Lekbibaj

Lekbibaji është një fshatkomunën Lekbibajrrethin e Tropojës në veri të Shqipërisë. Me reformën e qeverisjes vendore të vitit 2015, ajo u bë nënndarje e bashkisë Tropojë. Popullsia në regjistrimin e vitit 2011 ishte 1207. Është qendra historike e rajonit Nikaj-Mërturi.



Afërsia me Komanin, Fierzën e bëjnë edhe më të veçantë, shtrihet përballë Liqenit të Komanit, ndërsa në të majtë të fshatit gjarpërson lumi i Currajve, i cili në fund të fshatit derdhet në liqenin e Komanit. Mbrapa dhe anash fshatit shtrihen bjeshkët e larta, të cilat ofrojnë një pamje tejet përrallore. Të qenit në një pozitë, të tillë, në afërsi të liqenit dhe lumit, me një pamje spektakolare lartë nga fshati, Lekbibaj ka nisur të bëhet një zonë e lakmueshme për turistët, e në veçanti për turistët e huaj.


Lekbibaj  ka nisur të frekuentohet vitet e fundit nga të huaj, të cilët e kanë kthyer në një destinacion kaq shumë të preferuar për këdo që dashuron natyrën dhe alpet e Shqipërisë. Arsyet janë të shumta! Fshati shtrihet në një pozitë tejet të favorshme gjeografike, përballë Liqenit të Komanit ndërsa rrethohet nga bjeshkët e larta.

Mungesa e infrastrukturës, shpesh edhe asaj bazikes duket se nuk i ka penguar turistët të rendin drejt tij për të zbuluar magjinë e fshehur të fshtrave të vegjël e bujar të veriut të Shqipërisë. Por, as vendasit ta shohin të ardhmen drejt turizmit. Ndaj nuk është çudi që kur ta vizitoni Lekbibaj, të mësoni se një pjesë e rrugës është shtruar vullnetarisht nga banorët e zonës të cilët kanë përshtatur edhe ambjentet për frekuentim turistik.

Historia

Prej fshatit Lekbibaj janë shperngulur shumë familje rreth vitit 1892 si Familja Bushati dhe janë vendosur në fshatin Fusharë (Nepole) të Kosovës.

Shkolla e fshatit Lekbibaj mban emrin e aktorës Tinka Kurti.

Shih edhe