PBC Tirana (femra)

PBC Tirana
Pseudonimi(et)Legjenda Bardhë e Blu, Tirona
Themeluar1946
StadiumiPallati i Sportit "Asllan Rusi"
Kapaciteti3.000 vende
PronariErdal Borova
LigaLiga e Basketbollit e Shqipërisë (femra)
2018-20191
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë

PBC Tirana (femra) janë një skuadër që merr pjesë në Ligën e Basketbollit të Shqipërisë. Është ekipi më i suksesshëm në Basketbollin shqiptar për femra me 41 tituj kampioni të fituara.[1]

Historia

PBC Tirana janë 41 herë Kampionë të Shqipërisë, 26 herë fitues të Kupës dhe 3 herë fitues të Superkupës në basketboll për femra. PBC Tirana kanë marrë pjesë në disa kompeticione Evropiane dhe ndeshje apo turne miqësore, ku në disa raste kanë arritur sukses. Si psh fitoret kundër kundërshtarëve të fortë të BC Levski Sofia në turin e 1rë të Kupës së Kampionëve 1994-95.

PBC Tirana janë një klub legjendar në Shqipëri duke dominuar përgjatë gjithë historisë së basketbollit për femra, që nga fillimet e tij. Gjithsesi, që prej sezonit 2003-04, edhe pse kanë humbur disi shkëlqimin dhe lavdinë e dikurshme kanë konkurruar me dinjitet përballë kundërshtarëve duke marrë 8 trofe.

Ndeshjet në shtëpi i luan në Pallatin e Sportit Asllan Rusi (kapaciteti 3.000 ulur) ose Pallatin e Sportit "Fahrie Hoti".

Arritjet Kombëtare

Liga e Basketbollit e Shqipërisë (femra) - 41 (1947, 1948, 1949, 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1955, 1956, 1957, 1958, 1959, 1960, 1961, 1962, 1963, 1964, 1966, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1973, 1974, 1976, 1982, 1983, 1986, 1987, 1988, 1991, 1992, 1993, 1994, 1995, 1997, 1998, 1999, 2019)

Kupa e basketbollit e Shqipërisë (femra) - 26 (1956, 1957, 1960, 1961, 1962, 1965, 1966, 1967, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972, 1976, 1977, 1979, 1984, 1986, 1989, 1993, 1995, 1997, 2005, 2013, 2018, 2019)

Superkupa e basketbollit e Shqipërisë (femra) - 3 (2003, 2016, 2018)

PBC Tirana (meshkuj)

Për informacione mbi ekipin e basketbollit për meshkuj shiko PBC Tirana.

Referime

  1. ^ "Historia e kampioneve shqiptare femra". Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2012. Marrë më 6 shkurt 2012. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe