Drita blu është e shpërndarë në më shumë se gjatësitë e valëve tjera nga gazrat në atmosferë, duke i dhënë Tokës një dritë të kaltër kur shihet nga bori i Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar në hapësirë, në lartësinë prej 402–424 km.
Atmosfera e Tokës është shtresa gazrave që e mbështjell planetin Tokë dhe që mbahet nga graviteti i Tokës. Atmosfera e mbron jetën në Tokë duke e absorbuar rrezatimin diellor ultravjollcë, ngroh sipërfaqen përmes ruajtjes së nxehtësisë dhe redukton ekstremet e temperaturës gjatë ditës dhe natës .Atmosfera e sotme është si rezultat i aktivitetit të organizmave të gjallë, që populluan oqeanet pas paraqitjes së qenieve të gjalla në Tokë.[1]
Përbërja
Ajri është i përbërë kryesisht nga azoti, oksigjeni, dhe argoni. Avulli i ujit është përgjegjës për rreth 0.25% të atmosferës sipas masës. Përqendrimi i avullit të ujit ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga rreth 10 ppmv në pjesët më të ftohta të atmosferës deri në më shumë se 5% sipas vëllimit në pjesët e nxehta, në masat e ajrit me lagështi, dhe përqendrimet e gazrave atmosferike të tjera janë zakonisht për ajrin e thatë pa avull uji.[2]
Përbërësit kryesore të ajrit të thatë, sipas vëllimit[3]
==== Nuk është i përfshirë në atmosferën e thatë të mësipërme: ====
Avulli i ujit
====== H2O ======
====== 10–50,000 ======
0.001%–5%
Struktura e atmosferës
Shtresat kryesore
Në përgjithësi, shtypja e ajrit dhe dendësia ulen sipas lartësisë në atmosferë. Megjithatë, temperatura ka një profil më të komplikuar me rritjen e lartësisë, dhe mund të mbetet relativisht konstante apo edhe të rritet me lartësinë në disa rajone.
Toka ka katër shtresa kryesore të cilat janë troposfera, stratosfera, mezosfera, dhe termosfera.[4] Nga më e larta deri te më e ulta, kater shtresat kryesore janë:
^Petro, Rita (2006). Atlas Themelor i Gjeografisë Fizike. Tiranë: Albas. ISBN9989-108-37-4. {cite book}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
^Wallace, John M. and Peter V. Hobbs. Atmospheric Science; An Introductory Survey.Elsevier. Second Edition, 2006. ISBN 978-0-12-732951-2. Chapter 1
^Source for figures: Carbon dioxide, NOAA Earth System Research Laboratory, (updated 2013-03). Methane, IPCC TAR table 6.1Arkivuar 15 qershor 2007 tek Wayback Machine, (updated to 1998). The NASA total was 17 ppmv over 100%, and CO2 was increased here by 15 ppmv. To normalize, N2 should be reduced by about 25 ppmv and O2 by about 7 ppmv.