Lewis Hamilton
![]() Lewis Hamilton | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | ![]() |
---|---|
Ekipi aktual | Mercedes |
Numri i makinës | 44 |
Pjesmarrje | 245 |
Kampionate | 7 (2008, 2014, 2015, 2017, 2018) |
Fitore | 103 |
Podiume | 137 |
Pikët gjithsej | 3,086 |
Pol pozita | 103 |
Xhiro të shpejta | 41 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Australisë 2007 |
Fitorja e parë | Çmimi i madh i Kanadasë 2007 |
Fitorja e fundit | Çmimi i madh Arabisë Saudite 2021 |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Abu Dhabi 2021 |
Sezoni i fundit | 1ri (408 pikë) |
Lewis Carl Davidson Hamilton (lindur më 7 janar 1985) është një pilot garash britanik i cili garon në Formula Një për Scuderia Ferrari. Ai është pesë herë kampion bote, dhe është konsideruar shpesh si piloti më i mirë i gjeneratës së tij dhe një nga më të mirët në historinë e sporti.
Karriera në Formula 1
McLaren
Sezoni 2007: Një vit me rekorde të thyera si fillestar
Në sezonin e tij të parë në Formula Një, Hamilton ishte shok skuadre me dy herë kampionin në fuqi Fernando Alonso i cili ishte bashkuar me ekipin nga Renault. Në debutimin e tij në Çmimin e madh të Australisë, ai përfundoi i treti, duke u bërë piloti i 13të në histori që arrin një podium në debutim. Në dy raundet e tjera në Bahren dhe Barcelonë, Hamilton përfundoi i dyti mbrapa brazilianit Felipe Massa, duke marrë edhe kreun e renditjes për pilotë, gjë që e bëri pilotin më të ri që kryeson kampionatin. Pasi përfundoi i dyti mbrapa Alonsos në Monako, u sygjerua se Hamilton po ndalohej të garonte kundër shokut të tij të skuadrës, por FIA e nxorri McLaren pa faj pas një hetimi. Hamilton arriti pol pozitën dhe fitoren e parë në Kanada. Një javë më pas Hamilton fitoi edhe Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë piloti i parë britanik që nga John Watson në vitin 1983 që fiton një garë të Formula Një në Shba.
Hamilton përfundoi i treti në Francë mbarapa Kimi Räikkönen dhe Felipe Massës, duke rritur kryesimin nga ndjekësit në 14 pikë. Në garën e tij të parë të shtëpisë në Silverstone, Hamilton përfundoi i treti, duke barazuar rekordin e Jim Clark me nëntë podiume rresht për një britanik në sezonin 1963. Ky rekord mori fund në Çmimin e madh të Evropës, ku gjatë kualifikueseve, Hamilton u përplas në shikanin Schumacher pas problmeve me montimin e njërës prej gomave.[1] Ai nuk mundi dot të merrte pjesë në sesion e tretë kualifikues, duke bërë që t'a niste garën nga pozita e dhjetë. Gjatë një shiu të rëndë që në fund ndaloi edhe garën, Hamilton rrëshqiti dhe doli nga pista, por arriti ta mbante makinën ndezur dhe u ndihmua nga puntorët e pistës, të cilët e ndihmuan të rikthehej në pistë, të vazhdojë garën. Ai përfundoi i nënti, duke qëndruar jashtë zonës së pikëve ai ishte piloti i vetëm që u ndihmua nga vinçi për t'u rikthyer në pistë e për të vazhduar garën. Megjithatë, FIA më pas bllokoi ndihmën mekanike për të kthyer një makinë në pistë.
Hamilton fitoi Çmimin e madh të Hungarisë nga pol pozita pas një seance kualifikim me polemika ku shoku i tij i skuadrës Alonso, i cili kishte vendosur kohën më të shpejtë, j'u dha një penalitet me pesë pozicione për shkak se nuk lejoi Hamiltonin të largohej nga bokset për të bërë xhiron e tij të fundit. Pas garës Hamilton deklaroi se ai e kishte rregulluar marrëdhënjen e tij me Alonson. Në Çmimin e madh të Turqisë, makinës së Hamilton j'u ça një gomë dhe ai përfundoi i pesti Alonso e mundi britanikun në Çmimet e mëdha të Italisë dhe Belgjikës, duke shkurtuar avantazhin e Hamiltonit në renditjen e përgjithshëm për pilotë në vetëm dy pikë. Megjithatë, Alonso e rriti avantazhin me 12 pikë pas triumfit në Japoni me një shi të rëndë, kjo edhe falë një aksidenti të Alonsos. Pas garës, ai u hetua nga kujdestarët e garës për përfshirjen e tij në një incident mbrapa makinës së sigurisë, por që doli i pafajshëm para Çmimit të madh të Kinës, ku Hamilton, u tërhoq pas një rrëshqitje menjëherë pas daljes nga bokset edhe pse e kishte nisur garën nga pol pozita. Hamilton hyri në garën e fundit të sezonit katër dhe shtatë pikë para Alonsos dhe Räikkönen respektivisht.[2]
Në Çmimin e madh të Brazilit, Hamilton u rendit i shtati kurse Räikkönen fitoi, gjë që do të thoshte se Hamilton e kishte humbur titullin kampion për vetëm një pikë. Në xhiron e parë, britaniku u parakalua nga disa makina dhe u rendit i teti; tetë xhiro më pas, ai nuk mundi dot të ndërronte marsh, gjë që i kushtoi 40 sekonda. Ai arriti të fitonte një pozicion por Ferrari shkëmbeu pozicionet e dy pilotëve të tyre duke lejuar Räikkönen të fitonte kampionatin.[3][4][5] Hamilton u bë piloti më i ri që përfundon finalist në garën për titullin kampion, në moshën 22 vjeç e 287 ditë, duke thyer rekordin e vendosur në sezonin 1960 nga Bruce McLaren në moshën 23 vjeç e 5 ditë; rekordi i Hamilton më pas u thye nga Sebastian Vettel në vitin 2009. Në tetor, FIA hetoi ekipet BMW Sauber dhe Williams për parregullsi me karburantin; pilotët e BMW kishin përfunduar në vendin e pestë dhe të gjashtë, dhe nëse ata do të përjashtoheshin, atëherë Hamilton do të renditej i pesti dhe do të fitonte titullin kampion 2007 me një pikë diferencë nga Räikkönen. Në fund asnjë ekip nuk u penalizua; McLaren apeloi.[6] Hamilton më pas i tregoi BBC-së se ai nuk kishte dëshirë të fitonte një kampionat falë skualifikimit të pilotëve të tjerë.[7]
Tensionet e ekipit
Treguesi i parë publik i faktit që Hamilton ishte i pakënaqur me ekipin e tij erdhi Çmimin e madh të Monakos 2007 ku ai përfundoi i dyti Pas komenteve pas garës ku britaniku sygjeroi se ai ishte detyruar të luante një rol mbështetës nga ekipi, FIA filloi një hetim mbi Mclaren nëse kishte thyer rregullin e urdhërave të ekipit McLaren kishte mohuar se kishte favorizuar dy herë kampionin e botës Fernando Alonso, dhe FIA në fund i dha të drejtë McLaren, duke thënë: "McLaren mundi të ndiqte një strategji optimale sepse ata kishin një avantazh të konsiderueshëm mbi të gjitha makinat e tjera. Ata nuk bënë asgjë që mund të quhet ndërhyrëse në rezultatin e garës."
Tensionet u shfaqën sërisht në Çmimin e madh të Hungarisë 2007, ku gjatë sesionit të fundit kualifikues për pol pozitë, Hamilton u vonua në bokse nga Alonso duke mos mundur dot të zhvillonte një xhiro të shpejtë para fundit të seancës Alonso mori një penalitet prej pesë pozicionesh dhe e nisi garën i gjashti, duke bërë që Hamilton, i cili përfundoi i dyti, ta niste garën nga pol pozita, kurse ekipit j'u hoqën pikët për konstruktorë nga kjo garë. Hamilton tha se penaliteti i Alonso ishte "shum i lehtë për të mos thënë asgjë" dhe se ai pendohej vetëm për pikët e humbura në renditjen e konstruktorëve. Ishte raportuar se Hamilton kishte ofenduar në radio Dennis pas incidentit.
Shih edhe
Referime
Shënime
Citime
- ^ "Hamilton unhurt following crash" [Hamilton i padëmtuar pas përplasjes] (në anglisht). BBC Sport. 21 korrik 2007. Marrë më 17 gusht 2010.
- ^ "Chinese Grand Prix" [Çmimi i madh i Kinës] (në anglisht). BBC Sport. 7 tetor 2007. Marrë më 7 shtator 2010.
- ^ Henry, Alan (22 korrik 2007). "Ferrari move up a gear to hand Räikkönen glory" [Ferrari ngre një marsh për t'i dhënë lavdinë Räikkönen]. The Guardian (në anglisht). Londër. Marrë më 22 korrik 2007.
- ^ "Q and A with Lewis Hamilton" [Pyetje dhe përgjigje me Lewis Hamilton]. Autosport (në anglisht). 22 tetor 2007. Marrë më 22 tetor 2007.
por un po bëja zbritje marshesh në kthesën katër por makina kaloi neutral. Ngeca për disa kohë.
- ^ "Massa happy to help Kimi to title" [Massa i lumtur që ndihmoi Kimin për titullin] (në anglisht). itv-f1.com. 23 tetor 2007. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2007. Marrë më 23 tetor 2007.
- ^ "F1 teams escape fuel punishment" [Ekipet e F1 i shpëtojnë ndëshkimit për karburatin] (në anglisht). BBC. 22 tetor 2007. Marrë më 22 tetor 2007.
McLaren tha se ka plane për të apeluar te FIA, organi qeverisës i sportit.
- ^ "Hamilton keen to win 'fair' title" [Hamilton dëshiron të fitoj titull 'të ndërshëm'] (në anglisht). BBC Sport. 22 tetor 2007. Marrë më 23 tetor 2007.
Të t'a marrin titullin kampion është disi mizore dhe me shumë mundesësi jo e mirë për sportin