Anijet e Zeza

Karrakë portugeze në Nagasaki. Pikturë japoneze e Periudhës Nanban të Japonisë, fillimi i shek. të XVII

Anijet e Zeza 黒船 (kurofune) qe emri me të cilin njiheshin anijet perëndimore që mbërrinin në Japoni midis shekujve të XV dhe të XIX (Periudha Edo). Fillimisht ishte emri i dhënë anijeve tregtare portugeze, pastaj të gjithë anijeve evropiane dhe amerikane që mbërrinin në Japoni[1][2] Duke parë largësinë e madhe të Japonisë, portugezët përdorën anijet e mëdha të quajtura nau do trato (anije të traktatit [me Kinën]) ose nau da China nga portugezët. Ato ishin karraka të mëdha prej 1200 deri në 1600 tonë,[3][4] që e kishin trupin të lyer me rrëshirë dhe zift që u jepte një ngjyrë të përgjithshme të zezë.[5] Këto anije të përbindshme do të bëheshin nxitëset e një mitilogjie popullore japoneze në lidhje me të ashtuquajturat Anije të Zeza.

Anije Nanban, mbërritur në Japoni, pikturë e shek. të XVI

Termi Anije të Zeza (në 黒船, kurofune, Periudha Edo) përmendet në fjalorin e parë të japonishtes në një gjuhë perëndimore (në portugalisht.[Shpjegime 1][6][7][8] Këto emërtime në vijim do tu referoheshin, jo vetëm anijeve portugeze, por edhe atyre spanjolle, holandeze dhe britanike,[9] dhe shumë më vonë edhe anijeve amerikane, që do të mbërrinin në vitin 1853 në portin e Uragës (tashmë pjesë e Jokosukës) në Prefektura e KanagavësJaponi, nën komandën e komodor Matthew Calbraith Perry-t. Fjala "të zeza" u referohej ngjyrës së zezë të kaskës së këtyre anijve me vela dhe tymit të zi të anijeve me shtytje avullore duke djegur qymyrin, që gjendej në kaldajat e anijeve Mississippi-t dhe të Susquehanna-s.[2]

Mbërritja e Barbarëve Jugorë (Nanban-jin), “Anije e Zezë” (karrakë portugeze), panel i Kano Naizen (1570-1616)

Anijet e para kurofune: nau do trato

Midis viteve 1542 dhe 1543 një grup tregtarësh portugezë, mes të cilëve Francisco Zeimoto arritën për herë të parë në Japoni, duke u vendosur në ishullin Tanegashima. Këto ishin kontaktet e para që Perëndimi vendoste me japonezët, pasi portugezët kishin vendosur një rrugë tregtare midis kolonisë së tyre të Goas (në Indi) dhe ishullit kinez të Makaos, e cila do të vijonte në qytetin japonez të Nagasakit.[10] Aty tregtarët dhe aventurierët portugezë u përfshinë në tregtinë fitimprurëse në ishullin e Kyūshū, porti i tyre fiks. Në vitin 1550 u ngrit institucioni i udhëtimit të përvitshëm nën monopolin e Kurorës Portugeze: "Udhëtimi i Japonisë" (Viagem do Japão), që lidhte qendrën e tyre në Goa, nëpërmjet Malakës me Nagasakin. Në fillim, portugezët do të vendoseshin në portin e Hirados, duke filluar një ndërveprim intensiv si në fushën ekonomike ashtu dhe atë fetare, e cila do të njihet si "Periudha Tregtare Nanban", (南蛮貿易, nanban-bōeki, "Tregtia me barbarët jugorë" (南蛮貿易時代, Nanban bōeki jidai, "Periudha e tregtisë me barbarët jugorë"). Nanban (南蛮 d.m.th. 'barbar jugor') është një fjalë japoneze që përdorej për të quajtur banorët nga Kina jugore, Ishujt Rjukju, Oqeani Indian dhe Azia Juglindore shekuj para arritjes së europianëve të parë. Ajo ishte një periudhë e historisë së Japonisë nga mbërritja e europianëve në 1543 deri në dekretet e para Sakoku të mbylljes në 1614.

Mbërritja e karrakave portugeze në Nagasaki, "Paneli i Palosshëm Nanban" krijuar nga Kano Domi, shek. XVI-XVII

Anijet me të cilat portugezët mbërritën në Japoni ishin të llojit të njohur si karraka, midis 1.200 dhe 1.500 tonësh, që ishin të lyera me ngjyrë të zezë nga zifti dhe rrëshira e përdorur për ti bërë të padepërtueshme nga uji, pasi në këtë periudhë ishin të ndërtuara me dru. Si pasojë, japonezët i etiketuan "Anije të Zeza", emërtim që u shtri te të gjitha anijet e mëdha perëndimore që mbërrinin në Japoni gjatë periudhës izolacioniste; nga ana e tyre, portugezët i quanin këto varka "nau do trato" apo "nau da China".[3][11][12][13][10]

Karrakat e mëdha, të përdorura në tregtinë lulëzuese "Nanban", çuan shumë mallra dhe teknologji moderne evropiane, siç ishin sheqeri i përpunuar, lentet optike dhe mbi të gjitha armët e zjarrit si dhe krishtërimi, që do të ishin risitë e mëdha të pranuara. Armët e zjarrit të tipit të arkebuzit, që ishte më e përparuara e kohës dhe që u kopjua me shpejtësi në Japoni duke prodhuar një model të njohur si Tanegashima, u bënë një inovacion kryesor i Periudhës Sengoku, kur u prodhuan armët me fitil ndezës. Arkibuzët e riprodhuar gjerësisht nga japonezët do të kishin një rol vendimtar përgjatë betejave të Periudhës Sengoku, që do të luftoheshin mes daimyōve japonezë.[14] Më vonë, këto karraka do të përdoreshin në tregtinë trekëndore, duke shkëmbyer argjend nga Japonia me mëndafsh nga Kina nëpërmjet Makaos portugeze.[15]

Mbërritja e barbarëve nga jugu, pikturë e Kano Naizen, mes viteve 1593-1600

Në vitin 1549, misionari bask, Françesk Saveri filloi një mision jezuitJaponi. Krishtërimi u përhap, i përzier me tregtinë e re, duke konvertuar rreth 300,000 fshatarëve dhe disa daimyō (komandantë japonezë). Në vitin 1637 për Rrebelimin Shimabara u fajësua ndikimi i krishterë, që u shtyp. Tregtarët portugezë dhe misionarët jezuitë u përballën me kufizime gjithmonë e më të mëdha, duke u kufizuar në Ishullin e Dexhimës, para se të përziheshin në vitin 1639.[16]

Në vitin 1571, pas një marrëveshjeje me daimyōn e krishter Omura Sumitada (të pagëzuar "Dom Bartolomeu") portugezët do të vendoseshin në Nagasaki të Japonisë, duke krijuar një bashkësi të vogël,[17] si dhe duke krijuar një qendër grumbullimi tregtar që gjatë shumë viteve do të ishte porta e Japonisë me botën. Në 1580, pak para nisjes së Bashkimit Iberik, Omura Sumitada do tua jepte juridiksionin mbi Nagasakin jezuitëve.[16]

Nga viti 1571, një seri pararojash e lidhte Lisbonën me Nagasakin, ku portugezët ndërkohë ishin vendosur: perandoria e tyre do të bëhej me të vërtetë globale, duke nxjerrë nga procesi pasuri të jashtëzakonshme për Portugalinë. Në 1572, tre vjet pas tërheqjes nga karriera e "Orientit", Luís Vaz de Camões do të publikonte epopenë "Os Lusíadas", e cila subjekt qëndror ka zbulimin e rrugës detare për në Indi nga Vasco da Gama, duke glorifikuar bëmat e portugezëve.[18]

Panel katërpjesësh që paraqet anijen “De Ryp” si një “anije e zezë” dhe karaktere holandeze, të cilët, ndryshe nga perëndimorët e tjerë jo-portugezë dhe spanjollë, përmenden si kō-mōjin (紅毛人), d.m.th. “flokë-kuqë”, gjatë Rrebelimit Shimabara 1637-1638

Por portugezët çuan edhe Katolicizmin, i cili filloi të përhapej me shpejtësi nëpër popullsinë japoneze në pikën që, para se të ndalohej në vitin 1639, katolicizmi kishte bërë deri në 300,000 të konvertuar të rishtarë. Një nga personazhet kryesore që futi krishtërimin, qe frati jezuit bask, Francisco Xavier që do të vendoste një mision jezuit në Japoni.[19]

Në vitin 1639, pas shtypjes së Rrebelimit Shimabara fajësuan ndikimin e krishtërimit,[19] qeveria japoneze e Shogunatit Tokugava ndoqi politikën e izolacioniste, të njohur si Sakoku 鎖国 (d.t.th. gjendja e mbylljes), duke i ndaluar kontaktet me shumicën e vendeve të jashtme.[20] Vetëm një tregti në shkallë të kufizuar dhe marrëdhëniet diplomatike me Kinën Ming, Korenë, Ishujt Rjūkjū dhe holandezët u ruajtën. Gjatë kësaj "gjendjeje të mbyllur", kontakti i vetëm perëndimor me Japoninë ishin tregtarët holandezë në Ishullin Dexhima, të vendosur jashtë portit të Nagasakit dhe e ndaluan vizitimin e brendësisë së Japonisë.[21] Politika Sakoku qëndroi në fuqi deri në vitin 1853 me ardhjen e komodor Perry-t dhe "hapjen" e Japonisë.

”Anija e Zezë” amerikane e James Biddle në Uraga të Japonisë, 1846

Diplomacia e Luftanijeve

Pas ndalimit u bënë tentativa të ndryshme nga vendet perëndimore për të vendosur kontakte tregtare dhe diplomatike me Japoninë me qëllimin kryesor të rinisjes së tregtisë fitimprurëse aziatike,[22] por Japonia i refuzoi në mënyrë këmbëngulëse të gjitha kërkesat. Në vitin 1844, për shembull, mbreti i Vendeve të Ulëta, Uilliami II (mbreti i vendit të vetëm që japonezët mbanin marrëdhënie tregtare, megjithëse jo diplomatike) u kërkoi japonezëve ti jepnin fund politikës izolacioniste dhe të hapeshin me jashtë, por u refuzua.[23][24] Uilliami II ishte mbreti i Vendeve të Ulëta, shteti i vetëm që lejohej të zbarkonte në territorin japonz (megjithëse Japonia refuzoi të vendoste marrëdhënie diplomatike me Vendet e Ulëta duke lejuar vetëm marrëdhënie tregtare. Megjithatë holandezët kishin shumë kufizime si për shembull mund të zbarkonin vetëm në ishullin e vogël të Dexhimës duke e pasur të ndaluar në mënyrë strikte të zbarkonin ose të udhëtonin nëpër territorin e Japonisë.[25][26][20]

Politika izolacioniste japoneze do të mbaronte përfundimisht më 8 korrik 1853, me mbërritjen në Gjirin Edo të "Anijeve të Zeza" të Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë të ashtuquajturës Ekspedita Perry.[1] Marina e Shteteve të Bashkuara kishte dërguar katër luftanije në Gjirin Edo, nën drejtimin e komodor Matthew C. Perry-t që i dërgoi menjëherë një ultimatum Japonisë, duke kërkuar që vendi të firmoste një traktat që vendoste marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara.[27][26] Anijet e përdorura ishin USS Mississippi, USS Plymouth, USS Saratoga dhe USS SusquehannaEkspeditës për hapjen e Japonisë, nën komandën e komodor Matthew Perry-t. Ekspedita arriti në 14 korrik 1853 në Limanin Uraga (Jokosuka e tanishme) në Prefekturën KanagavaJaponisë.[28] Megjithëse trupat e tyre nuk ishin të zinj, motorët e tyre me avull që digjnin qymyr nxirnin tym të zi.

"Anija e Zezë" e komodor Matthew Perry-t – Brooklyn Museum

Qeveria japoneze i kërkoi Perry-t që të zbarkonte në portin e Nagasakit si të gjithë të huajët, por Perry, jo vetëm refuzoi po kërcënoi me shkatërrimin e Edos.[29][2] Meriton të përmendet se Perry veproi kundër urdhërave që presidenti i Shteteve të Bashkuara Millard Fillmore i kishte dhënë duke ia ndaluar shprehimisht përdorimin e forcës ose kërcënimeve në misionin e tij deri sa negociatat dhe kërkesat respektoheshin, por Perry parapëlqeu të përdorte kërcënimet sepse e dinte rezistencën që japonezët kishin ndaj kontakteve të jashtme dhe nuk donte të kthehej duar bosh.[30]

Mbërritja e Flotës së Perry-t shënoi rihapjen e vendit ndaj dialogut politik, pas më shumë se dyqind vjetësh izolimi të vetë-imponuar. Tregtia me Vendet Perëndimore filloi pesë vjetë më vonë me Traktatin e Miqësisë dhe Tregtisë me Shtetet e Bashkuara. Pas kësaj, kurofune u bë një simbol i fundit të izolimit. Tregimi i forcës ushtarake të komodor Perry-t ishte faktori kryesor në negocimin e një traktati që lejonte tregtinë amerikane me Japoninë, duke i dhënë praktikishit fund Periudhës Sakoku prej më shumë se 200 vjetësh, në të cilën tregtia me Japoninë u lejohej vetëm holandezëve, koreanëve, kinezëve dhe ainuve.

Shtypje japoneze nga 1854-a që paraqet “Anijet e Zeza” të komodor Matthew Perry-t

Parja e katër anijeve të Perry-t që hynin në Gjirin Edo, që ishin tepër superiore ndaj atyre japoneze, duke nxjerë tym të zi dhe të afta të zhvendoseshin pa ndihmën e erës, u shkaktoi një tronditje dhe panik të jashtëzakonshëm japonezëve.[31] situatë që u rëndua kur Perry refuzoi të priste përfaqësues japonezë të rangut të ulët dhe deklaroi se mbante një letër të presidentit Fillmore, e cila kërkonte që të takohej personalisht me perandorin, Shōgunin apo funksionarë të tjerë japonezë të këtij rangu, duke kërcënuar ta dorëzonte letrën me forcë, nëse nuk pritej.[30]

Si pasojë, japonezët vendosën të negocionin me Perry-n dhe pranuan ta prisnin në portin e Kurihamës, ku u kryen negociata të shkurtëra, nëpërmjet të cilave Perry dorëzoi mesazhin që mbante nga ana e presidentit Fillmore dhe më pas u tërhoq.[32][33][34] Në këto takime të para, Perry veproi në emër të presidentit Fillmore, ndërsa Japonia përfaqësohej në negociata nga Abe Masahiro, këshilltar i perandorit dhe kryetar i Këshillit të Pleqësisë (Rōxū), në emër të perandorit.[35][30]

Flota e komodor Perry-t gjatë vizitës së tij të dytë në Japoni në vitin 1854

Vitin tjetër, në Konventën e Kanagavës, Perry u rikthye me një flotë prej tetë anijesh të zeza të frikshme, për të treguar fuqinë e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe për ti dhënë rëndësi deklaratës së tij, se ai nuk do të largohej prapë, deri sa të arrinte një traktat me Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë, pas një debati të zyrtarëve japonezë, qeveria japoneze kishte vendosur ta shmangte luftën dhe të pranonte një traktat me Shtetet e Bashkuara.[36][31][37] Pas afërsisht një muaji negociatash, zyrtarët e shōgunit e prezantuan Perry-n me Traktatin e Paqes dhe Miqësisë. Perry i refuzoi disa kushte të traktatit, por pranoi ti zgjidhte ato në një kohë të mëvonshme dhe më në fund duke vendosur marrëdhënie formale diplomatike midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara. Flota u largua, duke lënë mbrapa një konsull, Townsend Harris, në Shimoda për të negociuar një marrëveshje më permanente, që rezultoi në Traktatin e Harris-it, të firmosur më 29 korrik 1858, që kishte natyrë më të mirëformuluar.[38][39][40]

Traktati i Miqësisë dhe Tregtisë Harris me Shtetet e Bashkuara u nënshkrua në 29 korrik 1858 dhe brenda pesë vjetëve të nënshkrimit të Traktatit të Paqes dhe Miqësisë, Japonia kishte përparuar, duke nënshkruar traktate edhe me Vende të tjera Perëndimore.[33]

Luftanijet e flotës së Perrit që mbërritën në Uraga në fund të Periudhës Edo u quajtën gjithashtu Anije të Zeza. Duke qenë se kjo ishte hera e parë që një anije me avull mbërrinte në Japoni, shpesh ka një asosacion “anije e zezë” = “anije me avull”, por siç u përmend më sipër, të gjitha anijet e mëdha perëndimore që mbërrinin para kësaj kohe, përgjithësisht quheshin “Anije të Zeza”. Rreth gjysma e anijeve të zeza të Perry-t ishin avullore, ndërsa pjesa tjetër, në të dy vizitat, ishin thjeshtë veliera. Për më tepër, avulloret në atë kohë përdornin motora për të lundruar vetëm në porte, ndërsa në det të hapur velat.

Flota (4 anijet) që mbërritën në bregun e Uragës në vitin 1853: Fregatat avullore me rrotulla: USS Susquehanna, USS Mississippi dhe slupat me vela: USS Saratoga, USS Plymouth)

Në vitin 1854, flota prej 9 anijesh që mbërriti në bregun e Jokohamës përbëhej nga: Fregatat avullore me rrotulla: Susquehanna, USS Powhatan, Mississippi; slupat me vela: Saratoga, USS Macedonian;[Shpjegime 2] dhe trasportueset me vela: USS Southampton, USS Lexington, USS Vandalia dhe USS Supply.

Ndikimi politiko-kulturor në Japoni

Arkibuzë japonezë Tanegashima, të quajtur teppō në japonisht, teknologji e marrë nga portugezët, fillimi i shek. të XVII

“Anijet e Zeza” patën një ndikim të jashtëzakonshëm në Historinë e Japonisë duke lënë një ndikim të jashtëzakonshëm mbi kulturën dhe shoqërinë e saj: Politikisht, “Anijet e Zeza” e detyruan Japoninë të braktiste politikën e saj të paracaktuar të shmangjes së të gjitha llojeve të kontakteve me jashtë. Para hyrjes së “Anijeve të Zeza” amerikane, Japonia e kishte tepër të ndaluar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me ndonjë vend të huaj, popullsia e kishte tepër të ndaluar të tregtonte me të huajt, të cilët e kishin të ndaluar ta preknin tokën japoneze apo të udhëtonin në brendësi të vendit.[20] Kjo kishte depërtuar në shoqërinë japoneze, e cila i konsideronte të gjithë të huajtë si barbarë (ide që u nisën dhe u promovuan nga qeveria). Braktisja papritur e kësaj politike që kishte dyqind e katërmbëdhjetë vjet në fuqi, shkaktoi befasi te popullsia.[41][42][9][31]

Në pesë vjetët në vijim, vende të tjera perëndimore vendosën gjithashtu marrëdhënie me Japoninë, që e la politikën e saj izolacioniste (sakoku) dhe nisi ta hapte kombin nga frika e pësimit të një sulmi ushtarak kundër të cilit nuk mund të mbrohej.[43][20][44][9][45][31]

Akti i parë përkujtimor, me karakter zyrtar nga qeveria japoneze, u krye në vitin 1901, kur vendosi një statujë të komodor Perrit në Kurihama, ku u zhvilluan negociatat e para.[30]

Më 6 gusht 1945 kur u krye dorëzimi i Japonisë, që i dha fund Luftës së Dytë Botërore, gjenerali Douglas MacArthur u takua si përfaqësues i Forcave Aleate duke dërguar të merrej në mënyrë të veçantë flamuri që ishte përdorur nga komodor Perry gjatë ekspeditës së tij në Japoni, i cili ishte i lidhur me koracatën USS Missouri, ku u nënshkrua dorëzimi.[43][38]

Tetë vjet më vonë, në 8 korrik 1953, u celebrua përvjetori i njëqind i eventit në një akt përkujtimor të mbështetur nga zyrtarët japonezë dhe amerikanë.[46][38]

Por befasia dhe turbullimi që këto anije frymëzuan, pati gjithashtu një ndikim të gjerë mbi kulturën japoneze, e përshkruar në mënyrë shumë përfaqësuese në poemën e famshme kyōka (një poemë komike e stilit vaka prej 31-rrokjesh në 5 vargje):

泰平の Taihei no
眠りを覚ます Nemuri o samasu
上喜撰 Jōkisen
たった四杯で Tatta shihai de
夜も眠れず Yoru mo nemurezu
Kali i garave japonez i quajtur “Kurofune”, 2001

Kjo poemë është lojë e ndërlikuar fjalësh me kuptim të dyfishtë (në japonisht, kakekotoba ose "fjalë bosht"). Taihei (泰平) do të thotë i/e qetë; xhōkisen (上喜撰) është emri i një marke të shtrenjtë çaji të gjelbër, shumë të fortë nga sasia e madhe e kafeinës; dhe shihai (四杯) do të thotë katër kupa, kështu një përkthim përafërt prozaik i poemës do të ishte:
Duke u zgjuar nga gjumi
I një bote të qetë paqësore
Nga çaji Jokisen;
Vetëm me katër kupa të saj
Nuk mund të flesh as natën.

Por, bazuar në fjalët bosht të poemës, ka edhe një përkthim alternativ të saj. Taihei mund ti referohet edhe Oqeanit Paqësor (太平); xhōkisen do të thotë edhe avullore ose vaporr (蒸気船); ndërsa shihai mund të përkthehet edhe "katër anije". Në këtë mënyrë, poema do të kishte edhe këtë kuptim të fshehtë:
Anijet me avull
Prishin qetësinë
E Paqësorit;
Mjaftojnë vetëm katër anije
Për t’na humbur gjumin netëve.

Por ndikimi kulturor është shtrirë edhe në periudhën bashkëkohore; për shembull, në vitin 1940 u dha premiera e operës së parë japoneze në stilin perënimor, të kompozuar nga Kosaku Yamada me titullin Kurofune ("Anijet e Zeza"), që trajton këtë event historik, "bazuar në historinë e Toxhin Okiçit, një geisha e përfshirë në turbullimin që përfshiu Japoninë në vitet e rënies së Shogunatit Tokugava".[47][48][49] Deri në periudhën e tanishme, termi Anije të Zeza, në Japoni është përdorur në mënyrë kolokuale për të përshkruar një element të huaj që paraqet paraqet risi ose shkëmbime me Japoninë, e përdorur në çdo kontekst.[50]

Mundësi i sumos Konishiki, lojtari profesionist i bejzbollit Bob Horner, idhulli i gravurës Leah Dizon, këngëtari enka Jero dhe persona të tjerë, që shkuan në Japoni nga jashtë Japonisë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe shkaktuan një bum në Japoni, ashtu si dhe kompanitë me pronësi të huaj që hyjnë në tregun japonez, prodhime të reja nga pertej detit, si Coca-Cola, iPhone, Xbox dhe Netflix, quhen gjithashtu “Anije të Zeza”, në industritë e tyre përkatëse, pasi ato i përmbysën industritë stabile vendase, duke sjellë ndryshime të pakthyeshme në rendin industrial dhe ndonjëherë rezistencë të fortë nga ana e Japonisë. Për më tepër, shpallja e nisjes së tyre në tregun japonez ndonjëherë raportohet si “mbërritja e një anijeje të zezë”. Një kal garash japonez i rracës amerikane është quajtur “Kurofune” (クロフネ d.m.th.: anijet e zeza, 31 mars 1998 - 17 janar 2021).

Një film i vitit 1958, me regji të John Huston me titull “The Barbarian and the Geisha” paraqet negociatat midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara në fund të Periudhës Edo. Në këtë film luan John Wayne dhe skenat u xhiruan në Kioto dhe Nara të Japonisë.

Prefekturën Kanagava, sipërmarrjet kanë zhvilluar dhe shesin prodhime të lidhura me mbërritjen e “Anijeve të Zeza”: Supa Kurofune – Supë e bardhë e krijuar nga një tas me fund të trashë, të lënë në Jokosuka, kur “Anijet e Zeza” (Kurofune) mbërritën në Japoni (me distributor “Seasoning Shoji”). “The Tale of the Black Ship” – Uiski i emërtuar sipas mbërritjes së “Anijeve të Zeza” (me distributor “Seasoning Shoji”). Kompania Kurofune Co., Ltd. është një kompani që prodhon dhe shet karamele, bonbone, çokollata, sheqerka dhe emëlsira të tjera parapregatitura, me qendër në Xhijugaoka, Meguro-ku, Tokio, pjesë e grupit Nagasakido me seli në Shinsaibashi-suji, Chuo-ku, Osaka.

