Shtylla kurrizore
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/5/54/Gray_111_-_Vertebral_column-coloured.png/200px-Gray_111_-_Vertebral_column-coloured.png)
Boshti kurrizor përbëhet prej disa eshtrave pa forma të rregullta të cilat quhen unaza. Te fëmijët ka 33-34 por duke u rritur unazat e poshtme ngjiten. Tek një njeri i rritur ka 26 unaza. Ndërmjet unazave ka disqe kërce të cilat boshtit kurrizor i japin elasticitet për një lakim të madh. Në mesin e secilës unazë ka një vrimë të madhe ku të gjitha unazat lidhen përmes indit lidhor, këto vrima bashkarisht në unazat e tyre formojnë një gyp në të cilin ndodhet palca kurrizore.
Unazat kurrizore
- Unazat duke filluar prej lart deri posht janë emëruar sipas vendit ku ndodhen.
- 7 unaza të qafës e përbëjnë qafën, këto unaza trupin e kanë më të vogël për dallim prej unazave të tjera dhe në zgjatimet anësore kanë nga një vrimë për kalimin e arteries vertebrale. Unaza e parë dhe e dytë dallohet për nga forma, e para quhet atlas dhe e fikson kokën ndërsa e dyta quhet axis dhe shërben për lëvizje.
- 12 unaza të brinjëve të cilat janë të lidhura me 12 çiftet e brinjëve dhe së bashku formojn kafazin e krahërorit, në trupin e tyre dallohen disa copëza për artikulim me brinjët, gjithashtu në zgjatimet anësore kanë sipërfaqe për nyjëzim me brinjët.
- 5 unaza të belit të vendosura ne pjesën e poshtme, janë më të mëdha prej unazava tjera dhe mbajnë peshë më të madhe.
- 5 unaza ijore jane vetëm te fëmijët kurse te njerëzit e rritur ato janë të ngjitura.
- Ashti-unazat kërbishtore përbëhet prej 4-5 eshtrave të hollë te fëmijët kurse te të rriturit është vetëm një.
Foto shtesë
-
Vertebra e njeriut ( anash )
-
Unaza vertebrale
-
Vertebra në sistemin skeletor të njeriut
-
Artikulimi i vertebrës me muskujt
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4a/Commons-logo.svg/30px-Commons-logo.svg.png)
Wikimedia Commons ka media në lidhje me Vertebra.
- North American Spine Society Arkivuar 13 shtator 2019 tek Wayback Machine është një organizatë multidisiplinare mjekësore që kujdeset për cilësinë e shpinës përmes edukimit dhe hulumtimit.Gabim i përfshirjes: {En} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {lang-en} ose {in lang|en}.
- Spinal Cord Injuries Australia (formerly Australian Quadriplegic Association AQA, established 1967) jep informacion në lidhje me aftësinë e kufizuar dhe shërbimet për personat e prekur, strehim, punësim, mbështetje.Gabim i përfshirjes: {En} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {lang-en} ose {in lang|en}.
- Spinal Cord Injury Peer Support Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine Mbështetjen për ata që jetojnë me lëndimet e palcës.Gabim i përfshirjes: {En} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {lang-en} ose {in lang|en}.
- Vertebral column basicsGabim i përfshirjes: {En} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {lang-en} ose {in lang|en}.
- Spinal Term GlossaryGabim i përfshirjes: {En} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {lang-en} ose {in lang|en}.
- VIRTUAL Spine - online learning resourceGabim i përfshirjes: {En} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {lang-en} ose {in lang|en}.