Spini

Ne fizike dhe kimi, spini është një tip impulsi këndor me tipare jo klasike, i cili konsiderohet si veti themelore e trupit në ndryshim nga momenti këndor orbital, i cili jep lëvizjen e qëndrës së masës rreth një pike të jashtme. Spini i një thërrmije në thelb përfaqëson drejtimin e rrotullimit të saj rreth një boshti të caktuar, i cili në vetvete mund të përdoret për të përcaktuar magnetizimin e vetë thërrmijes.[1] Edhe pse kjo veti speciale shpjegohet vetëm në mekanikën kuantike relativiste të Dirakut, ajo luan nje rol shume të rëndësishëm edhe në mekaniken kuantike jo-relativiste, psh., vetia përcakton strukturën e atomit.

Ne mekanikën klasike, cdo moment këndor i spinit për nje trup lidhet ne menyre te drejtperdrejte me rrotullimin perreth vetes, psh, rrotullimi i trupit rreth qendres se mases se vet. Per shembull, spini i Tokës është i lidhur me rrotullimin e saj te përditshëm rreth boshtit polar. Nga ana tjeter, momenti kendor orbital i Tokës është i lidhur me lëvizjen e saj vjetore rreth Diellit.

Në të vërtetë, në teorite klasike nuk ka një analog te drejtëpërdrejtë te vetisë vetjake te grimces qe ne mekaniken kuantike merr emrin spin. Koncepti i kesaj vetije jo klasike te therrmijave elementare u propozua ne 1925 nga Ralph Kronig, George Uhlenbeck, dhe Samuel Goudsmit; duhet thene se emri kryesor qe lidhet me fenomenin e spinit ne fizike eshte Wolfgang Pauli.

Referime

  1. ^ "Spin Physics". Brookhaven National Laboratory. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2009. Marrë më 6 korrik 2008. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Referime

  • Griffiths, David J. (2004). Introduction to Quantum Mechanics (2nd ed.). Prentice Hall. ISBN 0-13-111892-7. {cite book}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje te jashtme