Murati IV

Sulltan Murat IV
Sulltan i Perandorisë Osmane
Në detyrë
10 shtator 1623 – 8 shkurt 1640
Paraprirë ngaMustafai I
Pasuar ngaIbrahimi
Të dhëna vetjake
U lind më26 korrik 1612
Stamboll Perandoria Osmane
Vdiq më8 shkurt 1640
Stamboll Perandoria Osmane
NënshtetësiaTurk
PunësimiSulltan(Perandor)

Murad IV (27 Korrik 1612 - 8 shkurt 1640) ishte sulltan i Perandorise Osmane prej 1623 deri ne 1640, i njohur per ringritjen e autoritetit shteteror si dhe per metodat brutale te perdorura. Murad IV lindi ne Konstandinopoje, djali i Sulltan Ahmed I (v.m. 1603 - 1617) dhe Sulltaneshe Kosemit. Ai erdhi ne pushtet fale nje konspiracie ne pallatin mbreteror, kur ishte 11 vjec duke pasuar xhaxhane e tij, sulltan Mustafa I (v.m. 1617-1618, 1622-1623). Per shkak te moshes se tij, deri ne 18 Maj 1632, perandoria u drejtua nga e ema si regjente (turqisht: nāʾib-i salṭanat). Sundimi i tij eshte i njohur per luften Otomano-Safavide, perfundimi i se ciles do te shkaktonte ndarjen e Kaukazit midis 2 superfuqive perandorake perreth 2 shekujsh, duke formuar, gjithashtu, themelin per kufijte midis Turqise-Iranit-Irakut.

Jeta e hershme

Murad IV lindi me 27 Korrik 1612, nga prinderit: Sulltan Ahmed I dhe bashkeshortja e tij ligjore, Sulltanesha Kosem, me prejardhje etnike greke. Pas vdekjes se te atit, ne moshen 6-vjecare, ai u mbyll ne dhomen e vecante te pasardhesve, Kafes, se bashku me vellezerit e tij, Suleiman, Kasim, Beyazid dhe Ibrahim.


Veziri i Madh, Kemankesh Ali Pasha dhe Shejhulislam Yahya Efendi u shkarkuan nga pozicioni i tyre. Diten tjeter, ai u cua ne Mazoleumin e Sultan Eyupit ku iu dhane shpatat e profetit Muhammed dhe Sultan Yavuz Selimit. 5 dite me vone, ai behet synet.

Sundimi

Vitet e hershme te sundimit (1623-1632)

Sulltan Murad IV, per nje kohe te gjate ishte nen kontrollin e te afermve te tij. Ne vitet e para te salltanatit, e ema e tij e drejtonte perandorine si regjente permes tij. Ne kete periudhe, perandoria Safavide pushtoi Irakun, Anadolli Verior shpertheu ne revolta dhe ne 1631 jeniceret bastisen pallatin mbreteror, duke vrare shume njeres, midis te cileve ishte dhe Veziri i Madh te asaj kohe.

Pas vdekjes se Vezirit te madh Cerkesh Mehmed Pasha gjate dimrit ne Tokat, Bejlerbeu i Dijarbakerrit, Hafiz Ahmed Pasha e pasoi ate ne kete pozicion me 8 shkurt 1625.

Nje epidemi, qe filloi ne veren e 1625, e quajtur murtaja e Bajrampashait, u perhap duke rrezikuar popullin e Stambollit. Mesatarisht rreth 1000 njerez vdisnin perdite. Popullata u zhvendos drejt Okmejdanit per t't shpetuar murtajes. Situata u perkeqesua ne rrethinat dhe fshatrat jashte Stambollit.

Ne moshen 16-vjecare me 1628, ai urdheroi ekzekutimin e kunatit te tij (bashkeshorti i se motres, Sulltaneshe Geverhanit, i cili ishte drejtuesi i Egjiptit), Pashai Kara Mustafa (mustafai i zi), per krimin e "te vepruarit kunder ligjit te Zotit".

