Pandi Siku
Pandi Siku (28 korrik 1949 - 16 gusht 2022) ishte aktor shqiptar. Ai ndërroi jetë në ShBA në shtetin Illinoisit. Ai i përket atij brezi aktorësh të artë të kinematografisë shqiptare të periudhës socialiste.
Biografia
Ai lindi në Tiranë dhe studioi për dramë pranë Institutit të Lartë të Arteve në vitin 1972. Pas mbarimit të studimeve ai punoi si aktor në Teatrin Popullor.
Në vitin 2001, ai emigroi në SHBA, në shtetin e Illinoisit, ku dhe e ushtroi aktivitete të ndryshme artistike.[1]
Filmografia
Gjatë karrierës së tij artistike, ai ka luajtur në teatër dhe në film.
- Këmishët me dyllë (1987)
- Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
- Koha nuk pret (1984)
- Një udhëtim i vështirë (1977)
- Brazdat (1973)
- Njeriu me top (1977)
- Mysafiri ( 1979 )
- Fijet qe priten
- Tre vete kapercejne malin
- Kur zbardhi një ditë (Armët)
Referime
Preview of references
- ^ "Arti në zi, shuhet në moshën 73-vjeçare aktori Pandi Siku". top-channel.tv. 17 gusht 2022.