Biblioteka

Biblioteka nga greqishtja e lashtë kthinë për ruajtje, kthinë e librave nën pronë private apo publike, në të cilën rregullisht bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave. Për bibliotekë po ashtu merret edhe ndërtesa me këso kthina të librave.

Zakonisht, bibliotekat publike gjenden nën qeverisjen shtetërore, lokale apo gjendet nën mbikëqyrjen e organeve të dala sipas ligjeve të caktuara. Bibliotekave në të cilat ruhen libra nga lëmi apo fusha të posaçme zakonisht emërtohen sipas tyre. Janë të parapara për zhvillimin mendor, për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe për mbajtjen e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Në anën tjetër bibliotekat publike janë të hapura për edukim të përgjithshëm (libra shkollor). Bibliotekat e përgjithshme apo universale (kombëtare, shtetërore, dhe B. universitare) zakonisht zgjedhin fusha të posaçme studimi, specializimi apo profesionalizimi (nëpërmjet instituteve, punishteve, zyrave).

Historia

Bibliotekat më të vjetra të njohura gjatë kohës së lashtë duket të kenë qenë të zhvilluar tek babilonët. Për shkencëtarët janë të njohura përmbajtjet e ruajtura në tablo lloçi babilone gjegjësisht të mbretit të asyrve Asubranipal (vdiq 626 p.e.sonë) në Ninive. Biblioteka të rëndësishme të grekëve të lashtë duket të kenë qenë biblioteka e Aleksanduras dhe biblioteka e Pergamonaras. Ndërsa tek romakët, në vitin 39 p.e.sonë, Asinius Pollio hapi bibliotekën e parë publike në Romë. Zakonisht njohurit për bibliotekat e kohës së lashtë janë ngushtë të lidhura me njohurit mbi tempujt.

Llojet

Shiko dhe këtë