Juliana Pasha

Juliana Pasha (lindur më 20 Maj 1980) është një këngëtare shqiptare.

Juliana Pasha
Skeda:Julipashaa.jpg
Informata themelore
Lindi20 maj 1980 (44 vjeçe)
PrejardhjaBurrel, Shqipëri.
ZhanretSolo
ProfesioniKëngëtare

Karriera

Juliana Pasha filloi karrierën shumë vite më parë, ajo mori pjesë në festivale të ndyrshme shqipëtare si Festivali i Këngës në RTSH, Kënga Magjike, etj. Në Festivalin e Këngës në RTSH Pasha filloi pjesmarrjen që nga viti 2007 duke dalë e pesta. Gjithashtu Pasha mori pjesë në Festivalin e 47-të të këngës me këngëtarin Luiz Ejlli duke marrë kështu vendin e parë me shumë pak pikë për të fituar. Pasha në vitin 2009 mori pjesë prap në festivalin e këngës. Në vitin 2009 kënga e Juliana Pashës quhej "Nuk mundem pa ty", e kompozuar nga Ardit Gjebrea dhe e shkruar nga Ardit Gjebrea dhe Pirro Çako. Më datë 24 dhjetor Pasha bëri performancën e parë në Festivalin e 48-të të këngës, me rregulla të reja në grupin e bigëve, ata do shkojnë në finale automatik. Natën e 3-të Pasha këndoi me Soni Malaj në natën e dueteve. Më 27 dhjetor në natën e fundit dhe natën finale, Pasha mori shumë nga 20 pikët e jurisë duke mbledhur kështu 133 pikë. Vendi i dytë në vitin 2009 kishte 118 pikë dhe e mori Anjeza Shahini.

It's All About You

It's All About You, është një këngë dhe hit nga Juliana Pasha. Kënga është përkthyer nga "Nuk mundem pa ty" dhe do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2010 këtë vit. Kënga ka qenë hit në periodat e vitit 2010. Kënga është përpunuar në ShBA dhe Britani, në promovimin e këngës si vokal i dytë kanë qenë 3 vajza nga Britania e Madhe. Versioni i parë në anglisht është bërë publik në TV Klan më 5 shkurt, 2010. Kënga në promovimin e saj ishte me piano dhe me orkestër live por versioni tjetër u bë publik më 27 shkurt, 2010Shkup në festivalin Skopje Fest (Festivali Përzgjedhës për MaqedoninëFestivalin Evropian të Këngës).

Pasha duke performuar në Eurovision

Promovimet

Emri i këngës Gjuha Versioni Promovimi Vendi i Promovimit Data e promovimit
"Nuk Mundem Pa ty" Shqip - FIK 48 Shqipëri 24 dhjetor , 2010
"It's All About You Anglisht Demo TV Klan Shqipëri 5 shkurt, 2010
"It's All About You Anglisht Vers. 2 Skopje Fest 2010 Maqedoni 27 shkurt, 2010
"It's All About You Anglisht Vers. 3 Online Shqipëri 18 mars, 2010
"It's All About You Anglisht Vers. Final Video Klip Evropë 21 mars, 2010

Kenget dhe Toplista internacionale

Viti Titull Pozita ne Top-Liste Albumi
CH Singles GER Singles AUT Singles BE Singles
2010 "Its All About You" - - - 21 Its All About You

Diskografia

Diskografia sipas shkronjave A-Z
  • Dëgjoji zërat e largët
  • Falje
  • Flas me natën
  • Hodha një lule në ferrë
  • It's All About You
  • Je Madhështorë
  • Lavdi perëndisë
  • Lumi i dashurisë
  • Milje larg
  • Natën vonë
  • Në këngën time u shlodha
  • Nënave Shqipëtare
  • Nga Jeta morën Jetë
  • Një Jetë
  • Një mijë arsye
  • Një qiell të ri
  • Nuk e fshehim dashurinë
  • Nuk mundem pa ty
  • Qëngji është i denjë
  • Rrjedh në këngë e ligjërime (nga Vaçe Zela)
  • Të humbas në ëndërr
  • Ti Unë

Referimet

Lidhje të jashtme