Muzikantë amerikanë të Flotës së VII-të, duke marshuar në Festivalin e 70-të Kurofune, Shimoda, 2009

Festivali i Anijeve të Zeza

Festivali Kurofune (Festivali i Anijeve të Zeza) është një festival tre-ditor i zhvilluar në qytetin e Shimodës, prefektura Shizuoka nga e premtja e tretë e majit deri të dielën. Zhvillohet me qëllim celebrimin e arritjeve të mëdha të njerëzve të ditur vendas dhe të huaj, që kontribuan hapjen e Portit të Shimodës si dhe në paqen e përbotshme dhe vullnetin e mirë ndërkombëtar.

Ai nderon figurat e komodor Perry-t dhe konsullit të përgjithshëm Harris. Karakteristika kryesore e eventit është vullneti i mirë midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, ku çdo vit, marrin pjesë ambasadori amerikan në Japoni, Marina Amerikane dhe Forcat e Vetë-Mbrojtjes, muzikantë, dhe karaktere të maskuar si personazhet historikë të Hapjes së Japonisë.[51]

zyrtarë të marinës amerikane duke marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në varrin e ushtarëve të flotës së Perry-t, të varrosur pranë Tempullit Gjokusenxhi, gjatë Festivalit të 66-të të Anijeve të Zeza në Shimoda

Eventet dhe ceremonitë krysore të festivalit janë:

  • Festivali i Varrit të Ushtarëve Kurofune: Gjatë ditës së parë të Festivalit Kurofune, një ceremoni zhvillohet përballë varreve të pesë anëtarëve të ekuipazhit të flotës së Perry-t, që janë varrosur në terrenin e tempullit nën patronazhin e Marinës së Shteteve të Bashkuara në Tempullin Gjokusenxhi në Kakizaki, kur gjendej konsullata e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara në vijim të hapjes së Portit të Shimodës.
  • Parada zyrtare: Në qendër të qytetit zhvillohet një paradë me një linjë të bandave të Ushtrisë Amerikanë dhe Forcave të Vetë-Mbrojtjes, skuadrat e shkollës amerikane të stërvitjeve, bandat e tunxhit dhe banda amatore nga shkollat e mesme të qytetit, si dhe makinat e hapura që bartin ambasadorët amerikanë, guvernatorët prefekturalë, kryebashkiakët dhe të tjerë.
  • Ceremonia përkujtimore: Në Monumentin e Zbarkimit të Perry-t afër grykëderdhjes së lumit Inaozava dhe Monumentit të Hapjes së Japonisë në Parkun e Shimodës vendosen kurora.
  • Festivali Detar i Fishekzjarreve: Gjatë ditës së parë të festivalit, në portin e Shimodës hidhen fishekzjarre.
  • Riluajtja e skenës së "Nënshkrimit të Traktatit të Shimodës": Bazuar në faktet historike të nënshkrimit të Traktatit të Shimodës në Tempullin Rjosenxhi në qytet, një teatër që paraqet në mënyrë komike të gjithë historinë e nënshtkrimit të traktatit.
Zyrtarë amerikanë gjatë ceremosinë së parakalimit të Festivalit të 74-rt të “Anijeve të Zeza” në Shimoda, 2013
  • Koncerti i perëndimit: Nga mbrëmja e ditës së dytë, zhvillohet një koncert nga muzikantët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcat e Vetë-Mbrojtjes në Qendrën Kulturore Qytetetare të Shimodës. Hyrja është e lirë, por në vitin 2022 (reiva 4), nga këndvështrimi i parandalimit të përhapjes së koronavirusit të 2019-ës, aplikimet për hyrjen pranoheshin mbi bazën “kush vjen i pari shërbehet i pari”.
  • Qyteti Kaikoku: I organizuar nga komiteti ekzekutiv i qytetit të Hapjes së Distriktit të Shopingut, që është i përbërë kryesisht nga njerëz të përfshirë në tregtinë dhe industrinë e qytetit, është eventi më i madh nga eventet jo zyrtare dhe për më tepër performancat e rrugës të vendosura në shëtitore dhe sheshe, karakteret juru nga i gjithë vendi marrin pjesë dhe zhvillohen proçesione personazhesh të veshur me kostume si samurai, vajza qyteti dhe ushtarë. Në vitin 2020 (reiva 2), komiteti ekzekutiv vendosi ta bojkotonte festivalin për shkak të mosbesimit në rritje të kryebashkiakut të asaj kohe, por vetë Festivali Kurofune u anullua për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.

Për më tepër, evente të madhësive të ndryshme të zhvilluar gjatë dhe rreth periudhës, si hapja publike e anijeve shoqëruese të Forcës Detare të Vetë-Mbrojtjes dhe anijeve patrulluese të Rojës Bregdetare Japoneze, turet e anijeve të Marinës së Sh.B.A.-së në det, një kënd provimi kimonoje, një përvojë ngarjeje në det të kajakëve, një turne sportiv i miqësisë Japoni-Sh.B.A. në të cilin meshkuj dhe femra përcaktohen nëpërmjet softbollit dhe tërheqjes me litar, kompeticione të ndryshme sportive si sërfimi, volejboll plazhi, harkëtaria dhe golfi, turne gou dhe shogi, si dhe ekspozita arti.[52]

Shiko gjithashtu

Shpjegime

  1. ^ Bëhet fjalë për fjalorin "Nippo Jisho", "Fjalori Japonisht–Portugalisht" (日葡辞書 Nippo Jisho, ose Vocabulario da Lingoa de Iapam). "Fjalori Japonisht–Portugalisht" u hartuar nga misionarët jezuitë dhe u publikua në NagasakiJaponisë, në vitin 1603. Ai është fjalori i parë i japonishtes në një gjuhë evropiane, duke përmbajtur 32,293 fjalë japoneze me shpjegime në portugalisht. Botimi fillestar përdor ekskluzivisht alfabetin latin, pa karaktere japoneze (d.m.th. kanxhi apo kana). Edicione faksimile u botuan në Japoni në vitin 1960 nga Ivanami Shoten dhe prapë në vitin 1973 dhe 1975 nga Benseisha. Riprodhimi Benseisha përgjithësisht konsiderohet më qarti dhe më lexueshmi. Një përkthim i vitit 1630spanjisht i botuar në Manila nga fretërit domenikanë të Universitit të Santo Tomas-it, ekzistojnë gjithashtu përkthime në frëngjisht nga viti 1869 dhe në japonisht (nga Ivanami Shoten) i vitit 1980. Një përkthim në anglisht i fjalorit është bërë nga Jeroen Lamers. Shoqëria e Jezuit (të njohur përgjithësisht si jetuitë), me bashkëpunimin e banorëve japonezë, e hartoi fjalorin përgjatë disa viteve. Ata synonin tu shërbenin nevojave të misionarët për studimin e gjuhës dhe kërkime. Prifti portugez João Rodrigues supozohet se ka qenë organizatori kryesor i projektit dhe redaktori i tij: ai, në atë kohë kishte botuar në portugalisht vepra si Arte da Lingoa de Iapam (Arti i gjuhës së Japonisë në shqip) dhe Arte breue da lingoa Iapoa (Art i shkurtër i gjuhës Japoneze në shqip) që shpjegonin gjuhën japoneze për misionarët, i njohur mes bashkësisë portugeze si zotëruesi me nivelin më të lartë të zotërimit të japonishtes.
  2. ^ Fregata edhe me vela të montuara.

Referime

  1. ^ a b William McOmie (15 nëntor 2021). "4. Ten Days That Shook Japan: The Americans' First Visit, 8–17 July 1853". The Opening of Japan, 1853–1855: A Comparative Study of the American, British, Dutch and Russian Naval Expeditions to Compel the Tokugawa Shogunate to Conclude Treaties and Open Ports to ther Ships (në anglisht). Brill. fq. 90–134. doi:10.1163/9789004213623. ISBN 978-190190376-8. OCLC 66546751.
  2. ^ a b c Matthew Calbraith Perry (1856). Francis Lister Hawks (red.). Narrative of the expedition of an American squadron to the China Seas and Japan, performed in the years 1852, 1853, and 1854, under the command of Commodor M.C. Perry, United States Navy, by order of the Government of the United States (PDF) (në anglisht). Vëll. 1: Narrative of the Expedition. A.O.P. Nicholson / Kongresi i Shteteve të Bashkuara. LCCN 01013865.
  3. ^ a b Sanjay Subrahmanyam (2012). "5. Between Land-bound and Sea-borne: Reorientations, 1570–1610". The Portuguese Empire in Asia, 1500-1700: A Political and Economic History (në anglisht). Wiley-Blackwell. fq. 138. doi:10.1002/9781118496459.ch5. ISBN 978-047067291-4. LCCN 2011043509. OCLC 779165225.
  4. ^ Helena Rodrigues. "Nau do trato". Cham (në portugalisht). Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2011. Marrë më 5 qershor 2011.
  5. ^ Malin D. Newitt (1 janar 2005). A History of Portuguese Overseas Expansion: 1400–1668 (në anglisht). Nju Jork: Routledge. fq. 13. ISBN 978-0-415-23980-6. Marrë më 23 korrik 2013.
  6. ^ Jeroen Lamers (2023). On the Translation and Adaptation of The Vocabulario da lingoa de Iapam (në anglisht). Princeton University Press.
  7. ^ Arnold Pacey (1991). Technology in World Civilization: A Thousand-year History (në anglisht). MIT Press. ISBN 978-0-262-66072-3.
  8. ^ João Rodrigues Tçuzu, red. (1630). Vocabulario de Iapon Declarado Primero en Portugues, por los Padres de la Compañia de Iesus de aquel reyno, y agora en Castellano en el Colegio de Santo Thomas de Manila (në japonisht dhe spanjisht). Përkthyer nga Fr. Jacinto Esquivel y del Rosario (bot. Bibliothèque nationale de France, département Réserve des livres rares, RES-X-973). Manila: Tomás Pinpin & Jacinto Magarulao.
  9. ^ a b c Kenneth W.Abbott; Conrad D. Totman (21 mars 1981). ""Black Ships" and Balance Sheets: The Japanese Market and U.S.-Japan Relations" (PDF). Northwestern Journal of International Law and Business (në anglisht). Northwestern University. 3 (1): 103-154. ISSN 0196-3228. LCCN 79644777. OCLC 60656935.
  10. ^ a b William McOmie (15 nëntor 2021). "1. Japan's Relations with the Western World Until 1839". The Opening of Japan, 1853–1855: A Comparative Study of the American, British, Dutch and Russian Naval Expeditions to Compel the Tokugawa Shogunate to Conclude Treaties and Open Ports to ther Ships (në anglisht). Brill. fq. 1–30. doi:10.1163/9789004213623. ISBN 978-190190376-8. OCLC 66546751.
  11. ^ João Rodrigues Tçuzu; Francesco Pasio; Masakzau Shima, red. (1969) [1603]. Vocabvlário da Lingoa de Iapam (në portugalisht dhe japonisht). Compañía de Jesús/Iwanami Shoten. OCLC 707766413.
  12. ^ García Lidón. Comercio, cristianismo y esclavitud en el Período Sengoku (PDF) (Tezë) (në spanjisht). Depósito de Investigación Universidad de Sevilla. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 shtator 2024. Marrë më 20 janar 2025.
  13. ^ Malyn D.D. Newitt (2004). "1. The origins of Portuguese expansion to 1469". A History of Portuguese Overseas Expansion, 1400–1668 (në anglisht). fq. 13. doi:10.4324/9780203324042-9/origins-portuguese-expansion-1469-malyn-newitt. ISBN 978-113455304-4. LCCN 2004005783. OCLC 252738371.
  14. ^ Geoffrey V. Scammell (1981). The World Encompassed: The First European Maritime Empires c. 800-1650 (në anglisht). University of California Press. fq. 241. ISBN 0-520-04422-3.
  15. ^ Charles Ralph Boxer (1951). The Christian Century in Japan: 1549–1650 (në anglisht). University of California Press. fq. 91. GGKEY:BPN6N93KBJ7. Marrë më 23 korrik 2013.
  16. ^ a b Anthony R. Disney (2009). History of Portugal and the Portuguese Empire: From Beginnings to 1807 (në anglisht). Vëll. 2. Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-74612-0. Marrë më 8 mars 2019.
  17. ^ Yosaburō Takekoshi (2004). The Economic Aspects of the History of the Civilization of Japan (në anglisht). Vëll. 1. Taylor & Francis. ISBN 0-415-32379-7.
  18. ^ "Os Lusíadas". World Digital Library (në portugalisht). 1800–1882. Marrë më 1 shtator 2013.
  19. ^ a b Charles Ralph Boxer (1993). "III. Christianity and the Kurofune". The Christian Century in Japan, 1549-1650 (në anglisht). University of California Press. fq. 91–136. ISBN 978-185754035-2. LCCN 51011017. OCLC 29184239.
  20. ^ a b c d Antonio Blat (2018). "I. La situación de Japón a mediados del S. XIX". përmbledhur nga Santiago Miñano Medrano (red.). Tratado de 1868: Cimientos de la amistad Japón-España (PDF) (në spanjisht). Ministerio de Asuntos Exteriores, Unión Europea y Cooperación de España/Embajada del Japón en España. fq. 59–64. OCLC 1089117818.
  21. ^ Ronald P. Toby. State and Diplomacy in Early Modern Japan: Asia in the Development of the Tokugawa Bakufu (në anglisht) (bot. i 2-të). Stanford University Press. doi:10.1515/9781400857227. ISBN 978-080471952-0. JSTOR j.ctt7zv50j. LCCN 91-65279. OCLC 25473164.
  22. ^ William McOmie (15 nëntor 2021). "2. Knocking on Japan's Locked Doors, 1840–52". The Opening of Japan, 1853–1855: A Comparative Study of the American, British, Dutch and Russian Naval Expeditions to Compel the Tokugawa Shogunate to Conclude Treaties and Open Ports to ther Ships (në anglisht). Brill. fq. 31–63. doi:10.1163/9789004213623. ISBN 978-190190376-8. OCLC 66546751.
  23. ^ Paul Akamatsu (2011). "4. The Noble Coalition". Meiji 1868: Revolution and Counter Revolution in Japan (në anglisht). Përkthyer nga Miriam Kocham. Routledge (Taylor & Francis). fq. 99–100. ISBN 978-020384558-5. LCCN 73152462. OCLC 828745919.
  24. ^ William McOmie (15 nëntor 2021). "3. Who Will Open Japan?: The Contest Begins, 1852–53". The Opening of Japan, 1853–1855: A Comparative Study of the American, British, Dutch and Russian Naval Expeditions to Compel the Tokugawa Shogunate to Conclude Treaties and Open Ports to ther Ships (në anglisht). Brill. fq. 64–90. doi:10.1163/9789004213623. ISBN 978-190190376-8. OCLC 66546751.
  25. ^ Paul Akamatsu (2011). Meiji 1868: Revolution and Counter Revolution in Japan (në anglisht). Përkthyer nga Miriam Kocham. Routledge (Taylor & Francis). fq. 86. ISBN 978-020384558-5. LCCN 73152462. OCLC 828745919.
  26. ^ a b William McOmie (15 nëntor 2021). "13. The First Four Treaties Compared". The Opening of Japan, 1853–1855: A Comparative Study of the American, British, Dutch and Russian Naval Expeditions to Compel the Tokugawa Shogunate to Conclude Treaties and Open Ports to ther Ships (në anglisht). Brill. fq. 440–455. doi:10.1163/9789004213623. ISBN 978-190190376-8. OCLC 66546751.
  27. ^ Bayard Taylor (1855). A Visit to India, China, and Japan in the Year 1853 (në anglisht). G.P. Putnam & Co.
  28. ^ "Perry Ceremony Today; Japanese and U. S. Officials to Mark 100th Anniversary". New York Times (në anglisht). 8 korrik 1953.
  29. ^ Qeveria Federale e Shteteve të Bashkuara (13 nëntor 1852). "Letters From U.S. President Millard Fillmore, and U.S. Navy Commodore Matthew C. Perry to The Emperor of Japan" (PDF) (në anglisht). Nju Jork, Sh.B.A.: Asia for Educators; Weatherhead East Asian Institute (Columbia University)E shkruar në bordin e anijes USS Susquehanna, e ankoruar në Gjirin Edo në Japoni, letra e komandantit të Skuadrës së Indisë Lindore për perandorin Kōmei Tenō. Letrat e Presidentit të Sh.B.A.-së Millard Fillmore dhe komodorit të Marinës së ShB.A.-së Matthew C. Perry drejtuar peradorit Kōmei Tennō; Korrespondenca diplomatike{cite web}: Mirëmbajtja CS1: Passhkrimi (lidhja) Letër e riprodhuar në librin: Yunesuko Higashi; Ajia Bunka; Kenkyū Sentā (1970). Meiji Japan Through Contemporary Sources (në anglisht). Vëll. 2: 1844-1882. Tokio, Japoni: Centre for East Asian Cultural Studies (CEACS). LCCN 74487200. OCLC 37880783.
  30. ^ a b c d Bonnie M. Miller (6 korrik 2020). "7. 1844-1860: Commodore Perry and the Opening of Japan". përmbledhur nga Carol Berkin; Rob McDonald; Stuart Leibiger; Darren Staloff; Daniel Feller; Matthew Pinsker; David Zonderman (red.). Life, Liberty, and the Pursuit of Happiness: A History of the American Experiment (në anglisht). Paul Moreno, Mary Brennan, Jeremi Suri. Arlington, ShBA: Bill of Rights Institute (BRI); University of Massachusetts. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2022.
  31. ^ a b c d Kazuo Nishiyama (2000). "Introduction". Doing Business with Japan: Successful Strategies for Intercultural Communication (në anglisht). Ilustrimet nga Nina Lisowski. University of Hawaii Press. fq. 2–3. ISBN 978-082482127-2. LCCN 99-30350. OCLC 45730899.
  32. ^ Qeveria Federale e Shteteve të Bashkuara (13 nëntor 1852). "Letters From U.S. President Millard Fillmore, and U.S. Navy Commodore Matthew C. Perry to The Emperor of Japan" (PDF) (në anglisht). Nju Jork, Sh.B.A.: Asia for Educators; Weatherhead East Asian Institute (Columbia University)Shkruar në Uashington, D.C., Sh.BA. Letrat e Presidentit të Sh.B.A.-së Millard Fillmore dhe komodorit të Marinës së ShB.A.-së Matthew C. Perry drejtuar perandorit Kōmei Tennō; Korrespondenca diplomatike{cite web}: Mirëmbajtja CS1: Passhkrimi (lidhja)
  33. ^ a b William Beasley (2019). "3. Dangers from Aboard". The Meiji Restoration (në anglisht). Michael R. Auslin. Stanford University Press. fq. 74–97. ISBN 978-080477990-6. LCCN 2018025360. OCLC 1030393896.
  34. ^ William Beasley (2019). "4. Unequeal Treaties". The Meiji Restoration (në anglisht). Michael R. Auslin. Stanford University Press. fq. 98–117. ISBN 978-080477990-6. LCCN 2018025360. OCLC 1030393896.
  35. ^ John Whitney Hall (1991). Japan: From Prehistory to Modern Times (në anglisht). University of Michigan, Center for Japanese Studies. fq. 211. ISBN 978-093951254-6. ISSN 2574-7134. LCCN 91004231. OCLC 23766812.
  36. ^ Paul Akamatsu (2011). Meiji 1868: Revolution and Counter Revolution in Japan (në anglisht). Përkthyer nga Miriam Kocham. Routledge (Taylor & Francis). fq. 86, 99–100. ISBN 978-020384558-5. LCCN 73152462. OCLC 828745919.
  37. ^ William McOmie (15 nëntor 2021). "8. The Commodore Returns: Threats, Treats and a Treaty". The Opening of Japan, 1853–1855: A Comparative Study of the American, British, Dutch and Russian Naval Expeditions to Compel the Tokugawa Shogunate to Conclude Treaties and Open Ports to ther Ships (në anglisht). Brill. fq. 228–325. doi:10.1163/9789004213623. ISBN 978-190190376-8. OCLC 66546751.
  38. ^ a b c Bruce Makoto Arnold (2013). Gail Lee Bernstein (red.). Diplomacy Far Removed: A Reinterpretation of the U.S. Decision to Open Diplomatic Relations with Japan (Bachelor of Arts) (në anglisht). University of Arizona, Department of East Asian Studies.
  39. ^ Paul Akamatsu (2011). "4. The Noble Coalition". Meiji 1868: Revolution and Counter Revolution in Japan (në anglisht). Përkthyer nga Miriam Kocham. Routledge. fq. 86. ISBN 978-020384558-5. LCCN 73152462. OCLC 828745919.
  40. ^ William Beasley (2019). "4. Unequeal Treaties". The Meiji Restoration (në anglisht). Michael R. Auslin. Stanford University Press. fq. 98–117. ISBN 978-080477990-6. LCCN 2018025360. OCLC 1030393896.
  41. ^ Ana Trujillo Dennis (27 tetor 2010). "23. Yokohama: Cruce de miradas en el Japón Bakumatsu". përmbledhur nga Pedro San Ginés Aguilar; Juan José Ciruela Alférez (red.). Tercer Foro Español de Investigación sobre Asia Pacífico (FEIAP): Cruce de Miradas, Relaciones e Intercambios (PDF) (në spanjisht). Vëll. 3. Universidad de Granada / de Zaragoza / Casa Asia / Instituto Confucio. fq. 371–386.
  42. ^ William Beasley (2019). "3. Dangers from Aboard". The Meiji Restoration (në anglisht). Michael R. Auslin. Stanford University Press. fq. 74–97. ISBN 978-080477990-6. LCCN 2018025360. OCLC 1030393896.
  43. ^ a b William McOmie (15 nëntor 2021). "14. Retrospect and Prospect". The Opening of Japan, 1853–1855: A Comparative Study of the American, British, Dutch and Russian Naval Expeditions to Compel the Tokugawa Shogunate to Conclude Treaties and Open Ports to ther Ships (në anglisht). Brill. fq. 456–480. doi:10.1163/9789004213623. ISBN 978-190190376-8. OCLC 66546751.
  44. ^ Paul Akamatsu (2011). "4. The Noble Coalition". Meiji 1868: Revolution and Counter Revolution in Japan (në anglisht). Përkthyer nga Miriam Kocham. Routledge. fq. 86. ISBN 978-020384558-5. LCCN 73152462. OCLC 828745919.
  45. ^ William G. Beasley (2019). "3. Dangers from Aboard". The Meiji Restoration (në anglisht). Michael R. Auslin. Stanford University Press. fq. 74–97. ISBN 978-080477990-6. LCCN 2018025360. OCLC 1030393896.
  46. ^ Arthur Hays Sulzberger, red. (14 qershor 1953). "Perry Ceremony Today; Japanese and U. S. Officials to Mark 100th Anniversary". International News. The New York Times (në anglisht). Vëll. XCII no. 34780. Nju Jork: The New York Times Company. fq. 28. ISSN 0362-4331. LCCN sn78004456. OCLC 1645522.
  47. ^ "'Black Ships' opera" (në anglisht). New National Theatre Tokyo.
  48. ^ "Simon Holledge's interview with Hiroshi Oga citing the premiere of the 'Black Ships' opera". operajaponica.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2010.
  49. ^ Yujo Kamahora, Keiko Aoyama, Naomi Nagata, Jun Hoshino, Toshiaki Murakami, Kazuhiko Ichikawa, Ikuo Oshima, Tomohiro Tani, Joe Tsuchizaki, Takashi Aoyama; Wakasugi Hiroshi (drejtuesi), Kōsaku Yamada (kompositori), Kuriyama Masayoshi (producenti), Matsui Rumo (skenografia), Ogata Kikuko (kostumografia), Sawada Yuji (ndriçimi). Kori i Teatrit të Ri Kombëtar (kori), Orkestra Simfonike e Tokios (muzika) (2007) [1940]. Kurofune (Opera) (në japonisht). Tokio, Japoni: Teatri i Ri Kombëtar, Tokio.
  50. ^ Kunihiko Higa; Muneki Matsumoto; Hirofumi Ogawa; Kousaku Igawa (20 janar 2012). "Two Black Ships to Open Japan: Impacts on Individuals and Organizations" (PDF). Journal of Japan Telework Society (në anglisht). Japan Telework Society. 10 (1): 36–42. doi:10.24505/jats.10.1_36. ISSN 1347-3115.
  51. ^ "子孫の来訪にペリーも笑顔/黒船祭の静岡・下田". Shikoku Shimbun (në japonisht). 20 maj 2005. Marrë më 1 maj 2023.
  52. ^ "下田市議会 令和2年3月定例会会議録 第3日(3月2日)会議録本文" (PDF). city.shimoda.shizuoka.jp (në japonisht). fq. 183–191. Marrë më 25 prill 2024.

Bibliografía

Lidhje të jashtme