Seferi (Preshevë)

Sefer
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej57

Sefer (serbisht: Сефер/Sefer) është fshat në komunën e Preshevës, Serbi që shtrihet në Malet e Karadakut.

Gjeografia

Fshat malor i cili shrihet thellë në malësinë e Karadakut, në një lartësi mbidetare mbi 1000 m.

Demografia

Ky vendbani sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka pasur 57 banor me banim të përhershëm. Deri kah mesi i viteve të 60-ta ka pasur rritje pastaj vazhdimisht ka pas rënie. Nga ky fshat vazhdimisht ka pasur emigrim të popullsisë në drejtime të ndryshme. Në këtë fshat kanë jetuar familje të njohura në historinë shqiptare, si familja e Idriz Seferit, dhe familja Jashari. Sot ky fshat është pothuajse i braktisur plotësisht.

Statistikat

Historiku i popullsisë Seferi (Preshevë)
Viti1948195319611971198119912003
Popullsia2493133312468410657

Histori

Një plotësim të shkurtër për prejardhjen e e banorëve të fshatit Sefer. Thuhet se i pari i ketij fshati quhej Ulk Burimi ku kemi edhe Bajrakun Ukth në Kazanë e Pukës Banorët e fshatit Sefer janë të Fisit Berishë ky fis që u vendos në Pukë rreth vitit 1300 (Berisha e Murr Dedit-Detit) me linjë atërore E-Y93102. gjegjësishtë nga Merturi. Paraardhësit e ketij fshati mendohet se u larguan nga rrethi i Pukës rreth 4 shekuj më vonë diku kah viti 1700 duke u bazuar në gjyshen e Heroit Idriz Seferit Trinën e cila thuhet se ishte nga Aprripa e Gurit pasi që Babai dhe Nëna e Heroit erdhën përkohësisht në Aprripë të Gurit pas një përleshje në Sefer të Karadakut. Kroi i Trinës gjindet edhe sot në fshatin Sefer.


  Emri Sefer dhe vet emërtimi i fshatit Sefer në histori përmendet më vonë, për shkak të aktiviteteve armiqësore të banorëve të fshatit ndaj pushtuesëve osman. Fillimisht banorët e fshatit u quajtën nga pushtuesit "karasefer" Luftëtarë të zi[1]...

Shih edhe

Përsonalitete

Burimet

  1. ^ [Sefer|Nga Fam.Rr|

Lidhje të jashtme