Husaini Dalani
Husaini Dalani | |
---|---|
হোসেনি দালান | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | Imamabara hysejnije |
Stili arkitektural | Arkitektura Indo-Islamike, Iraniane, Mogule dhe Britanike |
Vendndodhja | Pazari Bakshi, Dhaka e Vjetër, Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°43′21″N 90°23′52″E / 23.7224°N 90.3979°E |
Hapja | 1642 (viti 1015 i hixhrit) |
Technical details | |
Floor area | 871 m2 (1,042 sq yd) |
Grounds | 8,453 m2 (10,110 sq yd) |
Husaini Dalani (bengalisht: হোসেনি দালান, arabisht: حسیني دلان) është një imambarë (shtëpi imami) që fillimisht u ndërtua gjatë Sundimit Mogul në shekullin e XVII në Pazarin Bakshi të Dhakës së Vjetër.[1] U ndërtua si imambara e bashkësisë Shiite. Husaini Dalani shërben si hysejnija kryesore e Dhakës, sheshi i mexhlisit ose grumbullimeve të zhvilluara gjatë muajit muharrem. Grumbullimi dhjetë-ditor përkujton martirizimin e Husejn ibn Aliut, nipi i profetit Muhamet të martirizuar në Betejën e Qerbelasë në Irak, në ditën e dhjetë të muharremit të vitit 61 të hixhrit (10 tetor 680).
Historia
Sipas Taylor (1839): "Vendet krysore muhamedane të adhurimit janë Edgah dhe Hossaini Delauni, ky i fundit thuhet se ka qenë ndërtuar nga një person i quajtur Mir Murad, që mbante darogatin të Navarrah Mehalave dhe kishte përgjegjësi për ndërtesat publike në kohën e Sulltan Muhamad Azam".[2]
Ai u ndërtua gjatë subahdarisë (guvernatoratit) së princit Shah Shuxha (në funksion në vitet 1639–1647 dhe 1652–1660), djali i perandorit mogul Shah Xhahan. Megjithëse Shuxha ishte një mysliman syni, ai patronizoi edhe institucione shiite. Sipas traditës, thuhet se Mir Sajid Muradi pati një shfaqje të Imam Husejnit duke ndërtuar një 'taziah hane' d.m.th. "shtëpi vajtimi", gjë që e nxiti atë të ndërtonte Husaini Dalanin.
Ndërtesa origjinale mund të ketë qenë një "taziah hane" e vogël, mbi themelet e të cilës në kohët e mëvonshme u rindërtua dhe zgjerua deri në formën e tanishme. Gjatë Sundimit të Kompanisë së Indisë Lindore, në vitet 1807 dhe 1810 ajo u riparua. Data origjinale e ndërtimit është akoma e debatuar, por Husaini Dalani në formën e tij të tanishme i atribuohet naib nazimit Nusrat Xhang, që e rindërtoi imambarën në 1823. Çatia e tanishme e sheshtë u rindërtua nga navabi i Dhakës Sir Khvaxha Ahsanuallah Bahaduri, pas tërmetit të vitit 1897, ndërsa u shtua edhe një tjetër verandë në anën jugore.[2]
Arkitektura
Ndërtesa kryesore është e vendosur në mes të kompleksit, ndërtuar mbi një sipërfaqe prej rreth 871 m2 (1,042 sq yd). Në jug duke prekur ndërtesën ndodhet një “pellg” që ka një sipërfaqe prej 1,377 m2 (1,647 sq yd). Ky pellg është tërheqja kryesore, e cila i prek muret e ndërtesës.[3]
I ndërtuar mbi një zoklaturë të ngritur, që ngjitet me një palë shkallë në lindje, është një ndërtesë e gjatë drejtkëndore me katër kabina të thjeshta, por elegante në kënde. Një portik arkadë i ndërtuar në mënyrë tërheqëse në veri i mundëson hyrjen e djathtë të ndërtesës, ndërsa një depozitë uji me muraturë guri është e vendosur drejtpërdrejtë në jug të ndërtesës.
