Cory Doctorow
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a9/Cory_Doctorow_portrait_by_Jonathan_Worth_2.jpg/220px-Cory_Doctorow_portrait_by_Jonathan_Worth_2.jpg)
Efram Cory Doctorow (lindur më 17 korrik 1971) është një bloger kanadezo-britanik,[1] gazetar dhe shkrimtar i literatures fantastiko-shkencore si dhe një nga redaktorët e blogut të njohur Boing Boing.
Ai është një aktivist në favor të ligjeve alternative të të drejtave të autorit dhe të iniciativës Creative Commons, licensat e së cilës i përdor në librat e tij.[2]
Doctorow u lind në Toronto, Kanada. Babai i tij ka lindur në një kamp refugjatësh në Azerbajxhan. Ai u dipllomua në shkollën e mesme SEED, dhe u rregjistrua për të ndjekur leksionet në katër universitete pa arritur të dipllomohet në asnjë.
Jeta personale
Doctorow u martua me Alice Taylor në tetor 2008, dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur Poesy Emmeline Fibonacci Nautilus Taylor Doctorow, e lindur në vitin 2008. Doctorow u bë një qytetar britanik më 12 gusht 2011.
Referime
Lidhje të jashtme
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/fa/Wikiquote-logo.svg/34px-Wikiquote-logo.svg.png)
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4a/Commons-logo.svg/30px-Commons-logo.svg.png)