Beliza
Belize Belize | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Belizes (e gjelbër e errët)
– në Kontinentin amerikan ( gri e errët) | |||||
Moto Kombëtare | "Sub Umbra Floreo" (latinisht) (Në hije unë lulëzoj) | ||||
Himni Kombëtar | Toka e njerzve të Lirë | ||||
Kryeqyteti | Belmopan | ||||
Qyteti më i madh | Belize City | ||||
Gjuha zyrtare | Anglisht | ||||
Pavarësia | 21 shtator 1981 | ||||
Anëtarësimi në OKB | 25 Shtator 1981 | ||||
Forma e qeverisjes | Monarki Kushtetuese Parlamentare | ||||
Mbretëreshë | Elizabeth II | ||||
Kryeministër | Johnny | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë |
Vëndi i 151-të 22.966 km² 0,7 | ||||
Popullsia (2015) – totale – dendësia |
Vëndi i 213-të 368.310 banorë 40,74 banorë/km² | ||||
PBB (2016) PBB për banor |
1,77 miliard dollarë 4.692 dollarë | ||||
Monedha | Dollari belizian (BZD) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë |
UTC-6 | ||||
Prefiksi telefonik | +501 | ||||
Kodi i internetit | .bz | ||||
Kodi ISO 3166-1 | BZ |
Belize është një shtet në Amerikën qëndrore. Në veri të saj ndodhet Meksika dhe në perëndim Guatemala ndërsa në lindje saj është Karibi.
21 shtatori, dita e pavarësisë është dita nacionale e saj. Që nga viti i pavarësimit më 1981 ajo bënë pjesë në Kombet e Komonveltit.
Historia
- Artikullii kryesor : Historia e Belizes
Në këtë pjesë ku gjendet Belize diku rreth vitit 2000 p.e.s kanë banuar fisi i lashtë maja, pasardhësit e tyre banojnë edhe tani në këtë regjion të pasur me burime arkeologjike. Sipas disa burimeve janë gjetur humnera nga kjo periodë në Ceullo apo si i thonë në anglisht ´´Orange wak Distrikt´´. Përgjatë kohës klasike të zhvillimit të fisit maja (rreth 250-900) u krijuan disa qendra kulturore si Altun Ha, Xunantunich, Cahal Pech, Lamanai, Lubaantun, El Pilar dhe Caracol. Rreth vitit 900 fillon vyshkja e kulturës së lartë në këtë regjion.
Për zhvillimet pas kësaj kohe nuk dihet shumë edhe pse është e sigurt që ky regjion është banuar edhe më tutje nga pasardhësit vendas deri sa në shekullin e XVI kur vijnë pushtuesit Spanjollë. Shumë prej banorëve vendas me ardhjen e Spanjollëve ikën në brendi të regjionit. Gjatë kësaj kohe vinte shpesh deri te përleshjet e vendasve me ardhacakët spanjollë e më vonë edhe anglezë. Brendia e regjionit kishte si pasuri natyrore drunjtë për të cilat ishin të mirë se ardhura për ardhacakët mirëpo përshake të konflikteve të shpeshta ata shpesh hiqnin dorë nga këto luftëra. Për këtë edhe aktiviteti i kolonizatorëve koncentrohej më shumë në regjionet bregdetare si në Meksikë dhe Honduras nga ku para së gjithash ishte plaçkitur ari dhe argjendi.
Bregdeti i Belizes ishte i përshtatshëm për anijet e piratëve anglezë, nga aty ata sulmonin anijet e flotës Spanjolle. Kjo pjesë u shfrytëzua për këtë deri sa anglezet dhe spanjollët në Madrid në vitin 1670 vendosen me në marrëveshje të ndalojnë praktikimin e piraterisë. Anijet pirate të njohura si ´´Baymen´´ përshake të aktivitetit të tyre në gjirin ´´Bay´´ të Hondurasit pas ndalimit të piraterisë, nga nevoja e ekzistencës filluan të tregtojnë me druajë tropik. Më 1673, spanjollët bëjnë të njohur në Paris se për anijet pirate të kësaj pjese vë në dispozicion një pjesë të pasur me drunjtë të Belicës. Për rreth një shekull kjo ishte e vetmja tregti e kolonizatorëve anglezë që kishin kolonizuar këtë pjesë. Gjatë shekullit XVII kolonizatorët evropianë filluan të sjellin këtu skllave të robëruar në pjesë të ndryshme të Afrikës të cilët tani përdoreshin për punën e rëndë në pyjet e Belicës. Përqindja e skllaveve në punën e bërë në përgjithësi duke mos i numëruar banorët vendas në vitin 1790 ishte 75. Pas ndalimit të skllavërisë në perandorin angleze, poseduesit e skllaveve morën dëmshpërblime për lirimin e skllaveve ndërsa skllavet nuk kanë marruar asgjë as së paku leje të posedimit të tokës.
Po thuaj se gjatë tërë kohës në Amerikën e mesme ka qenë nën ndikimin spanjollë. Me kalimin e kohës spanjollët ju lejonin kolonizatorëve britanik më shumë kontroll. Më humbjen përfundimtare të spanjollëve më 10 shtatori 1798 në betejën e St. Georges Caye, ky vend bije de facto nën kontrollin britanik. Më 1862 shpallet si koloni britanike e thirrur si ´´ Hondurasi britanik´´ . Kolonizatorët e gjirit Bay jetonin po thuaj se të pavarur edhe gjatë kohës së spanjollëve këtë lloj pavarësie e kanë mbajtur edhe gjatë sundimit britanik. nga viti 1765, Barnaby's Code“ - një lloj rregullore është zbatuar si kushtetutë apo ligj.
Gjatë viteve 1847-1901 në gadishullin Yucatán (Meksikë) vije gjer te një luftë në mes të pasardhësve të majave dhe parisë kolonizator spanjolle. Gjatë kësaj kohe britanikët e Hondurasit britanikë i furnizonin me armatim, kjo ishte edhe një mundësi e mirëpritur për tregti. Në anën tjetër ky vend zgjidhet si vendstrehim nga shumë refugjatë të kësaj lufte. Së pari fillojnë të vijnë pjesëtarë të parisë Meksikane të cilët iknin nga kryengritësit ndërsa pas marrjes në kontroll nga refugjatët maja të cilët me vete sjellin edhe ndikimin e tyre në përpunimin e tokës.
Në fillim ë shekullit XX fillon një rezistencë e popullsisë jo evropiane (maja dhe pasardhësit e skllaveve) kundër ushtrisë kolonizatorë britanike. Ushtarët që kishin marrë pjesë në Luftën e I-rë botërore në anën e britanikëve, merrnin detyra vetëm përbrenda llogoreve punues, përshake të ngjyrës së trupit të tyre. Kjo edhe rriste paraqesin e banorëve në kohën në mes të dy luftërave mirëpo në anën tjetër angazhimi i tyre në produksion e ndihmoj ekonomin e vendit. Deri më 1962 në Belice ishin krijuar parti politike si dhe vendi kishte një vetëqeverisje të gjerë. Në vitin 1973 ndryshohet emri nga Hondurasi britanik në Belize.
Më 21 shtator 1981 si vazhdimësi e asaj vetëqeverise vije deri te pavarësia e këtij vendi nga Britania e Madhe. Problematike ishin marrëdhëniet me fqiun Guatemale e cila kishte pretendime territoriale të cilat mund të pengoheshin vetëm me qëndrimin e trupave ushtarake britanike.
Pavarësinë e Belizes, Guatemala nuk e pranojë gjer në vitin 1992 ku e nënshkruan marrëveshjen me të cilën bëhet njohja e Belicës por jo edhe heqja dorë nga pretendimet territoriale të Guatemalës në përendem të vendit. Që nga viti 2000 diplomatet e dy vendeve janë duke bërë përpjekje që merren veshë që Guatemala të ketë së paku një dalje në det në këtë anë.
Belice për dallim nga vendet tjera të regjionit po thuajse gjatë tërë kohës ka qenë e qetë pa ndonjë kryengritje apo lufta qytetare siç është i njohur ky regjion. Mirëpo në vitin 2005 përshake të rritjes së tatimeve dhe sanimit të buxhetit ka pasur disa trazira.
Politika
- Artikulli kryesor : Sistemi shtetëror
Njësit administrative
- Artikulli kryesor : Njësit administrative
Gjeografia
- Artikulli kryesor : Gjeografia
Ekonomia
- Artikulli kryesor : Ekonomia
Demografia
- Artikulli kryesor : Demografia
Kultura
- Artikulli kryesor : Kultura
Të tjera
Telekomunikacioni Transporti Ushtria Turizmi
Qeveria Kryetari Parlamenti Ministria
Lidhje të jashtme
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Karaibeve është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |