Mushkëria
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/e/e6/Heart-and-lungs.jpg/220px-Heart-and-lungs.jpg)
Mushkëritë (lat. pulmo, -onis m.) janë organe të frymeshkembimit. Në trupin e njeriut janë dy mushkëri e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy pulmonarë dhe në anën e djathtë në tre pulmonarë. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Ajri lëvizet prej muskujve ndërmjet brinjëve dhe muskulit të diafragmës. Mushkëritë janë të mbështjellura me mbështjellës dhe duhet te ruhen 8
Ndërtimi i mushkërive të njeriut
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/0/0f/Bronchial_anatomy.jpg/220px-Bronchial_anatomy.jpg)
Në trupin e njeriut janë dy mushkëri, e djathta dhe e majta. Në anën e majtë ndahen në dy lobe dhe në anën e djathtë në tre lobe. Mushkëritë nuk përmbajnë muskuj. Pulmonaret ndahen në 9/10 segmente. Në mushkërine e djathtë gjenden 10 segmente. Në krahun e majtë mungon segmenti i 7-të kështu që me këtë zemra i jep një vend. maja e sipërme e mushkërisë diku rreth 3–4 cm është larg nga klavikula, kurse poshtë mushkërive shtrihet diafragma. Mushkëritë kufizohen nga ana e stomakut me brinjën e 6, anash me brinjën e 8 dhe nga shpina me brinjën e 10. Mushkëria e majtë në përgjithësi është më e vogël, ngase në afërsi të saj gjendej e vendosur zemra. Volumi i mushkërive tek njeriu përmban diku rreth 5 deri 6 litra. Bronket që e bëjnë përcjelljen e ajrit përfundojnë në qese të vockla, që quhen [[alveola] ose qeset e mushkërive. Këtu ndodhet pra shkëmbimi i gazeve. Sistemi i tërësishëm i frymëmarrjes ndryshe quhet edhe sistemi bronkial.
Sëmundjet
- Sëmundja obstruktive kronike
- Pneumonia
- Hipoksemia
- Sarkoidoza
- Sëmundja restriktive
- Sëmundjet vaskulare
- Tuberkulozi
- Tumoret e mushkërive
- Tumoret mediastinale
- Bronchiolitis akut
Ushqimet që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive
Përkujdesja për mushkëritë është një hap i shkëlqyer që mundëson mbrojtjen nga sëmundjet e ndryshme. Ushqimet që pastrojnë dhe detoksifikojnë këtë organ të rëndësishëm janë: Çaji jeshil, lëngu i limonit, lëngu i boronicës së kuqe ose ananasit, lëngu i karrotës, xhenxhefil dhe rigoni.