Ibe Palikuqi
Ibe Palikuqi | |
---|---|
![]() | |
Lindi | 1927 |
Vdiq | 23 shtator 1944 (17-18 vjeçe) |
Ibe Palikuqi (maqedonisht: Ибе Паликуќа Ibe Palikuḱa; 1927 – 22 shtator 1944) ishte pjesëmarrëse e Luftës Nacionalçlirimtare të Maqedonisë. Ajo u shpall Heroinë Kombëtare e Jugosllavisë më 8 tetor 1953, një prej shtatë personave që mbajnë titullin.[1] Ajo është edhe ndër heronjtë më të rinj kombëtarë për nga mosha.
Biografia
Ibe Palikuqi u lind në qytetin e Dibrës në Mbretërinë Jugosllave (tani në Maqedoninë e Veriut). Që nga 1942, shtëpia e saj u bë bazë shokësh ilegalë dhe ajo vetë propagandiste trime e ideve të luftës çlirimtare. U arrestua së bashku me nënën dhe u burgos (1943). Pasi doli nga burgu, vijoi veprimtarinë revolucionare. U rreshtua në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII S (1944) u caktua zëvendëskomisare kompanie. Në të gjitha luftimet u shqua për guxim e trimëri të rrallë. Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve për çlirimin e Kërçovës në Maqedoni, më 23 shtator 1944.[2][1]
Shih edhe
Literatura
- Narodni heroji Jugoslavije (libër). "Mladost“, Beograd 1975.
Referime
- ^ a b Ristovski, Blaže, red. (2009). Македонска енциклопедија [Enciklopedia Maqedonase] (në maqedonisht). Shkup: MANU. fq. 1111. ISBN 978-608-203-024-1.
- ^ Despotović, Goran. "NARODNI HEROJI JUGOSLAVIJE - Palikuća Šerifa Ibe" [HERONJTË KOMBËTARË TË JUGOSLLAVISË - Ibe Sherif Palikuqi]. Biblioteka Znaci (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2018. Marrë më 24 mars 2017.