Serasqeri

Serasqer (ose seraskier, turqishtja osmane: سرعسكر Serasker) është një titull i përdorur më parë në Perandorinë Osmane për një vezir që komandonte një ushtri.

Pas shtypjes së jeniçerëve në vitin 1826, Sulltan Mahmud II transferoi funksionet e agait të jeniçerëve në serasker. Ky i fundit tani u bë një zyrë e veçantë në krye të ushtrisë osmane, duke ndërthurur funksionet e një komandanti të përgjithshëm dhe një ministri lufte.[1] Ai gjithashtu mori përsipër detyrat e mëparshme të agait të jeniçerëve në lidhje me mbajtjen e rendit në Stamboll. Në të vërtetë, ndërsa sistemi policor u zhvillua dhe u zgjerua me centralizimin progresiv të perandorisë, ai u bë një nga detyrat kryesore të seraskerit deri në vitin 1845, kur policia u bë një agjenci më vete.[1]

Selia e serasqerit dhe departamentit të tij (bab-i seraskeri, ose serasker kapısı - "Porta e serasqerit") fillimisht ishte në Eski Saray, por këto funksione u transferuan në ndërtesa të dedikuara më 1865. Në vitin 1879 zyra u riemërua në Ministri e Luftës (Harbiye Nezareti) deri në vitin 1890, kur iu rikthye emri i vjetër; më në fund u riemërua sërish në Ministrinë e Luftës në vitin 1908.[1]

Lista e seraskerëve

Lista e seraskerëve është si më poshtë:[2][3]:

  • Ağa Hüseyin Pasha (1826-1827)
  • Koca Hüsrev Mehmed Pasha (1827-1836)
  • Damat Gürcü Halil Rifat Pasha (1836-1838)
  • Damad Mehmed Said Pasha (1838-1839)
  • Damat Gürcü Halil Rifat Pasha (1839-1840)
  • Mustafa Nuri Pasha (1840-1842)
  • Hafız Mehmed Pasha (1842-1843)
  • Darbhor Mehmed Reshid Pasha (1843)
  • Hasan Rıza Pasha (1843-1845)
  • Süleyman Refet Pasha (1845-1846)
  • Koca Hüsrev Mehmed Pasha (1846-1847)
  • Damad Mehmed Said Pasha (1847-1848)
  • Hasan Rıza Pasha (1848-1849)
  • Damad Mehmed Ali Pasha (1849-1851)
  • Mehmed Rushdi Pasha (1851-1853)
  • Damad Mehmed Ali Pasha (1853-1854)
  • Hasan Rıza Pasha (1854-1855)
  • Mehmed Rushdi Pasha (1855)
  • Hasan Rıza Pasha (1855-1857)
  • Mühendis Mehmed Kâmil Pasha (1857)
  • Mehmed Rushdi Pasha (1857)
  • Hasan Rıza Pasha (1857-1861)
  • Mehmed Namık Pasha (1861)
  • Mehmed Rushdi Pasha (1861-1863)
  • Mehmed Rashid Pasha (1863)
  • Keçecizade Fuat Pasha (1863)
  • İbrahim Halil Pasha (1863)
  • Hüseyin Avni Pasha (1863-1866)
  • Çırpanlı Abdülkerim Nadir Pasha (1866)
  • Hasan Rıza Pasha (1866-1867)
  • Mütercim Mehmed Rüşdi Pasha (1867-1869)
  • Mehmed Namık Pasha (1869)
  • Hüseyin Avni Pasha (1869-1871)
  • Ahmed Esad Pasha (1871-1872)
  • Çırpanlı Abdülkerim Nadir Pasha (1872)
  • Fosfor Mustafa Sıdkı Pasha (1872)
  • Mehmed Yaver Pasha (1872)
  • Ahmed Esad Pasha (1872-1873)
  • Hüseyin Avni Pasha (1873-1874)
  • Çırpanlı Abdülkerim Nadir Pasha (1874-1875)
  • Ali Saib Pasha (1875)
  • Hüseyin Avni Pasha (1875)
  • Hasan Rıza Pasha (1875-1876)
  • Dervish Ibrahim Pasha (1876)
  • Çırpanlı Abdülkerim Nadir Pasha (1876)
  • Hüseyin Avni Pasha (1876)
  • Çırpanlı Abdülkerim Nadir Pasha (1876)
  • Mehmed Redif Pasha (1876-1877)
  • Mahmud Xhelaledin Pasha (1877)
  • Mehmed Rauf Paşa (1877-1878)
  • İstanbullu Mehmed İzzet Pasha (1878)
  • Damat Mahmud Xhelaledin Pasha (1878)
  • Gazi Osman Pasha (1878-1880)
  • Hüseyin Hüsnü Pasha (1880)
  • Gazi Osman Pasha (1880-1881)
  • Hüseyin Hüsnü Pasha (1881)
  • Gazi Osman Pasha (1881-1885)
  • Ali Saib Pasha (1885-1891)
  • Gazi Osman Pasha (1891)
  • Mehmed Rıza Pasha (1891-1908)

Referime

  1. ^ a b c Lewis, Bernard (1986). "Bāb-i Serʿaskeri". The Encyclopedia of Islam, New Edition, Volume I: A–B (në anglisht). Leiden and New York: BRILL. fq. 838. ISBN 90-04-08114-3.
  2. ^ Sicil-i Osmani, Mehmet Süreyya, Yayına Hazırlayan: Nuri Akbayar, Tarih Vakfı Yurt Yayınları, 1996, Sayfa:1770-1771, ISBN 975-333-038-3.
  3. ^ Son Dönem Osmanlı Erkan ve Ricali (1839 - 1922) Prosopografik Rehber, Sinan Kuneralp, ISIS Press, İstanbul, ISBN 9784281181, 1999