Lipoveci
Lipovec
Blinisht | |
---|---|
Fshat |
Lipovec (Blinisht) është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë.
Rrjedh nga fjala Lypa + vet, që dmth. vendi ku lypa vet.
Gjeografia
Lipoveci, është një fshat në regjionin e Hasit qe njihet edhe si ``Zemra``e Hasit , sepse shtrihet ne epiqendren e regjionit te Hasit. Rruga që të çon në fshatin Lipovec duke nisur nga Gjakova, përcjell fshatrat, Bishtazhin, Smaç tani vjen Lipoveci i poshtëm, Lipoveci i Epërm dhe duke vazhduar tani me fshatrat Gerqin , Damjan etj. Lipoveci ka afërsisht 300 shtëpi të banuara dhe 9 familje te medha ( Golaj,Halilaj,Muhadri,Berisha,Shala,Lushaj,Gjugjaj,Kolmekshaj,Ethemi. Deri pesë vite pas luftes në Kosovë (1999), në Lipovec rrugët ishin të pashtruara në asfalt dhe kishte mungesë të ujit të pishëm. Tani në ditët e sotme Lipoveci ka rrugë të asfaltuar dhe është i furnizuar me ujë nga liqeni i Radoniqit të Gjakovës, me të cilin furnizohen tërë fshatrat rreth qytetit të Gjakovës.
Historia
Gjatë luftës i tërë fshati ishte evakuuar nga vendi dhe ishin shpërngulur në Shqipëri nga forcat paramilitare okupatore serbe të cilat shkatërruar fshatin pothuajse 100%.
Lidhje të jashtme
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |