
  4. ^ Cawthorne 2012
  5. ^ Davis 1999, p. 68
  6. ^ Creasy 2007, p. 104
  7. ^ "How the eagles were tamed" (në anglisht). The Spectator. 27 mars 2004. Marrë më 16 janar 2015. Mommsen referred to the Battle of the Teutoburg forest as a turning-point in world history.
  8. ^ a b c Crossland, David (28 gusht 2009). "Battle of the Teutoburg Forest: Germany Recalls Myth That Created the Nation". Spiegel Online International (në anglisht). Der Spiegel. Marrë më 16 janar 2015.