Shpat Deda

Shpat Deda
Lindi7 qershor 1985[nevojitet citimi], Prishtinë, Kosovë
Profesionikëngëtar, tekstshkrues, kompozitor dhe producent
LabeliBzzz

Shpat Deda është këngëtar, tekstshkrues, kompozitor dhe producent i njohur nga Prishtina, Kosovë. Pas shpërthimit të tij në skenë përmes debutimit të suksesshëm muzikor në vitin 2007 me këngën Ëndërroj, ngritja e Shpatit si një ndër kantautorët më të rëndësishëm në Kosovë e Shqipëri vazhdon edhe sot me tre albume autoriale dhe publikime të cilat janë vlerësuar me dy cilësime si artisti i ri më i mirë, shtatë fitore për videoklipin më të mirë, një nominim për albumin më të mirë në Shqipëri, dhe një numër të madh të këngëve që i kanë kryesuar top listat e këngëve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Muzika e Shpatit definohet nga zhveshja intime dhe personale e përvojave të tij jetësore, me tekste që flasin për dashurinë, dëshpërimin, shoqërinë dhe shpresën, të shoqëruara me prapavi të butë dhe të pasur me elemente folk, alternative indie dhe xhaz. Shpati është autor i albumeve, 'Molla e Parë' (2010),  'Shkëndijë' (2014), dhe 'Rrugës' (2020), ndërsa albumi i tij i fundit e përmban një bashkëpunim me këngëtaren britanike me famë ndërkombëtare Joss Stone në këngën Marinari i Vogël.

Një citat nga një artikull mbi albumin e tij te fundit e përshkruan atë kështu: "Shpat Deda është shërues. Ai është prej atyre njerëzve që e zotërojnë tingullin e tyre por edhe e çlirojnë me një hijeshi estetike. Ai refuzon ta quajë tingullin pronë. Ai e di se tingujt nuk i përkasin asnjë fryme të gjallë. Ata janë sikur zogj bredharakë; kanë nevojë të fluturojnë drejt atyre dhomave të errëta ku zënë fill gjërat e bukura. Ai e di. Ka qenë aty. Zëri i tij është dëshmitar." - (Arif Muharremi, Kosovo 2.0)

Kënga e tij e fundit S’mund t’fitoj pa ty e fitoi çmimin e tretë në Festivali i Këngës 62 në RTSH në vitin 2023, ndërsa turneu i tij i koncerteve teatrale në Kosovë dhe Shqipëri, definuar nga eksperimentimi muzikor, improvizimi dhe poezia, vazhdon me sukses të madh.

Diskografia

ALBUME

  • Rrugës (2020)
  • Shkendijë (2014)
  • Molla e parë (2010)


SINGLES

  • S’mund t’fitoj pa ty (2023)
  • T’huj (2022)
  • Terr feat. Edona Vatoci (2022)
  • Stay (2022)
  • N’dikon ndikon feat. BimBimma (2021)
  • Instinktivisht (2020)
  • S’ka kurrgjo (2020)
  • Rrugës (2019)
  • Ninullë (2017)
  • Shkëndijë (2014)
  • M’Fal (2013)
  • Përgjithmonë (2013)
  • Molla e parë (2010)
  • A Thu (2010)
  • Ëndërroj (2009)


INCIZIME LIVE

  • ‘Udhëtim në Fjalë e Tinguj’ 2023)
  • Live në Amfiteatrin e Parkut në Tiranë (2018)
  • Shpat Deda Kuintet (Klan Kosova TV) (2009)

Lidhje të jashtme

Shpat DedaInternet Movie Database