Reçani (Prizren)

Reçanë është një nga mjediset e njohura dhe të preferuara për fundjavë nga qytetarët e Prizrenit dhe të vendeve tjera të Kosovës dhe Shqipërisë .Fshati Reqanë, i populluar me boshnjakë dhe goranë, ofron specialitete të ndryshme dhe mjaft të shijshme mishi dhe peshku. Malet shkëmborë të Reqanës arrijnë lartësinë në një distancë njëkilometërshe, të krijojnë përshtypjen e mbulimit të qiellit dhe futjes nënjë realitet tjetër natyror, të mbuluar me shkëmbinj dhe gurë. Përgjatë rrugës deri në Prizren gjinden 13 shpella në lartësi prej 960 metrash, të cilat janë përdorur për strehim nga murgjit dhe janë dekoruar me afreska. Lumëbardhi është shoqëruesi besnik i gjithë rrugëtimit përgjatë rrugës deri në Prizren, duke qenë e vetmja thyerje e monotonisë dhe qetësisë absolute në vende të caktuara.

Lidhje të jashtme