Paradoksi

Paradoksi vjen nga greqishtja paradokson - i papritur, kundër mendimit te zakonshëm. Dy fjale te vendosura prane njera-tjetres qe bartin nje kuptim krejt te ndryshem, te kundert, dhe krijojne marredhenie paradoksale quajme oksimoron, ose paradoks Paradoksi shërben për të paraqitur thuajse gjendje anormale, e njohur në psikologjinë moderne si gjendje paranormale, ku komunikimi arrin të realizohet intuitivisht. P.sh


Shikoj pa sy, gjuhë nuk kam e bërtas,
E dua të vdes, por me i herë kërkoj ndihmë,
Veten urrej, ndersa të huajin dua.

Fjala ‘paradoks’ është fjalë me të cilën ndoshta përballemi çdo ditë, mirëpo ka shumë mundësi që nuk e kuptojmë si duhet. Në fjalorin shqip-shqip fjala paradoks përshkruhet kështu, “Mendim që bie në kundërshtim me atë që dihet a që është pranuar përgjithësisht si e vërtetë; ide pak e çuditshme në vështrimin e parë, që duket se bie në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, por që mund të jetë e vërtetë.” Dukuri e çuditshme, që bie në kundërshtim me njohuritë shkencore ose me përvojën e zakonshme, por që ka arsyen e vet; diçka e papritur dhe e pabesueshme.

Referimet