Pushteti absolut dhe politikat perandorake (1632 - 1640)

Murad IV urdheroi ndalimin e konsumit te alkoolit, duhanit dhe kafes ne Konstandinopoje. Cdokush qe kapej duke thyer ndalesat, denohej me vdekje. Ai ringriti reputacionin e gjyqesorit duke reformuar ligjet ekzistuese me ane te vendosjes se denimeve me te ashpra, duke perfshire denimin me vdekje. Njehere, thuhet se ai mbyti vezirin e madh per shkak se ky zyrtar kishte guxuar te dhunonte vjehrren e tij.

Zjarri i 1633

Me 2 shtator 1633, zjarri ne Cibali dogji 1/5 e qytetit. Zjarri filloi diten kur nje pjestar i ekuipazhit te nje anijeje djeg dicka ne momentin kur anija eshte ankoruar ne port. Zjarri u perhap duke djegur distriktet me te bukura te Stambollit, nga Yeniodas tek Mollagurani, nga porta e Fenerit ne Sultanselim deri tek xhamite e Mesihpashes,Bali Pashes dhe Lutfi Pashes, nga saraji i Shahibuhanit deri tek Ukapani i Atpazarit, nga apartamentet e Bostanzades deri tek pazari Sofular. Zjarri zgjati perreth 30 ore dhe arriti te shuhej vetem kur pushoi era.

Lufta kunder Perandorise Safavide

Sundimi i Murad IV eshte me i njohur per luften Otomano-Safavide (1632-1639) kunder Persise (Irani i sotem), ne te cilin forcat otomane arriten te pushtojne Azerbajxhanin, Tebrizin, Hamadanin si dhe rimarrja e Bagdatit me 1638. Traktati i Zuhabit, pas mbarimit te luftes, pergjithesisht rikonfirmoi kufijte per te cilat ishin rene dakord ne Paqen e Amasjas: Gjeorgjia Lindore, Azerbajxhani dhe Dagestani do ti mbeteshin Safavideve ndersa Gjeorgjia Perendimore do ti mbetej Otomaneve. Mesopotami u mor nga Perandoria Otomane perfundimisht. Keta kufij jane pak a shume te njejte si vija e kufirit te sotem midid Irakut dhe Iranit.

Pergjate rrethimit te Bagdatit me 1638, qyteti mbajti qendrese perreth 40 dite derisa me ne fund u detyrua te dorezohej.

Sulltan Muradi vete e komandoi ushtrine Otomane gjate viteve te fundit te luftes

Marredheniet diplomatike me Perandorine Mugale

Nderkohe qe ishte duke rrethuar qytetin e Bagdatit, Muradi IV takoi ambasadoret e perandorit Mugal Shah Jahan, Mir Zarif dhe Mir Baraka, te cilet i dhane dhuratat nga perandori: 1000 pale rroba te qepura nga rrobaqepesit me te mire mugal si dhe armatura. Murad IV dhuroi nga armet, shalet, dhe kaftanet me te mire, si dhe urdheroi forcat e tij qe te shoqeronin ambasadoret drejt portit te Basres, ku ata u nisen per ne Thatta dhe me ne fund ne Surat.

Arkitektura

Sulltan Murad IV i kushtoi vemendje te madhe arkitektures. Gjate sundimit te tij, u ndertuan shume monumente. Kioska e Bagdatit, e ndertuar me 1635 dhe Kioska e Revanit, e ndertuar me 1638 ne Yerevan, u ndertuan ne stilin vendas. Te tjera: Saraji Kavak, xhamia e Mejdanit, varri/shatervani si dhe shkolla e Dervishit Bajram Pasha dhe xhamia e Shefaretinit ne Konja.

Muzika dhe poezia

Murad IV ishte poet. Ai perdorte pseudonimin "Murat" per poemat e tij. I pelqente te testonte njerezit me gjeegjezat e tij. Njehere ai shkruajti nje gjeegjeze poetike dhe shpalli se kushdo qe do te mundte qe ta zgjidhte ate, do te shperblehej shume. Xhihadi Bej, nje poet i shkolles Enderun, i dha pergjigjen e duhur dhe sulltani e ngriti ne detyre.

Sulltan Muradi IV ishte gjithashtu edhe nje kompozitor. Ai kompozoi "Uzzal Peshrev".

Familja

Per shkak te rendesise se madhe se Sulltaneshe Kosemit gjate viteve te sundimit te tij, si dhe faktit qe te gjithe djemte e tij vdiqen gjate femijerise se hershme, familja e Muradit IV nuk eshte e mire njohur.

Vetem 3 prej konkubinave te tij jane te njohura si dhe prej 32 femijeve te tij,sipas Evilja Celebiut, 5 prej tyre nuk jane identifikuar akoma ndersa disa te tjere jane akoma te panjohur.

Per me teper, asnjerit prej femijeve nuk u dihet me siguri nena.

Bashkeshortet

Nga konkubinat e tij te shumta, vetem 3 prej tyre dihen me emer:

  • Sulltanesha Aishe: Sulltanesha e Pare e preferuar e Muradit IV dhe e vetmja, ekzistenca e te ciles eshte konfirmuar.
  • Sulltanesha Shemsishah: Sipas L.Pierce, Murad IV kishte nje sulltaneshe te dyte te preferuar gjate fundit te sundimit te tij. Identiteti dhe titulli i kesaj konkubine eshte e debatueshme. Te ardhurat e saj rane nga 2751 aspra ne dite, rroga me e larte e regjistruar ndonjehere per nje konkubine, ne 2000 aspra ne dite, barabarte me sulltaneshe Aishen. Ajo zhduket nga regjistrat pak pas vdekjes se sulltanit.
  • Zonja Sanavber: Ajo themeloi nje fondacion bamiresie ne kryqytet me 1628. Meqe kjo kerkonte nje pasuri te madhe dhe femijet e pare te Muradit linden rreth 1627, me shume gjasa ajo ishte nje nga konkubinat e para, si dhe nena e te pakten nje prej femijeve te tij.
  • Zonja Shemsperi: e diskutueshme.
  • E motra e Emirgune (e diskutueshme): I vellai i saj, drejtuesi i Yerevan, ia dhuroi motren sulltani per te fituar favorin e tij. Meqe ishte e bukur, sulltani u marros pas saj, por me vone e la ate ne Damask ne vend qe ta merrte me vete ne kryeqytet.
  • Sulltaneshe Rosana (ekzitenca eshte mjaft e diskutueshme): Sipas disa burimeve, ajo ishte nje nga te preferuarat e Muradit IV. Ishte e gjate, bjonde si dhe kishte nje temperament aq te keq saqe edhe sulltani e kishte frike. Ajo e ndoqi ate ne lufte me 1635, por u dergua ne Konstandinopoje kur Muradi ra ne dashuri me motren e Emirgune. Ne kryeqytet ajo u prit me te gjitha te mirat, por xhelozia per konkubinen e re e coi ate qe te falsifikonte nje urdher per ekzekutimin e vellezerve te sulltan Muradit qe e urrenin ate. Kur ai kthehet, nje prej motrave te tij perpiqet qe ta vere ne dijeni sulltanin per kete, por ai nuk e besoi dhe e goditi ate. Me kalimin e kohes, e ema e tij, sulltaneshe Kosemi gjen prova dhe deshmitare kunder Rosanes, duke cuar ne Muradin IV vete ta ekzekutoi Rosanen. Qe nga ai moment, ai u betua se nuk do te favorizonte asnje grua tjeter. Megjithese, kjo histori eshte shperndare gjeresisht ne burime europiane, shumica e historianeve e quajne ate thjesht nje legjende romantike apo nje version fantazi e me dramatike se historia e sulltaneshe Aishes.

Djemte

Murad IV kishte te pakten 15 djem, por asnjeri prej tyre nuk i mbijetoi femijerise se hershme.

