Sergio Floccari

Sergio Floccari
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1981-11-12) 12 nëntor 1981 (42 vjeç)
VendlindjaVibo Valentia, Itali
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)[1]
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
SPAL
Numri10
Karriera me të rinjtë
Nicotera
Catanzaro
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1997–1998Avezzano11(1)
1998–2000Montebelluna3(0)
2000–2002Mestre4(0)
2001–2002→ Faenza (huazim)33(10)
2002–2003Genoa9(1)
2003–2006Rimini89(21)
2006–2007Messina45(5)
2007–2009Atalanta67(20)
2009–2010Genoa11(4)
2010Lazio (huazim)17(8)
2010–2014Lazio66(13)
2011–2012Parma (huazim)28(8)
2014–2016Sassuolo50(7)
2016–2017Bologna23(2)
2017–SPAL37(10)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 20 maj 2018

Sergio Floccari (i lindur më 12 nëntor 1981) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin SPAL.

Karriera me klube

Vitet e hershme

Floccari filloi karrierën e tij ri i ri me klubin lokal të qytetit të tij, Nicotera, para se të kalonte në sistemin e të rinjëve të Catanzaros. Ai filloi karrierën si profesionist me Avezzanon dhe ekipin e Promoziones, Montebelluna, dhe më pas luajti tek skuadrat e Serie C2, Mestre dhe Faenza. Floccari shfaqi vlerat e tij tek Faenza nën drejtimin e trajnerit Carlo Regno, që më vonë do të ishte edhe ndihmësi i Davide Ballardinit tek Lazio në sezonin 2009–10.

Rritja si lojtar

Pas një periudhe të suksesshme tek Faenza, ai u bashkua me Genoan në vitin 2002, por nuk fitoi dot një vend titullari, duke luajtur vetëm nënte ndeshje ku shënoi vetëm një gol në sezonin e tij të parë në Serie B.

Floccari bëri një hap prapa duke u rikthyer në Serie C2, duke u bashkuar me Riminin në formë bashkëpronësie ku ai luajti dhe shënoi rregullisht. Golat e tij ishin një kontribut për ekipin që siguroi ngjitjen në Serie B. Klubi e bleu atë plotësisht në qershor 2003.

Në janar 2006, forma e tij u shpërblye kur ai u ble nga ekipi që luftonte për mbijetesë në Serie A, Messina (sëbashku me Atalantën, skuadër e cila e pa Floccarin si një element për t'i shpëtuar rënjes nga kategoria. Floccari shënoi tre herë por Messina mbijetoi falë skandalit të Calciopolit. Dy nga tre golat e tij erdhën në barazimin 2–2 ndaj Juventusit. Në qershor 2006, Messina e bleu plotësisht kartonin e tij nga Atalanta. Në sezonin e tij të parë të plotë në Serie A, Floccari shënoi vetëm dy herë me skuadrën që u rendit e fundit.

Atalanta

Sulmuesi kalabrez nuk u rikthye me Messinën në Serie B, por u rible nga Atalanta për 1.875 milion € (1.675 milion € plus mbrojtësin Mariano Stendardo).[2][3]

Te Atalanta, Floccari luftoi për një vend titullari me sulmues si Simone Inzaghi, Antonio Langella dhe Riccardo Zampagna. Goli i tij i parë në kampionat erdhi ndaj kampionëve të Interit, dhe pas zënkës së Zampagnës me trajnerin Luigi Delneri (gjë që solli largimit e sulmuesit tek Vicenza Calcio), aktivizimi i Floccarit si titullar u rrit, dhe ai e mbylli sezonin 2007–08 me tetë gola në kampionat.

Në sezonin 2008–09, Floccari u përmirësua sërisht, duke shënuar dymbëdhjetë gola në ligë me Atalantën që arriti një vend komod në mes të renditjes.

Rikthimi te Genoa

Më 1 korrik 2009, Fllocari u rikthye te Genoa, klub nga i cili ai më parë u largua në vitin 2003, për 9.1 milion €.[4][5][6] Ai shënoi në debutimin e tij në fitoren 4–1 ndaj Napolit dhe shënoi golin e tij të parë në UEFA Ligën e Evropës kundër Valencias. Më vonë më 4 janar 2010, pavarësisht se kishte shënuar katër gola në ligë, Floccari e pati të vështirë të gjente hapësira në sulmin e Genoas me trajnerin Gian Piero Gasperini që preferonte lojtarë si Giuseppe Sculli dhe Raffaele Palladino. Merkatoja dimërore e atij viti pa tre transferime të tre lojtarëve, me Flocarrin që kaloi tek Lazio për të zëvëndësuar maqedonasin Goran Pandev që kaloi si lojtar i lirë tek Inter, kurse Genoa mori David Suazon nga Interi. Të tre sulmuesit patën ditë të vështira në fazën e parë sezonit.

Referime

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 31 korrik 2013. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Del Neri sorride: Floccari all'Atalanta". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 17 korrik 2007. Marrë më 1 korrik 2009.
  3. ^ Atalanta B.C. S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2008, PDF blerë nga CCIAA (në Italisht)
  4. ^ "Genoa agree deal with Inter". Sky Sports. 21 maj 2009. Marrë më 23 maj 2010. {cite news}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "MERCATO: I BOTTI DEL PRIMO GIORNO" (në italisht). genoacfc.it. 1 korrik 2009. Marrë më 1 korrik 2009.
  6. ^ Genoa CFC 2009 annual report. registroimprese.it (PDF purchased) (në italisht). C.C.I.A.A. 28 prill 2010.