KF Hysi

KF Hysi
KF Hysi
KF Hysi
Të dhëna bazë
Emri i plotë Klubi Futbollistik Hysi
Pseudonimi Llapjanët
Themelimi 2002
Shpërbërë 14 shkurt 2014
Stadiumi Stadiumi Merdar
Kapaciteti 2,000
Veshjet
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

Klubi Futbollistik Hysi (KF Hysi) ishte një klub futbolli bazuar në Podujevë, në rrethin e Prishtinës, që u themelua në vitin 2002 dhe u shua më 14 shkurt 2014.

Historia e klubit

KF Hysi kishte trajner Adil Vokrri, vëllain e legjendes se futbollit kosovare Fadil Vokrri. KF Hysi kishte edhe trajner te tjere te njohur per të futbollin kosovar, Hysni Maxhuni dhe Luan Prekazi. Kryeshefi i klubit ishte edhe Arbnor Morina.

KF Hysi ishte anetar i Raiffeisen Super Ligës së Kosoves që nga viti 2006 dhe në udhëheqjen e Hysni Maxhunit fitoi Kupen e Kosovës po ashtu dhe Raiffeisen Super Ligën e Kosovës në sezonën 2010-2011.

KF Hysi hapi terrenin e tij të ri në Merdar, afër Podujevës, në vitin 2007.

Koordinatori i Akademisë është i njohur si një nga legjendat e futbollit kosovar, Luan Prekazi. KF Hysi ishte anëtar i Grupit Hysi një nga kompanitë më të mëdha në Kosovë, që janë në pronësi të z. Isen Sadiku. KF Hysi ishte i vetmi klub privat i futbollit në ndarjen e elitës së Kosovës.

Sukseset e KF Hysi

2008-09

Në sezonin 2008-09, KF Hysi fitoi Kupën e Kosovës kundër kampionëve në të ligës KF Prishtina.

Sukseset e vitit 2009 u kurorëzuan kur Federata e Futbollit e Kosovës, bëri publike listën e futbollistëve më të mirë për vitin 2009. Kjo u bë në bazë të vlerësimit të 12 trajnerëve të Raiffeisen Superligës së Kosovës, dhe më këtë rast pra mesfushori i Hysit, Mentor Zhdrella, u shpall futbollisti i vitit në Kosovë. E në anën tjetër edhe futbollisti tjetër i Hysit, Enis Zabërxha, u shpall golashënuesi më i mirë me 21 gola të shënuara. KF Hysi u shpall edhe klubi më “fair-play”. Ndërsa në top dhjetë lojtarët më të mirë të vitit pos Mentor Zhdrelles dhe Enis Zabërxhës ishte edhe lojtari Labinot Osmani.

2010-11

Në vitin 2011, FC Hysi shpallet kampion i Kosovës në Superligë Zhdrella futbollisti i vitit 2011, ndërsa ne top dhjetë futbollistët më të mirë të vitit edhe Enis Zabërgja e Florim Bërbatovci. FC Hysi është fitues i edicionit të katërt të turneut tradicional mbarëshqiptar ‘Kupa Pavarsia 2011’, pasi në ndeshjen finale mundi Shkëndijën e Tetovës me rezultat 3:0 pas ekzekutimit të penaltive, pasi në kohën e rregullt nuk pati fitues.

Ne mesin e shumë futbollistëve që ishin pjesë e FC Hysi: Mentor Zhdrella në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2013 u shpall si futbollisti më i mirë në Kosovë.

Lidhje të jashtme