Copëtimi i Kosovës

Harta e Serbisë, me Kosovska Mitrovica

Coptimi i Kosovës është teoria e hedhur[1] nga Doktrina e shenjt serbe në mjete e informimit të interesuara për zgjidhjen e konfliktit (pas ndarjes së Kosovës nga Serbia dhe Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë më 2 korrik 1992), të cilat për një kohë gjatë takimit të njohur si "120 ditëshi" mbulonin një hapsirë të informimit.

Teoria e hedhur në të vërtet ishte prezentuar si kompromis për "zgjedhjen e statutit"[2] në 120 ditëshin. Të dhëna precize për këtë terori nuk janë paraqitur për lexuesit e këtyre mjeteve të informimit por në opinion kanë mbetur të hapura "në ajër" disa pyetje.

Supozimi i parë ka të bëjë me coptimin e Kosovës në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Nga ky supozim del se çështja e konfliktit të Kosovës me Serbinë mbyllet por hapet konflikti i përgjithëshem serbo-shqiptarë në Ballkanë për të drejten shqiptare në Sanxhak dhe në komunat shqiptare në Serbi.[3] Përposë këtij konflikti analistët flasin edhe për efektin e induksionin politiko-shoqërorë në mbarë Ballkanin.

Supozimi i dytë ka të bëjë me shkëmbim tertitorësh në mes të Kosovës dhe Serbisë. Nga ky supozim del që për këtë shkëmbim është i nevojshem pranimi i shtetit të Kosovës përbrenda kufinjëve ekzistus nga ana e Serbisë. Përndryshe analistët përsërisin edhe për këtë efektin e induksionit.

Supozimi i tretë lë të kuptohet[4] se është një veprimtari e Doktrinës serbe tipike në rastet kur i mungonë kapaciteti fizik. Plasimi i një "teorie" e cila nuk ka ndonjë kuptim në botën reale[5] por që me të dhëna nga prapavija lidhet në mënyrë imagjinare për një element real[6] nga jeta.

Burimi i të dhënave