Thimi Filipi
Thimi Filipi | |
---|---|
Lindi | Uznovë, Shqipëria | 25 korrik, 1906
Vdiq | 1 korrik 1990 (Error: Invalid date format for birth date vjeç) |
Profesioni |
|
Thimi Filipi (Uznovë, 25 korrik 1906 - 11 korrik 1989) ka qenë një aktor i mirënjohur shqiptar.
Jetëshkrim
Thimi Filipi ka lindur në qytetin e Korçës në vitin 1906. Rolet e tij të para do të jenë në trupat jo profesioniste në qytetin e Beratit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mori pjesë në formacionet partizane, ku punon për krijimin teatrove partizane. Me mbarimin e luftës fillon punë në spitalin e Beratit. Mbaron kursin për aktrim dhe fillon të luajë disa role me teatrin profesionist të qytetit. Në vitin 1955 fundon punën si aktor profesionist pranë teatrit “Andon Zako Çajupi”. Roli i tij i parë do të jetë në dramën Lulja e kujtimit. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh që do ta bënin shumë të njohur tek publiku.
Në kinematografi do të interpretojë në më se 30 filma artistikë dhe televizivë. Roli i tij i parë në kinematografi do të përkojë me filmin e parë, tërësisht shqiptar, Tana, në rolin e sekretarit të partisë. Do të pasonin role të tjera, si ai i Nezirit, tek filmi Përballimi, Fahredini tek Njeriu me top, Xhemal Struga tek Ballë për ballë, Nashua tek Si gjithë të tjerët, Gramozi tek Asgjë nuk harrohet, babai i Irenës te Pranvera s’erdhi vetëm etj. Më 1987 - 1989 mori Çmimin “Aleksandër Moisiu”.
Ndahet nga jeta në Berat, në 11 korrik të vitit 1992.
Për meritat e tij artistike, më 1 qershor-22 korrik të vitit 1993 Thimi Filipi nderohet me titulli i lartë “Artist i Popullit” (pas vdekjes).
Filmografia
- Pranvera s’erdhi vetëm - (1988)... Babai i Irenës
- Vrasje ne gjueti - (1987) ... Xha Llazi
- Rrethi i kujtesës - (1987)
- Tri ditë nga një jetë - (1986)... xha Shimo
- Enveri ynë - (1985)
- Asgjë nuk harrohet - (1985)... Gramozi, kryetari i grupit hetimor
- Nata e parë e lirisë - (1984)... Komisari
- Shirat e vjeshtës - (1984)... Ustai
- Kush vdes në këmbë - (1984) ... Bujku
- Militanti - (1984)... Babai i Visar Shundos
- Fraktura - (1983)... Gjyshi
- Apasionata - (1983)... babai i Mires
- Njeriu i mirë - (1982)... shoku Astrit
- Si gjithë të tjerët - (1980)... usta Nashua
- Në kufi të dy legjendave - (1980)... xhaj Lefteri
- Vëllezër dhe shokë - (1980)... babai i Vasos
- Shoqja nga fshati - (1980)... Shefi i bujqësisë
- Një ndodhi në port - (1980)... Petro
- Mësonjëtorja - (1979)... xha Vani
- Ballë për ballë - (1979)... Xhemal Struga
- Mysafiri - (1979)... Akrepi
- Dollia e dasmës time - (1978) ... Babai i nuses
- Njeriu me top - (1977)... Fahredini
- Streha e re - (1977)... Shoku Dane, Kryetari i Kooperatives
- Gunat përmbi tela - (1977)... Kapedani
- Përballimi - (1976)... Neziri
- Nusja dhe shtetrrethimi - (1974)... xha Jani
- Yjet e netëve të gjata - (1972)... Xhandari
- I teti ne bronz - (1970)... Ballist
- Vitet e para - (1965)... Gjika, Sekretari i partisë
- Tana - (1958)... Sekretari i Partisë
Lidhje të jashtme
Thimi Filipi tek IMDb