Eksteriori përfshin si stilet Mogule ashtu dhe Britanike të traditave arkitekturore. Veranda jugore, që shikon nga depozita e thellë e ujit, ilustron më së miri artiketurën perëndimore, me katër kolona të Rendit dorik që e mbajnë atë. Veçoritë mogule shihen në pavijonin tre-katësh të bashkangjitur me dritaret harkore dhe një radhë "kanxhurash" (bedena dekorative) në çati.[2]
Kati kryesor i ndërtesës është ngritur mbi një bodrum që ka dhoma që përmbajnë varre. Në katin kryesor, dy salla të mëdha të njohura si salla shirni dhe salla khutba janë vendosur kurriz për kurriz për të formuar bërthamën e kompleksit ndërtimor. Salla shirni, e drejtuar nga jugu, është ngjyrosur me të zezë për të treguar dhimbjen dhe vajtimin për vdekjen e Husejnit, ndërsa salla khutba, e drejtuar nga veriu, ka një mimbar me shtatë shkallë druri. Në këtë të fundit janë varur majft simbole fetare. Këtyre sallave u janë shtuar dhoma dytësore dy-katëshe, në të djathtë dhe në të majtë, me gjasa për ogur të mbarë. Këto dhoma me gjasa shërbenin për të bujtur mbledhjen e grave. Gjithashtu, ka një seri prej tre dhomash në lindje dhe perëndim.
Dhomat anësore, me përjashtim të dhomës më veriore anësore, në katin e dytë kanë galeri. Façada jugore e ndërtesës ka anash dy kulla të zgavërta tre-katëshe shumë-këndëshe, të kurorëzuara me kupola. Parapeti i ndërtesës përbëhet nga bedena të ngjyrosura dhe mbi katër këndet e saj janë katër kioska. Ndërtesa si e tërë paraqet një pamje moderne me mbetjet e arkitekturës së vjetër aty-këtu.[1]
Celebrimet
Myslimanët shiit janë pakicë në Dhaka, por gjatë 10 ditëve të para të muharremit, Husaini Dalani bëhet tërheqja kryesore e qytetit, me ceremonitë e vajtimit dhe grumbullimit fetar në Dhakën e Vjetër. Vajtuesit, duke përfshirë edhe myslimanë syni, mblidhen aty duke dëgjuar predikime dhe bashkohen në dramën e pasionit duke qarë Ja Husejn, ja Husejn. Vajtimi zakonisht vazhdon nga dita e parë e muharremit deri në ditën e 10-të të muajit islamik safar. Në Ditën e Ashures (dita e dhjetë), një procesion i madh parakalon përmes rrugëve kryesore të qytetit deri në një vend në pjesën perëndimore të qytetit të quajtur simbolikisht Qerbela.[1]
Pamje të xhamisë
|
---|
|
Shiko gjithashtu
- Azimpur Dajera Sharif Khankah
- Dhanmondi Shahi Eidgah
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia Çoukbazar në Dhaka
- Xhamia e Kartalab Khanit
- Xhamia e Bibi Marjamit
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Arkada Nimtali
- Fortesa e Lalbagut
- Bara Katra
- Çhota Katra
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bangladeshit
- Lista e vendeve të adhurimit në Dhaka
- Lista e monumenteve të trashëgimisë në Dhakën e vjetër
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
Referime
- ^ a b c A. B. M. Husain (2012). "Husaini Dalan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- ^ a b c "Husaini Dalan". Archnet (në anglisht).
- ^ M. M. Faiz Shirazi (10 dhjetor 2012). "About Dalan". Hussaini Dalan (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2014.
Bibliografia
- Nazimuddin Ahmed (1984). John Sanday (red.). Discover the Monuments of Bangladesh: A Guide to Their History, Location & Development (në anglisht). Dhaka University Press Ltd.
- Syed Mahmudul Hasan (1980). Muslim Monuments of Bangladesh (në anglisht). Dhaka: Islamic Foundation, Bangladesh.
- Sayid Aulad Hasan (Khan Bahadur) (1904). Notes on the Antiquities of Dacca (në anglisht). M. M. Bysak.
- A.B.M. Husain (2012). "Husaini Dalan". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shtator 2022.
- George Michell, red. (1984). "Inventory of Key Monuments". The Islamic Heritage of Bengal (në anglisht). Përgatigur me ndihmën e Fondacionit "Aga Khan". Paris: United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization (UNESCO). ISBN 92-3-102174-5.
- Syed Muhammed Taifoor (1965). Glimpses of Old Dhaka: A Short Historical Narration of East Bengal and Aassam [sic] with Special Treatment of Dhaka (në anglisht) (bot. i 2-të i rishikuar). S. M. Perwez.
Lidhje të jashtme
- M. M. Faiz Shirazi (10 dhjetor 2012). "About Dalan". Hussaini Dalan (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2014.
- https://www.facebook.com/hossainidalan
- https://www.facebook.com/TheHussainiDalan/