Stefan Shundi
Stefan Shundi | |
---|---|
U lind më | 1906 Tiranë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1947 |
Emri i letrave | Gjergj Kuka ose Nichts |
Kombësia | Shqiptar |
Gjinitë letrare | Dramë, Kritikë letrare |
Stefan Shundi (1906-1947) ishte një shkrimtar, kritik, avokat, futbollist dhe organizues sporti shqiptar.
Jetëshkrim
Stefan Shundi lindi më 1906, në Tiranë (asokohe pjesë e Perandorisë Osmane), dhe më pas studioi në Austri dhe në Itali, ku u diplomua në fushën e drejtësisë në Universitetin e Milanos. Më 1929, si student, u zgjodh nga qeveria e Zogut që, së bashku me studentë të tjerë, të merrte pjesë në Hollandë në një ceremoni përkujtimore e nderuese dedikuar Lodewijk Thomsonit, ushtarakut holandez i cili ra ne Shqiperi në krye të detyres, si pjesë e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, që mbronte Shqiperinë e posakrijuar.[1]
Pas përfundimit të studimeve në Itali, u kthye në Tiranë dhe ushtroi atje profesionin e avokatit deri sa vdiq.[2] Gjithashtu ishte edhe një nga themeluesit e Shoqërisë Sportive SK Tirana,[3] si drejtues i të cilës mbajti më 10 korrik 1930 edhe fjalimin si fitues i kampionatit të parë të futbollit në Shqipëri.[4]
Si shkrimtar e publicist botoi (edhe me pseudonimet Gjergj Kuka, Nichts) artikuj në organe të ndryshme të viteve ’30 – ’40 ("Minerva",[5] "Arbënia", "Shkëndija", "Leka"[6] etj.). Si kritik letrar Stefan Shundi iu qas, me theks jo rrallë polemik, kryesisht poezisë bashkëkohore shqiptare të autorëve si Gjergj Fishta, Vinçens Prenushi, e Lasgush Poradeci. Veç dramës së botuar me lëndë folklorike “Kalorësi i vdekjes ose Kostandini e Geruntina” (1937), ka lënë në dorëshkrim tre vepra (“Dy titanët – Skënderbeu e Moisi Golemi”, “Votra e gjyshit – shënime historike” dhe romani "Nanë moj”), asnjë nga të cilat nuk janë botuar deri më sot.[7] Bënte pjesë, së bashku me të tjerë të rinj të asaj kohe si Nebil Çika, Ernest Koliqi, Asim Jakova, e Tahir Gjinali në korrentin "reaksionar" të të rinjve, çka s'ish gjë tjetër veçse një variant i neoshqiptarizmës së Branko Merxhanit.[8] Vdiq më 1947 në rrethana misterioze.[9]
Notes
- ^ Kola, Bedri (1 janar 2014). Partnerships between Albanian Educational Institutions and European Countries in 1927-1939. Vëll. 4. Marrë më 10 shtator 2017.
... Aqsha . 195 Fund of the Ministry of Education. Brief 632 . Since 1929 . Decision of the Council of Ministers dated 31/05/1929, with no. 444 protocol , which decided that Albanian students Shefki Selenica, Pericles Boria, Christo Maloku, Eqerem Çabej, Odysseus, Pascal, Stefan Shundi be sent to take part in a ceremony in honor of Thompson, to be held in the Netherlands , covering and related expenses of 500 gold francs / each. This decision followed a memo to students Nr.1599 ..." and "...Other key lineages were built with other state and non-state organisations. It is interesting to note, that a team with Albanian students like Shefki Selenica, Perikli Mborja, Kristo Maloku, Eqerem Çabej, Odise Paskali, Stefan Shundi attend the ceremony in honour of well know European education personalities.
{cite book}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Parametri|journal=
është injoruar (Ndihmë!) - ^ Spiro Mëhilli (2012). Tirana: 1920-1944. Shtëpia Botuese Mediaprint. ISBN 978-9928-08-048-6.
Perbrinje ndodhej rruga e kripes ku kishin zyrat e tyre avokatet Spiro Stringa dhe Stefan Shundi dhe dyqane tregtare te ndryshem
{cite book}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dizdari, Besnik (23 tetor 2013). "Ta quajmë "Tirona"? Këtë s'e besoj". Panorama Sport. Marrë më 9 shtator 2017.
Kjo është vendosur më 16 gusht 1927. Themeluesit dhe emërtuesit e "Sportklub Tirana" janë Teki Selenica, Anastas Koja, Anastas Shundi, Niko Gurashi, Zoi Xoxa, Tahir Gjinali, Ramazan Jarani, Niazi Tirana, Stefan Shundi, Eqrem Stërmasi, Gaqo Gogo me në krye më nxitësin e këtyre punëve që është Prof.Avni Zajmi, shumica universitarë.
{cite news}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dizdari, Besnik (31 maj 2015). "85 vjet më parë: Kampionati i 1-rë i Shqipërisë". Sporti Shqiptar. Marrë më 9 shtator 2017.
Shpresova se dikush do të tregonte pra, edhe zyrtarisht, se sidoqoftë në Shqipëri kishte lindur Kampionati i Futbollit. Dhe se përmbyllja kishte qenë mbrëmja e 10 korrikut 1930 në Hotelin "Metropol" të Tiranës – gostia e fitores së Kampiones së Parë që ka vazhduar deri në agim. Dhe se tre fjalime ceremoniale e kanë përshkuar këte mbrëmje historike: ai i sekretarit të Shoqërisë Sportive SK Tirana, Stefan Shundi; i Nebil Çikës, drejtor i gazetës "Arbënia"; i mësuesit Ramazan Jarani, anëtar i këshillit të Shoqërisë SK Tirana.
{cite news}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Blendi Fevziu (1996). Histori e shtypit shqiptar 1848-1996. Brezi 22. fq. 57.
{cite book}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Catholicism, Culture, Conversion: The History of the Jesuits in Albania (1841-1946). Pontificio Istituto orientale. 1923. fq. 266. ISBN 978-88-7210-352-4.
{cite book}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tirana: Akademia e Shkencave e Shqiperise. 2008. fq. 2644.
{cite book}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Studime historike. Akademia e Shkencave, Instituti i Historisë. 1977. fq. 144.
{cite book}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shêjzat (1975). Numër përkujtimuer kushtue Prof. Ernest Koliqit. Shêjzat. fq. 143.
{cite book}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)