Kometa
Kometet ose yjet me bisht. Këta trupa qiellorë kanë pamjen e një bërthame me bisht të ndritshëm shumë të gjatë. Kometet janë copa të stërmëdha akulli të papastër, të përziera me pluhura dhe mbeturina gurësh. Shumica e tyre i afrohen Diellit vetëm për periudha të shkurtra kohe. Kur një kometë i afrohet diellit, rrezet e diellit e ngrohin dhe ajo fillon të shkrijë. Ndërsa shkrin, ajo lëshon gazet dhe pluhurat e mbërthyera në akull. Ato mbeten pas kometës dhe krijojnë një bisht të gjatë i quajtur bishti i kometës , me gjatësi nga 10 deri në 900 milionë km.Kometat kanë tre pjesë kryesore: koka, trupi dhe bishti. Ajo është asteroid i cili gjatë lëvizjes dhe shpejtësisë krijohen shkëndija që neve na duken si Yje me bisht. Kometa me e njohur është kometa e Halleit që i afrohet tokës dhe bëhet e dukshme cdo 76 vjet .Herën e fundit ajo është parë në vitin 1985.
Bërthamë e kometës
Kometat përbëhen pergjithesisht nga koka, ne qëndër të të cilës verehet (por jo gjithmonë) një bërthamë e ndritshme, e ngjashme me një yll dhe nga bishti. Berthama e kometave, edhe tek kometat me te rëndësishme, është shumë e vogel ne krahasim me koken e kometës dhe verehet zakonisht vetëm kur kometa afrohet shumë; ne disa raste ajo nuk verehet fare as me teleskope te fuqishem. Diametri i berthames se kometës shkon nga 500m deri ne 50 km, ndërsa ai i kokes se kometës nga disa mijëra km ne 2 milion km (ky i fundit ndryshon sipas largesise se kometës nga Dielli).
Berthama përbëhet nga copera akujsh te perziera me lende te paavullueshme dhe ndricon për shkak se reflekton driten e Diellit. Duke iu afruar Diellit, berthama e kometës ngrohet dhe prej saj dalin gaze dhe grimca pluhuri, qe formojne me vone koken dhe bishtin e kometës.
Bisht i kometës
Është pjesa me interesante e kometës, qe i jep asaj pamjen karakteristike te yjeve me bisht. Bishti formohet kur kometa i afrohet shumë Diellit, nga lenda e berthames se kometes, qe shtyhet ne drejtimin e kundërt te Diellit. Lenda qe perben bishtin shperndahet ne hapësirë dhe nuk kthehet me ne bërthamë.
- Bishtat e kometave ndahen ne tre tipa:
Ne tipin e pare hyjnë bishtat e drejte, qe gjenden ne zgjatimin e vijes Diell-bërhamë e kometës. Përbëhen prej gazesh. Ne këtë rast forca shtytese e drites se Diellit, e bashkuar edhe me rrekete grimcore qe dalin prej tij (era diellore), e kalojne shumë forcen terheqese e Diellit.
Ne tipin e dyte hyjnë bishtat e perkulur; keta janë te perbere prej gazesh e grimcash pluhuri.
Ne tipin e trete futen bishtat e shkurtër e shumë te perkulur, keta janë te perbere prej pluhuri (grimcash te ngurta), qe reflektojne driten e Diellit.