  1. Pasaardhes Ahmed (1627 - ?, Konstandinopoje)
  2. Pasaardhes Fulane (Mars 1631 - Mars 1631, Konstandinopje), i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  3. Pasaardhes Suleiman (Shkurt 1632 - Shkurt 1632, Konstandinopoje), i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  4. Pasaardhes Mehmed (8 gusht 1633 - ?, Konstandinopoje),i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  5. Pasaardhes Fulan (shkurt 1634 - mars 1634, Konstandinopoje)
  6. Pasaardhes Fulan (10 mars 1634 - mars 1634, Konstandinopoje)
  7. Pasaardhes Alaadin (16 gusht 1635 - 1637, Konstandinopoje),i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  8. Pasaardhes Fulan (15 maj 1638 - ?, Izmit). Mund te jete djali i Sulltaneshe Aishes, pasi ai referohet si "djali i sulltaneshes se preferuar"
  9. Pasaardhes Abdylhamid (? - ?, Konstandinopoje).i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  10. Pasaardhes Selim (? - ?, Konstandinopoje).i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  11. Pasaardhes Orhan (? - ?, Konstandinopoje).i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  12. Pasaardhes Numan (? - ?, Konstandinopoje).i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  13. Pasaardhes Hasan (? - ?, Konstandinopoje).i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  14. Pasaardhes Mahmud (? - ?, Konstandinopoje).i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  15. Pasaardhes Osman (? - ?, Konstandinopoje).i varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu

Vajzat

Sulltan Murad IV kishte te pakten 13 vajza.

Ndryshe nga vellezerit e tyre, te pakten 8 prej tyre mbijetuan deri ne moshen e pjekurise.

  1. Sulltaneshe Fulane (1627 - ?, Konstandinopoje). U martua me Tyxharzade Mustafa Pashen me 1640
  2. Sulltaneshe Geverhane (shkurt 1630 - ?, Konstandinopoje). U martua me Haseki Mehmed Pashen
  3. Sulltaneshe Hanzade (1631 - 1674,Konstandinopoje). U martua me Nakash Mustafa Pashen, i cili vdiq me 1657
  4. Sulltaneshe Ismihan (1632 - 1632, Konstandinopoje)
  5. Sulltaneshe Ismihan Kaja (1633 - 1658, Konstandinopoje). U martua me Melek Ahmed Pashen dhe vdiq gjate lindjes se femijes se saj te trete
  6. Sulltaneshe Rabia (? - ?, Konstandinopoje). E varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  7. Sulltaneshe Fatma (? - ?, Konstandinopoje). E varrosur ne masoleumin e Ahmedit I ne xhamine blu
  8. Sulltaneshe Bedia (? - ?, Konstandinopoje)
  9. Sullaneshe Bedia Aishe (? - ?, Konstandinopoje). U martua me Malatuk Suleiman Pashen para vitit 1655
  10. Sulltaneshe Hafsa (? - ?, Konstandinopoje). U martua me Ammarzade Mehmed Pashen.
  11. Sulltaneshe Safije (pas vitit 1634 - 1680 ose me pas, Konstandinopoje). U martua me Abaza Hysein "Bjondi" Pashen me 1659. Ajo pati 3 djem dhe nje vajze me te: Sultanzade Abubekr Bej, Sultanzade Mehmed Remzi Pasha (vdiq 12 nentor 1719), Sultanzade Abdullah bej (lindi i vdekur) si dhe zonjen sulltaneshe Rukije (1680 - janar 1697)
  12. Sulltaneshe Rukije (1640 - 1696/1703, Konstandinopoje). U martua me Shejtan Melek Ibrahim Pashen i cili vdiq me 1685. Ajo pati 2 vajza: zonjen sulltaneshe Fatma (1677 - 1727) dhe zonjen sulltaneshe Aishe (1680 - 1717). Mund te jete martuar serish me Gyrxhy Mehmed Pashen apo Bijikli Mehmed Pashen me 1693. Ajo u varros ne xhamine e pasaardhesit (xhami e ndertuar nga sulltan Sulejmani I per djalin e tij, pasaardhes Mehmedin)
  13. Sulltaneshe Esma (? - ?). Vdiq ne femijerine e hershme.

Vdekja

Sulltan Murad IV vdiq nga ciroza ne Konstandinopoje ne moshen 27-vjecare me 1640.

Thuhet se, kur ishte ne shtratin e vdekjes, ai urdheroi ekzekutimin e vellait te tij me probleme mendore, pasaardhes Ibrahim (sundoi 1640 - 1648), urdher i cili do te sillte fundin e linjes direkte Otomane. Sidoqofte ky urdher nuk u zbatua kurre.