Universiteti i Rostokut

Universiteti i Rostokut (anglisht: University of Rostock; gjermanisht: Universität Rostock) është një universitet publik i cili ndodhet në qytetin Rostock, Mecklenburg-Vorpommern, Gjermani. Universiteti është themeluar në vitin 1419, dhe është universiteti i tretë më i vjetër në Gjermani. Ai gjithashtu është universiteti më i vjetër dhe më i madh në Evropën kontinentale veriore dhe në zonën e Detit Baltik dhe konsiderohet universiteti i 8-të më i vjetër në Evropën Qendrore. Ishte universiteti i pestë i themeluar në Perandorinë e Shenjtë Romake.

Meritë e këtij universiteti konsiderohen edhe pesë laureatë të Çmimit Nobel. Akademikë të famshëm përfshijnë laureatët e Nobelit: Albrecht Kossel, Karl von Frisch dhe Otto Stern; fizikantët teorikë: Pascual Jordan dhe Walter H. Schottky. Universiteti i Rostokut është anëtar i Shoqatës Evropiane të Universiteteve. Gjuha e mësimit është zakonisht gjermanishtja, por për studimet pasuniversitare është gjuha angleze.[1][2][3]

Fakultetet

Faulteti i Agrikulturës dhe Shkencave Mjedisore

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Elektrike

Fakulteti i Drejtësisë

Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Teknologjisë Detare

Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave Natyrore

Fakulteti i Mjekësisë

Fakulteti i Shkencave Humane

Fakulteti i Teologjisë

Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale

Personalitete të shquara

  • Hans Teiste, peshkop nga qyteti Bergen, Norway (Magjistër - 1468)
  • Ulrich von Hutten (1488-1523), humanist
  • Olaus Magnus (1490-1557), Swedish humanist, ethnologist and cartographer
  • Levinus Battus (1545-1591), mjek (MA - 1559)
  • Tycho Brahe (1546-1601), astronm danez
  • Axel Oxenstierna (1583-1654), kancelare suedeze
  • Oluf Gerhard Tychsen (1734-1815), Orientalist
  • Samuel Gottlieb Vogel (1750-1837), mjek dhe profesor
  • Carl Friedrich Wilhelm Brockmann, filozof (PhD - 1848)
  • Rudolf Berlin (1833-1897), mjek - oftalmolog
  • Hermann Roesler (1833-1897), mjek - oftalmolog
  • Albrecht Kossel (1853-1927), shkencëtar dhe nobelist (PhD 1878)
  • Rudolf Steiner (1861-1925), filozof (Dr. phil. in 1891)
  • Karl von Frisch (1886-1980), etnolog dhe nobelist
  • Otto Stern (1888-1969), nobelist
  • Albert Einstein, nobelist [4])
  • Max Planck, nobelist (Dr. h.c. in 1919)
  • Joachim Gauck, president i Gjermanisë
  • Walter Kempowski (1929-2007), shkrimtar
  • Bettina Meyer, hulumtuese

Shih edhe

Referime

  1. ^ "Die Universität in Zahlen: Ausgabe 2016" (PDF). University of Rostock. Marrë më 2017-07-11. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Prof. Wolfgang Schareck ist der neue Rektor der Universität Rostock". Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2020. Marrë më 5 dhjetor 2017. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Prague (1348), Kraków (1364), Vienna (1365), Pécs (1367), Heidelberg (1386), Cologne (1388), Leipzig (1409), Rostock (1419).
  4. ^ Kuepper, Hans-Josef. "Albert Einstein - Honours, prizes and awards". Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2017. Marrë më 18 dhjetor 2017. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme