Sia

Sia Kate Isobelle Furler (lindur më 18 dhjetor 1975), është një këngëtare dhe kantautore australiane. E formuar artistikisht që në një moshë të vogël, Furler u interesua për të performuar në stilin e muzikantëve të tillë si Aretha Franklin, Stevie Wonder dhe Sting. Në mesin e viteve '90, Furler nisi një karrierë si këngëtare në grupin Crisp. Në 1997, kur Crisp u shpërbë, Furler publikoi një album debutues të titulluar OnlySee në Flavoured Records në Australi. Pas këtij eventi, Furler u shpërngul për në Londër dhe ndihmoi në vokale për duon britanike Zero 7.

Sia Furler
Background information
Emri i lindjesSia Kate Isobelle Furler
Lindi18 dhjetor 1975
OrigjinaFlamuri Adelaide, Australi

Në vitin 2000 Furler nënshkroi një kontratë me Dance Pool dhe publikoi albumin e saj të dytë të njohur me emrin “Healing Is Difficult”. Në vitin e ardhshëm përshkak të promovimit te pakënaqshem ajo u nda nga kjo kontratë dhe vendosi qe te nënshkruaj një të re me Go! Beat duke publikuar dhe albumin e saj të tretë “Colour The Small One” në vitin 2004.

Ne vitin 2005, Furler u zhvendos për të jetuar në New York City dhe filloi te promovonte albumet e saj të katërt dhe të pestë, Some People Have Real Problems (2008) dhe We Are Born (2010) duke bërë tur përreth SHBA-s. Pas kësaj Furler kishte filluar të shfaqte probleme të dukshme me konsumin e lartë te drogës dhe alkoolit dhe përshkak te kësaj ajo vendosi të bënte një pushim nga këndimi dhe të ndiqte rrugën e shkrimit te këngëve për artistë të tjerë. Repertori i saj i gjerë përfshin bashkëpunime me emra të mëdhenj si: David Guetta “Titanium”, Rihanna Fenty “Diamonds” e shumë të tjerë.

Në vitin 2014, Furler publikoi albumin e saj të gjashtë të quajtur “1000 Forms Of Fear” i cili debutoi në vendin e parë në chartet Amerikanë. Kënga me të cilen Furler fillimisht u bë e famshme në Maj 2014 ishte pikërisht “Chandelier”. Me këtë këngë Furler jo vetëm që arriti një sukses marramendës në mbarë botën, por edhe ndryshoi stilin e saj i cili më përpara kishte qenë Indie dhe tashmë ishte kthyer në Pop. Pikërisht ky ishte dhe fillimi i nje trilogjie, ashtu siç e quan vetë artistja Furler.

Në janar 2016, Furler publikoi albumin e saj të shtatë “This is Acting” i cili përmban këngën e parë numër 1 të Furler në karrierën në SHBA. “Cheap Thrills”, pikërisht emri i kësaj kënge e cila qëndroi gjatë verës së 2016-s për katër javë rresht në vendin e parë. Në po këtë vit pas shumë kohësh pushim, Furler vendosi që t'i rikthehej promovimit duke nisur një tur, të cilin vendosi ta quante “Nostalgic For The Present Tour” ku do suportohet në skenë nga një grup kërcimtarësh me në krye fenomenin Maddie Ziegler. Në vitin 2017, Furler publikoi një album, të dedikuar për festat e fundvitit i quajtur “Everyday is Christmas”. Gjithashtu gjatë vitit 2017 janë bërë këngë të tjera nga talenti i Furler.