Carlos Tevez

Carlos Tevez

Tevez duke luajtur për Juventusin në vitin 2013
Të dhënat vetjake
Emri i plotëCarlos Alberto Martínez Tevez
Datëlindja (1984-02-05) 5 shkurt 1984 (40 vjeç)
VendlindjaCiudadela, Buenos Aires, Argjentinë
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)[1]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Juventus
Numri10
Karriera me të rinjtë
1992–1996All Boys
1997–2001Boca Juniors
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2001–2004Boca Juniors75(26)
2004–2006Corinthians38(25)
2006–2007West Ham United26(7)
2007–2009Manchester United63(19)
2009–2013Manchester City113(58)
2013–Juventus49(29)
Karriera ndërkombëtare
2001Argjentina U176(2)
2004Argjentina U236(8)
2004–Argjentina66(13)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 18 dhjetor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 18 nëntor 2014

Carlos Alberto Martínez Tevez (lindur më 5 Shkurt 1984), njohur më mirë si Carlos Tevez është një futbollist argjentinas i cili luan me klubin italian Juventus dhe me kombëtaren argjentinase si sulmues. Energjia e tij dhe mesatarja e shënimit të golave e kanë bërë atë një lojtar të domosdoshëm për klubin në sytë e lojtarëve dhe mediave.[2][3]

Ai filloi karrierën e tij te Boca Juniors, duke fituar Kupën Libertadores dhe Kupën Ndërkontinentale në vitin 2003 përpara se të transerohej te Corinthians, ku u cilësua si nga transferimet më të mëdha të bëra nga një klub Amerikano Jugor. Tevez më pas kaloi te West Ham United, duke ndihmuar skuadrën të qëndronte në Premier League në sezonin e tij të vetëm. Ai më pas u transferua te klubi tjetër anglez Manchester United duke fituar dy tituj lige dhe një Ligë Kampionesh. Në merkaton verore të vitit 2009, ai u bashkua me Manchester City, duke u bërë lojtari i parë që lëviz mes dy klubeve që nga Terry Cooke në vitin 1999.[4] Pas një mosmarrëveshje me trajnerin Roberto Mancini, i cili pretendonte se ai nuk dëshironte të luante, Tevez humbi katër muaj të sezonit 2011–12, duke u rikthyer më pas dhe duke ndihmuar Cityn për të fituar titullin e ligës. Në vitin 2013, ai u bashkua me Juventusin për shumën e 10 milion .

Karriera e tij ka qënë e shoqëruar me një marrëdhënje të gjatë me kompaninë Media Sports Investment (sëbashku me Just Sport), kompania e cila zotëron të drejtat e tij.[5] Kjo gjë bëri që West Ham United të gjobitet mbi çështjet në lidhje me pronësinë e palës së tretë.[6][7]

Tevez bëri debutimin e tij kombëtaren argjentinase në vitin 2005. Një fitues i medaljes së artë në Olimpiadën 2004, ai ka përfaqsuar vendin e tij në dy Kupa Bote dhe në tre turnamente të Copa América.

Referime

  1. ^ "Carlos Tévez" (në anglisht). Juventus F.C. Marrë më 27 tetor 2014.
  2. ^ Orstein, David (9 nëntor 2010). "Why Carlos Tevez is so important to Manchester City". BBC Sport (në anglisht). British Broadcasting Corporation. Marrë më 9 nëntor 2010.
  3. ^ Wilson, Jonathon (9 nëntor 2010). "The Question: Why is Carlos Tevez so vital to Manchester City?". The Guardian (në anglisht). Londër. Marrë më 9 nëntor 2010.
  4. ^ Carlos Tevez makes Manchester City bow and takes aim at Alex Ferguson The Guardian, 14 korrik 2009
  5. ^ "West Ham's Tévez Evidence". News of the World (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2009. Marrë më 8 dhjetor 2010.
  6. ^ Wallace, Sam (28 prill 2007). "West Ham hit by £5.5m fine but do deal for Tevez to play". The Independent (në anglisht). Londër. Marrë më 8 dhjetor 2010.[lidhje e vdekur]
  7. ^ "West Ham and Sheffield United end Tevez saga with US$21m settlement". Sportspromedia.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2010. Marrë më 8 dhjetor 2010.