Simple Mail Transfer Protocol

Simple Mail Transfer Protocol (SMTP) është një standard interneti për transmetimin e postës elektronike (email). Së pari u përcaktua nga RFC 821 në vitin 1982, dhe për herë të fundit u përditësua në vitin 2008 me shtesat e SMTP të zgjeruar nga RFC 5321—që është protokolli me një përdorim të gjerë sot.

SMTP si parazgjedhje përdor portin 25 të TCP. Protokolli për dorëzim e postës është i njëjtë, por përdor portin 587. Lidhje SMTP siguruar me SSL, i njohur si SMTPS, parazgjedhje në portin 465 (jostandarde, por nganjëherë përdoren për arsye të trashëgimisë).

Historia

Shembull transporti SMTP

Një shembull tipik i dërgimit të një mesazhi me anë të SMTP në dy kuti postare (Alice dhe theboss) të vendosura në të njëjtën fushë postare (example.com ose localhost.com), është riprodhuar në seancën e mëposhtme të shkëmbimit.(Në këtë shembull, pjesët e bisedë janë parashtesat S-serveri dhe C-klienti; këto etiketa nuk janë pjesë e shkëmbimit.)

Pasi dërguesi i mesazhit (klienti SMTP) krijon një kanal të besueshëm të komunikimit me pranuesin e mesazhit (serverin SMTP), sesioni hapet me një fjalë përshëndetëse nga serveri, zakonisht përmban emrin e domenit plotësisht të kualifikuar (FQDN) të tij, në këtë rast smtp.example.com. Klienti inicion dialogun e vet duke iu përgjigjur me një komandë HELO duke identifikuar veten në parametrin e komandës me FQDN e vet (ose një adresë e mirëfilltë nëse nuk ka një të disponueshme) [1].

S: 220 smtp.example.com ESMTP Postfix
C: HELO relay.example.org 
S: 250 Hello relay.example.org, I am glad to meet you
C: MAIL FROM:<bob@example.org>
S: 250 Ok
C: RCPT TO:<alice@example.com>
S: 250 Ok
C: RCPT TO:<theboss@example.com>
S: 250 Ok
C: DATA
S: 354 End data with <CR><LF>.<CR><LF>
C: From: "Bob Example" <bob@example.org>
C: To: "Alice Example" <alice@example.com>
C: Cc: theboss@example.com
C: Date: Tue, 15 January 2008 16:02:43 -0500
C: Subject: Test message
C: 
C: Hello Alice.
C: This is a test message with 5 header fields and 4 lines in the message body.
C: Your friend,
C: Bob
C: .
S: 250 Ok: queued as 12345
C: QUIT
S: 221 Bye
{Serveri e mbyll lidhjen}

Shënime

  1. ^ RFC 5321, Simple Mail Transfer Protocol, J. Klensin, The Internet Society (October 2008)

Referime

Lidhje të jashtme