Llopati
Llopat
Лопате | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 2 448 |
Emri i banorëve | Llopatali |
{postal_code_type} | 1300 |
Llopati, ёshtё një fshat nё komunën e Kumanovës, Maqedoni i cili gjendet në në perëndim të qytetit Kumanovë.
Gjeografia
Fshati Llopat gjindët në territorin e Komunës së Kumanovës, ne luginën e Zhegligovës. Fshati gjindët në bregun e djathtë të lumit Lipkovska, jo shum larg qytetit të Kumanovës (4km në perëndim) dhe sot eshtë pjesë e qytetit. Eshtë një fshat i rrafshet në lartesinë 365 metra. Siperfaqja e fshatit është 8.5 kilometra katror.
Toponime
Ndër toponimët e njohura të fshatit janë: Varri i Shtrigës, Varrezat e Pellazgianëve Shqipëtarë, Enët gjigante, Lumi Fshatit, Ceshma e Haxhi Okit, Bunari Haxhi Okit, Rruga Trenit, Pumpa Haxhi Avdilit, Stadioni i Futballit, Traktori Haxhi Eftiës, Livadhët, Oroshka, Drumi, Gradina, Erëzina, Juria, Batllaku, Hajmalia, Sinanakët, Vneshtë e Hoxhës, Vneshtë e Plakut, Dushku etj.
Demografia
Përbërja etnike | ||
---|---|---|
Kombesia | Banore | |
Shqiptarë | 1 763 | 1 886 |
Maqedonë | 473 | 478 |
Serbë | 74 | 80 |
Të tjerë | 10 | 4 |
Gjithësej | 2 320 | 2 448 |
Në regjistrimin e popullsisë doli se në vitin 1900 fshati Llopat kishte 472 banorë, nga të cilët 400 shqiptarë dhe 72 romë.
Llopati ështe i madh me një popullsi në rritje. Ne vitin 1961 doli se fshati kishte 1 260 banorë (578 shqipëtarë, 475 maqedonas, 129 turq, 54 serbë, dhe 20 të pavendosur). Në vitin 1994 numri u rrit në 2 320 banorë (1 763 shqipëtarë, 473 maqedonas, 74 serbë, dhe 10 persona të nacionalitetëve të tjera. Sipas regjistrimit së vitit 2002 popullsia u rrit në 2 448 banorë (1 886 shqipëtarë, 478 maqedonas, 80 serbë, dhe 4 të tjerë.
Ekonomia
Llopati është një fshat i zhvilluar ekonomikisht, ka 5 kafene, 6 shitore dhe mini markete, 1 berber, 2 auto larje dhe 1 auto service, 1 ambullant, 2 zdrukthtar, 1 fitness, 1 prodhues qumështi, 1 nallban, dhe 1 stadion ku luhën kampionatët të fshatrave të Komunës së Kumanovës dhe të Komunës së Likovës.
Bujqësia është më e përhapur, në fshat. Toka e punueshme dominon dhe mbulon 728 hektarë.
Kultura
Xhamia e re në fshatin Llopat është ndërtuar në vitin 2016 dhe mban emrin ``Osman BylygPasha``, xhamia vjetër është e ndertuar në vitin 1968.
Grupi futbollit i fshatit Llopat mban emri ``KF me ty Llopat``
Historia
Gjetët nga objektët arkeologjike aty pranë tregojnë se periferia e fshatit ka qenë e banuar që nga Neoliti.
Në shekullin e 19-të, Llopati ishte kryesisht musliman. Fshati shqiptarë në kazanë e Kumanovës të Perandorisë Osmane.
Në fakt, konflikti etnik në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë në vitin nuk preku veçanërisht Llopatin, një fshat me një popullsi kryesisht shqiptare etnike. Mirëpo, pati të shtëna sporadike dhe levizje te UÇK-së, dhe pasoja të lehta u ndjenë në fshat. Në gjysmën e dytë të shtatorit 2001, në koordonim me MCMS, filloj riparimi i 20 shtëpive të dëmtuara në Llopat në tetor 2001, forcat policore etnikisht të përziera filluan të patrullojnë fshatin. Disa tensione u ndjenë në vitin e dimrit 2001, kur për arsye sigurie, të gjithë nxënësit maqedonas nga Rezanovca të cilët më parë kishin vijuar shkollën fillore ``Marshal Tito`` në Llopat, u transferuan në paralelët e sapoformuara në Rezanovcë. Në fillim të dhjetorit 2001, banorët ortodoksë të Llopatit parashtruan një kërkesë të pasuksesshme për të ruajtur postbllokun e MPB-së pranë fshatit.
Në fillim të vitit shkollor 2006-2007, nxënësit maqedonas nga fshatrat Llopat dhe Rezanovc përsëri bojkotuan mësimin për gati një semestër. Arsyeja e menjëhershme për këtë është ndërrimi i emrit të shkollës në ``Kongresin e Manastirit`` (kongres në të cilin u kodifikua alfabeti i shqipës), por edhe trajtimi i papërshtatshëm i shkollës rajonale në Rezanovc gjatë ndarjës së mjetëve.
Llopati është një fshat nga fshatrat e përfshirë në operacionin e MPB-së të quajtur ASH, me të cilin policia në tetor të vitit 2008 tentoi të ndalontë kontrabandën e duhanit në Kumanovë.
Shih edhe
Personalitete
- Arif Ibrahimi - Ushtarë i UÇK-së, ra dëshmor në fshatin Strim.
- Arsim Bajrami - Ushtarë i UÇK-së, ra dëshmor në fshatin Mateç.
- Mexhid Hamidi - Ushtarë i UÇK-së, ra dëshmor në fshatin Runicë.
- Rexhail Aziri - Dijetarë, mendimtarë, teolog, dhe hoxhë trim i Llopatit.
- Selver Bekteshi - Kryetar i grupit të Llopatit, me 28 Nëntor 1968, ka ngritur flamurin shqipëtarë në Llopat.
- Fersan Jahiu - Këngëtarë, filloj ilahiët gjatë vitit 2013.
- Qani Fetai - Zëdhënëse i UÇK-së. I pari shqipëtar në qytetin e Vevey-së në 1972, pruni të gjith shqipëtarët dhe ndihmoj të gjithve.
- Bekim Beqiri - Ushtarë i UÇK-së, ka bombarduar së bashku me NATO-n serbinë me avion ushtarak.
- Fati Xhemaili - Mjek prej më i mirëve të Maqedonisë.
- Qemal Jahiu - Heroi i arsimit shqip, ia fali jetën arsimit shqip.
Selia: Kumanova dhe vendbanimet: Agaqoji | Bedinja | Bellakoci | Bilanoci | Bërzaku | Çerkezi | Çetirca | Dëllga | Dobroshani | Dovezanci | Gabreshi | Gradishti | Hërxhanoci | Jaçinca | Karabiçani | Këshanji | Kleçeci | Kojnarja e Epërme | Kojnarja e Poshtme | Kokoshinja | Kolicko | Kosmataci | Kuçkareva | Kutlibegu | Llopati | Lubidragi | Mugrashi | Novosella | Novoselani | Orasheci | Pçinja | Pezova | Prijovca | Reçica | Rramanlia | Shupli Kameni | Skaçkoci | Sopoti | Studena Bara | Susheva | Tabanoci | Tromegja | Umin Dolli | Vakëfi | Vinca | Zhivinja | Zuboci
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |