Gjumi

Endrra e Jakobit

Gjumi është një gjëndje e natyrshme pushimi i rregullt trupor. Fenomen universal i vëzhguar tek të gjithë gjitarët, zogjtë dhe peshqit. Gjumi është e kundërta e zgjimit.

Gjumi nuk është një gjendje e pavetëdijshme, por më tepër, një gjendje prehjeje trupore e mendore, që karakterizohet nga një zvogëlim i vullnetshëm i lëvizjeve trupore, rënie e reaksioneve ndaj ngacmimeve të jashtme, një nivel i lartë i anabolizmit (ripërtëritjes së qelizave), dhe një nivel i ulët i katabolizmit (shkatërrimit të qelizave). Gjumi është vetëm një gjendje e tjetërsuar e vetëdijes, e kundërt me të qenurit i pavetdijshëm.

Gjumi ndikohet nga ritmi ditor, dhe ndodh çdo 24-orë, (megjithëse ora e brendshme (ora biologjike) e njeriut zakonisht shkon ne cikle 24,5--25,5 orë) dhe nga shkaqe hormonale dhe rrethanore. Ky ritëm apo cikël rregullohet çdo ditë (d.m.th, çdo 24 orë), dhe ky cikël ndikohet nga shume ngacmime, në të shumtën nga shkaqe të njohura që kanë të bëjnë me dritën diellore, pra ciklin ditë - natë. Nga ky cikël varet niveli i melatoninës, i cili rritet gjithmonë, kur ne biem të flemë. Gjumi është funksion ripërtëritës i trupit dhe trurit siç vërehet nga shume simptoma (shenja) te keqfunksionimit qe haset kur kafshët nuk mund të flenë.

Në të vërtetë, megjithëse gjumi është paraqitur si një gjendje e dukshme qetësie, gjatë kësaj gjendjeje ndodhin ndryshime të ndërlikuara në nivelin trunor qe nuk mund të shpjegohen vetëm me një gjendje të thjeshtë pushimi trupor e mendor. Për shembull, janë disa qeliza trunore qe ne disa faza te gjumit kane një veprimtari 5-10 herë më të lartë në krahasim me zgjimin. Dy veçori themelore dallojnë gjumin me gjendjen e të qenit zgjuar: e para është qe gjumi ngre një pengesë perceptive (rrokëse) midis botës së vetedijshme dhe botës së jashtme, e dyta është qe një ngacmim shqisor (p.sh. një zhurmë e forte) mund ta tejkalojë këtë pengesë dhe ta zgjojë të fjeturin. Një gjumë i përshtatshëm është biologjikisht i domosdoshëm dhe duket i nevojshëm për të ndihmuar jetën.

Tipet e gjumit

Dy tipet e gjumit u emërtuan për herë të parë më 1953, ai me ritme të shpejta dhe ai pasiv. Aserinsky dhe Nathanail Kleitman të Universitetit të Çikagos njoftuan se periodikisht gjatë gjumit sytë lëviznin shumë shpejt, lart e poshtë nën kapakë. Këtë aktivitet e quajtën LSHS (lëvizja e shpejtë e syve). Gjithashtu këto kërkuar përcaktuan edhe gjumin LJSHS (lëvizje jo e shpejtë e syve. Kështu deri më 1953 gjumi ishte konsideruar si një fenomen plotësisht pasiv.

Etapat e gjumit me LJSHS

EEG-të e trurit tregojnë se ka katër etapa të veçanta të gjumit me LJSHS. Nganjëherë këto etapa quhen në mënyrë përmbledhëse gjumi me valë të ngadalëshme ose gjumi klasik,meqë kjo është ideja klasike për atë qka është gjumi.Kur biem të flemë qdo natë ne kalojmë nëpër secilën nga të katër etapat e gjumit me LJSHS para se të kalojmë në gjumin me LSHS.Etapat e gjumit me LJSHS quhen etapat 1,2,3 dhe 4. Etapa 1 është kalimi nga shtendosja te gjumi i plotë. Personi që fle është në përgjumje dhe mund të ketë imazhe pamore që ngjanë më tepër me halucinacionet sesa me ëndrrat me syhapur.Ai mund të zgjohet me lehtësi dhe mund të ndikohet nga nxitës të ambientit të jashtëm si p,sh një telefon që tingëllon. EEG-ja e Etapës 2 përmban po ashtu aktivitet “theta” dhe karakterizohet nga boshte gjumi,që janë shpërthime të shkurtra valësh prej 12-14 Hc.Etapa 2 përmban gjithashtu komplekse –K.Ne kalojmë rreth 50% të gjumit tonë në Etapën 2. Etapa 3 është një etapë kalimtare nga Etapa 2 te Etapa 4 në të cilën kalojmë rreth 10% të gjumit tonë.EEG-ja e Etapës 3 mund të përmbajë ende boshte gjumi,por gjithashtu fillon të shfaqë aktivitet delta,që ka një frekuencë prej 1-3 Hc. EEG-ja e Etapës 4,e quajtur shpesh gjumë i thellë,përbëhet në masë 50% nga aktivitet delta.Ne kalojmë afërsisht 15% të gjumit tonë në Etapën 4. Kur na zë gjumi ,ne kalojmë nëpër etapat e ndryshme të LJSHS drejt gjumit gjithnjë më të thellë. Karakteristika të caktuara janë të zakonshme në gjumin me LJSHS.Sytë mund të lëvizin ngadalë nga njëra anë te tjetra.Ritmi i zemrës ngadalësohet dhe tensioni i gjakut ulet pak.Frymëmarrja është e ngadaltë dhe e rregullt .Në përgjithësi mungon tensioni muskular dhe njeriu që fle është i palëvizshëm.Po ta shihnim njeriun në gjumë me LJSHS,do të arrinim në përfundim se ai po pushon në qetësi. [1]

Gjumi me LSHS

Gjumi me lëvizje të shpejtë të szve shpesh quhet gjumi i ëndrrave,gjumi aktiv ose gjumi paradoksal ,sepse këtu ndodh ënderrimi dhe tiparet e gjumit LSHS janë të ngjashme me ato të gjendjes së zgjimit .Sytë lëvizin me shpejtësi lart e poshtë.Ritmi i zemrës përshpejtohet ,tensioni i gjakut ngrihet dhe frymëmarrja bëhet e ndryshueshme.Ka lëvizje periferike të fytërës dhe gishtave ,por muskujt e mëdhenjë të trupit janë plotësisht të paralizuar nga sistemi nervor dhe si rrejdhim ,nuk mund të ndodhë asnjë lëvizje tërësore e trupit.Gjumi me LSHS konsiderohet si gjumi i ëndrrave ,meqë pjesa më e madhe e ëndërrimit ndodh në këtë etapë.William C.Dement i mblodhi rezultatet e një numri studimesh më 1976 dhe njoftoi se kur personat e eksperimentuar zgjoheshin nga gjumi me LSHS ,ata mund t'i kujtonin ëndërrat deri në 83% të rasteve .Ndërsa kur zgjoheshin nga gjumi me LJSHS ata mund të tregonin ëndërra vetëm në rreth 14%.të rasteve . [2]

Funksionet e gjumit

Tranzicioni i nje kafshe nga gjendja ne gjume, ne gjendje te zgjuar behet nepermjet aktivitetit te formacionit retikular te trungut ose trurit. Neuronet e formacionit retikular marrin informacion nga organet sensore dhe nga neuronet qe dergojne komanda ne muskujt skelektik.Fije te shumta nervore shtrihen edhe nga formacioni retikular per ne korteksin cerebral.Stimulimi intensiv i nje kafshe qe fle indukton formacionin retikular te ’’bombardoje’’ korteksin cerebral me impulse duke e zgjuar kafshen.Kur kafsha eshte e zgjuar sinjalet e vazhdueshme sensore bejne qe formacioni retikular te aktivizimin e korteksit cerebral.Duke qene se formacioni retikular stimulohet edhe nga traktet motor qe nisen nga korteksi cerebral, edhe levizja e vazhduar e trupit do te kete te njejtin efekt. Ne nuk biem ne gjume nderkohe qe jemi duke ecur . Kur nje kafshe eshte gati per te rene ne gjume, zakonisht ajo shtrihet qetesisht dhe redukton stimujt sensor ne minimum.Me pas, stimulimi i formacionit retikular eshte aq i vogel sa qe korteksi  cerebral gradualisht zhytet ne pavetdije.Neuronet e formacionit retikular jane shenja kryesore e drogerave (medikamenteve) duke perfshire edhe anestezine e pergjithshme.

Zakonisht gjumi ndahet ne disa faza, nga gjumi i lehte deri ne gjumin e thelle. Gjumi i vazhduar pergjate nje nate te tere eshte i perbere nga disa cikle gjumi. Ne njerez cdo cikel zgjat 1,5 ore dhe kalon nga faza e lehte ne fazen e gjumit te thelle dhe me pas perseri ne fazen e gjumit te lehte .Pas ciklit te pare te gjumit, fazat e gjumit te lehte cojne ne nje stad te vecante gjumi qe quhet gjumi REM.Kjo eshte e vetmja faze e gjumit gjate te cilit muskujt skeletik jane totalisht te relaksuar.Megjithate,muskujt e jashtem te syrit jane aktiv dhe syte levizin vazhdimisht dhe shpejt poshte qepalles se mbyllur .Termi REM eshte shkurtim per ‘’Rapid Eye Movement’’.Aktiviteti i EEG gjate gjumit REM eshte i ngjashem me aktivitetin gjate gjumit te lehte ose zgjimit.Ne adultet humane,fazat REM zgjasin 5-20 minuta dhe perbejne rreth 20% te gjumit total.Gjumi REM ne femije eshte me dominant.Ne enderrojme vetem gjate fazave REM.Njerezit e zgjuar gjate gjumit REM japin pershkrime te detajuara te endrrave, gje qe nuk ndodh nese ata zgjohen gjate fazave te tjera te gjumit. Ka ndryshime te medha ne modelet e gjumit te llojeve te ndryhsme te gjitareve.Grabitqaret zakonisht flene me shume se prete e tyre.P.SH:Lepujt flene me pak se 7 ore ne nate ndersa nje dhelper mund te fleje deri ne 14 ore.Ne kafshet shtepiake,kuajt dhe dhente kane periudhen me te shkurter te gjumit me 5 dhe 8 ore gjume ne nate respektivisht.Gjate periudhave REM ne ruminante tkurrja e parastomaqeve ndalon.Individet e rinj te te gjithe llojeve flene shume me teper se adultet.P.SH:nje femije i porsalindur mund te fleje shumicen e dites, ndersa adultet flene 6-8 ore ne nate.Nevoja per gjume reduktohet edhe me shume ne pleqeri.

Ne gjumin e balenave dhe orkave periudhat e zgjimit dhe gjumit nuk jane ne faze ne dy hemisferat.Do te thote qe hemisfera e djathte eshte e zgjuar ndersa e majta eshte ne gjume dhe e kunderta.Kafshe te tilla ujore qe bejne frymeshkembim ne ajer,do ta kishin te pamundur te dilnin ne siperfaqe per te marre fryme ne qofte se  te dy hemisferat do te binin ne gjume te thelle njekohesisht.Disa lloje shpendesh shfaqin nje mekanizem te ngjashem te gjumit dhe mbajne nje gjendje minimale alerte pergjate nates nderkohe qe dy hemisferat bien ne gjume te kembyera.

Arsyeja pse kafshet kane nevoje per gjume mbetet e paqarte.Ende nuk jane identifikuar proceset fiziologjike qe varen nga gjumi per funksionim normal, edhe konsumi i oksigjenit nga truri eshte thuajse i njejte gjate gjumit dhe zgjimit.Megjithate, nuk ka dyshime qe organizmi si i tere ka nevoje per gjume qe te jete i shendetshem.

Gjendjet e ndryshme te gjumit mund te dallohen fare thjeshte nepermjet ndryshimit te valeve te trurit (EEG; electroencephalography) dhe per gjitaret , modelet e ndryshimit te valeve paraqesin ngjashmeri ne karakteristikat e pergjithsme, edhe pse frekuenca dhe amplituda mund te paraqesin ndryshime nga nje specie ne nje tjeter.

Ëndërrimi

Nese i hedhim një shikimi historisë mësojmë se njërëzit gjithmonë janë magjepsur prej ëndrrave. Poetët dhe filozofet i kanë interpretuar ato si fantazi romantike apo si manifestime të anës më të errët të natyrës njerëzore. Shumë shkencëtarë kanë mbajtur një qëndrim më kritik dhe praktik në të njëjtën kohë duke i studiuar ato.

çrregullime të gjumit

Apnea e gjumit është çrregullim i gjumit në të cilin personi ndalon së marri frymë dhe zgjohet menjëherë porsa ka rënë të flerë.

Lidhje te jashtme

[1] http://www.sleepfoundation.org/

Preview of references

  1. ^ Pettijohn, Terry (1996). Psikologjia. Tiranë: Shtëpia botuese LILO. fq. 162. {cite book}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Pettijohn, Terry (1996). Psikologjia. Tiranë: Shtëpia Botuese LILO. fq. 163. {cite book}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)