Astrologu që ra në pus

Astrologu që ra në pus (Ilustrim nga John Tenniel për publikimin e Fabulave të Ezopit nga viti 1884)

Një rrëfim i sjellë nga Platoni, tregon se një ditë Talesi, i zhytur në soditjen e qiellit, nuk pa një pus të cilin e kishte nën këmbët e tij dhe ra brenda në të. Një shërbëtor nga Traka, i cili ishte afër, shpërtheu duke qeshur: "Ka nga këta filozofë, që pretendojnë të njohin yjet dhe që as nuk dinë ku të vendosin këmbët!"

Ironi e njohur mirë, pasi është përdorur prej 26 shekujsh. Por, mekanizmi është i pashmangshëm: kur jemi shumë të dhënë dhe të zhytur pas një detyre, apo misioni mendor, gjithë mendja është e përqendruar mbi të dhe pjesa tjetër ngelet e parëndësishme, duke mos i kushtuar aspak vëmendje.

Filozofi gjerman Hegel, i nevrikosur nga anekdota e fiksuar tashmë mbi Talesin që ra në pus dhe tallej madje edhe nga shërbëtorët, do të thoshte në kohën e tij se: “Nuk ka faj shërbëtori që qesh me filozofin, pasi ajo çka ai nuk e kupton është se po si të gjithë injorantët e llojit të tij, ata tashmë gjenden në këtë pus”.

Shih edhe

Referime