Mario Mitaj

Mario Mitaj
Mitaj me Lokomotiv Moskën në 2022
Personal information
Date of birth 6 gusht 2003 (21 vjeç)
Place of birth Athinë, Greqi
Height 1.80 m (5 ft 11 in)[1]
Position(s) Mbrojtës i majtë
Team information
Current team
Lokomotiv Moskva
Number 21
Youth career
2017–2020 AEK Athens
Senior career*
Years Team Apps (Gls)
2020–2022 AEK Athina 11 (0)
2021–2022 AEK Athina B 20 (0)
2022– Lokomotiv Moskva 20 (0)
International career
2019 Shqipëria U16 1 (0)
2018–2019 Shqipëria U17 6 (1)
2020– Shqipëria U21 11 (0)
2021– Shqipëria 7 (0)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve, të sakta prej datës 7 tetor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat e Kombëtares, të sakta prej datës 22:30, 10 shtator 2023 (UTC)

Mario Mitaj (lindur më 6 gusht 2003) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mbrojtës i majtë për klubin rus Lokomotiv Moskva dhe kombëtaren shqiptare.

Karriera me klube

AEK Athina

Mitaj është produkt i akademisë së klubit grek AEK Athina. Më 12 gusht 2020, ai firmosi kontratën e parë si profesionist dhe filloi të stërvitej me ekipin e parë.[2] Dy muaj më pas, ai luajti ndeshjen e parë si profesionist në një ndeshje në kampionat kundër PAOK-ut, duke u bërë lojtari i huaj më i ri që luan një ndeshje me klubin, në moshën 17 vjeç, 2 muaj e 13 ditë.[3]

Më 21 shkurt 2021, Mitaj firmosi një kontratë të re dy vjeçare me klubin,[4] të cilën e rinovoi me tre vite të tjera në gusht 2021.[5]

Lokomotiv Moskva

Më 22 gusht 2022, Mitaj u transferua te Lokomotiv Moska në Premier Ligën Ruse. Klubi pagoi 3 milion € për kartonin e tij, kurse AEK-u do të merre një përqindje të vlerës në rast shitije të lojtarit.[6]

Karriera ndërkombëtare

Mihaj ka lindur në Greqi, gjë që e bënte të disponueshëm për të përfaqsuar Greqinë në futbollin ndërkombëtar. Pavarësisht kësaj, ai u bë pjesë e kombëtares shqiptare, duke luajtur fillimisht me ekipet e moshave.

Më 31 mars 2021, Mitaj debutoi me ekipin e parë në fitoren 2–0 kundër San Marinos në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022,[7] duke u bërë lojtari i dytë më i ri në historinë e ekipit kombëtar që luan një ndeshje, në moshën 17 vjeç e 237 ditë.[8]

Statistikat e karrierës

Klube

Redaktuar më 30 shtator 2023[9]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
AEK Athens 2020–21 Super Liga Greke 10 0 2 0 1[a] 0 0 0 13 0
2021–22 Super Liga Greke 1 0 0 0 2[b] 0 0 0 3 0
Gjjthsej 11 0 2 0 3 0 0 0 16 0
AEK Athens B 2021–22 Super Liga Greke 2 20 0 20 0
Lokomotiv Moscow 2022–23 Premier Liga Ruse 14 0 4 0 18 0
2023–24 Premier Liga Ruse 5 0 3 0 8 0
Gjithsej 19 0 7 0 26 0
Gjithsej karriera 50 0 9 0 3 0 0 0 62 0
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave

Kombëtarja

Redaktuar më 17 tetor 2023[10]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2021 1 0
2022 1 0
2023 6 0
Gjithsej 8 0

Referime

  1. ^ "Mario Mitaj" (në anglisht). FC Lokomotiv Moscow. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2022. Marrë më 20 shtator 2022.
  2. ^ "Mario Mitaj signed a professional contract with AEK!". aekfc.gr (në anglisht). AEK Athina F.C. 12 gusht 2020.
  3. ^ "ΘΕΜΑ Μάριο Μιτάι: Ο νεότερος ξένος στην ιστορία της ΑΕΚ". amna.gr (në greqisht). Marrë më 1 prill 2021.
  4. ^ ""Έδεσε" και τους Μιτάι και Μαχαίρα η ΑΕΚ (vid)". gazzetta.gr (në greqisht). Marrë më 2 janar 2022.
  5. ^ "ΑΕΚ: Επέκτεινε το συμβόλαιο του Μιτάι μέχρι το 2026". sport24.gr (në greqisht). 10 gusht 2021.
  6. ^ "МАРИО МИТАЙ – НОВЫЙ ЗАЩИТНИК "ЛОКОМОТИВА"" (në rusisht). FC Lokomotiv Moskva. 27 gusht 2022.
  7. ^ "San Marino 0–2 Albania" (në anglisht). Transfermarkt. 31 mars 2021. Marrë më 17 tetor 2023.
  8. ^ "ΑΕΚ: «Έκλεισε» στην Αλβανία ο Μιτάι και «έγραψε» ιστορία". newsit.gr (në greqisht). 1 prill 2021. Marrë më 1 prill 2021.
  9. ^ "Mario Mitaj" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 tetor 2023.
  10. ^ "Mario Mitaj". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 18 tetor 2023.

Lidhje të jashtme