Energjia e ripërtëritshme

Energjia me erë, solare, dhe biomasa janë tre burimet e ripërtëritshme të energjisë në zhvillim.
a survey by isos shows that global support is strongest for solar and wind, followed by (in declining order) hydro, natural gas, coal and nuclear
Mbështetja publike në botë për burimet e ndryshme të energjisë (2011)[1]

Energjia e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si energji që vjen nga burimet natyrore siç janë rrezet e diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia gjeotermale [2]. Energjia e ripërtëritshme zëvendëson lëndët djegëse në katër fusha të ndryshme: gjenerimi elektrik, ajër dhe uji për ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për ripërtëritjen e energjisë [3].

Bazuar në raportin e REN21 të vitit 2014, energjia e ripërtëritshme ka kontribuar 19%të konsumit tonë global të energjisë dhe 22% të prodhimit tonë elektrik në vitet 2012 dhe 2013. Ky konsumim i energjisë ndahet si 9% që vjen nga biomasa tradicionale, 4.2% si energji nga nxehtësia (jo-biomasës), 3.8% energjia elektrike nga uji dhe 2% është energjia elektrike nga era, dielli, gjeotermale, dhe biomasë. Investimet në mbarë botën në teknologjitë e ripërtëritshme arriti në më shumë se $214 miliardë dollarë në vitin 2013, me shtetet si Kina dhe Shtetet e Bashkuara që kanë investuar shumë në ripërtëritjen e energjisë me erë, uji, diell dhe biokarburante [4].

Përmbledhja

Rrjedhja e energjisë së ripërtëritshme përfshinë fenomenet natyrore siç janë rrezet e diellit, era, baticat dhe zbaticat, rritja e bimëve, dhe nxehtësia gjeotermale, siç edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë e shpjegon:[5]

Energjia e ripërtëritshme rrjedh nga proceset natyrore që rimbushen vazhdimisht. Në format e saj të ndryshme, ajo rrjedh direkt nga dielli, ose nga nxehtësia e krijuar në thellësi brenda tokës. Të përfshirë në përkufizimin është krijimi i energjisë elektrike dhe nxehtësia nga dielli, era, oqeanët, hidrocentralet, biomasa, burimet gjeotermale, dhe biokarburanteve dhe hidrogjeni që rrjedhin nga burimet e ripërtëritshme.

Energjia e ripërtëritshme i zëvendëson lëndët djegëse tradicionale në katër fusha të ndryshme: prodhimin e energjisë elektrike, ngrohjen e ujit / hapësirave, lëndët djegëse motorike, dhe në shërbimet energjetike rurale:

  • Prodhimi i energjisë elektrike
Hidroenergjia e ripërtëritshme ofron 16.3% të energjisë elektrike në botë. Kur hidroenergjia kombinohet me burimet e ripërtëritshme të tjera si energjia nga era, gjeotermale, diellore, biomasës dhe mbetjeve: së bashku "burimet e ripërtëritshme" bëjnë gjithsej, 21.7% të prodhimit të energjisë elektrike në të gjithë botën, sipas vitit 2013 [6]. Gjeneratorë të energjisë të ripërtëritshme janë të përhapur nëpër shumë vende, dhe vetëm energjia e erës tashmë siguron një pjesë të konsiderueshme të energjisë elektrike në disa zona: për shembull, 14% në shtetin amerikan të Iowa, 40% në veri të shtetit gjerman - Schleswig-Holstein, dhe 49 % në Danimarkë. Disa vende pjesën më të madhe të energjisë e marrin nga burimet e ripërtëritshme, duke përfshirë Islandën (100%), Norvegjia (98%), Brazili (86%), Austria (62%), Zelnada e Re (65%), dhe Suedia (54%) [7].
  • Ngrohje / Nxehje
Nxehja diellore e ujit bën një kontribut të madh në nxehtësinë e ripërtëritshme në shumë vende, më së shumti në Kinë , e cila tani ka 70% të totalit botëror (180 GWth). Shumica e këtyre sistemeve janë të instaluar në ndërtesave të banimit shumë-familjare dhe për të përmbushur një pjesë të nevojave të ujit të nxehtë për afro 50-60 milion familjeve në Kinë. Në të gjithë botën, janë instaluar siteme për nxehjen e ujit nga dielli për të përmbushur nevojat për uji të ngohtë për rreth 70 milion familje. Përdorimi i biomasës për ngrohje vazhdon të rritet gjithashtu. Në Suedi, përdorimi kombëtar i energjisë së biomasës ka tejkaluar atë të naftës. Gjithashtu edhe burimet gjeotermale për nxehje janë rritur dukshëm [7].
  • Lëndët djegëse të transportit
Biokarburantet e ripërtëritshme kanë kontribuar në një rënie të konsiderueshme në konsumin e naftës në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2006 [7]. Përdorimi i naftës në SH.B.A. ra 8.5% nga viti 2005-2014 [8]. 93 miliard litra biokarburante të prodhuara në mbarë botën në vitin 2009 e zhvendosën ekuivalentin e afro 68 miliard litra benzinë, të barabartë me rreth 5% të prodhimit të benzinës botërore [7].

Shih edhe

Literatura

Referime

  1. ^ Ipsos 2011, p. 3
  2. ^ Omar Ellabban, Haitham Abu-Rub, Frede Blaabjerg, Renewable energy resources: Current status, future prospects and their enabling technology. Renewable and Sustainable Energy Reviews 39, (2014), 748–764, p 749, doi:10.1016/j.rser.2014.07.113Transclusion error: {En} is only for use in File namespace. Use {lang-en} or {in lang|en} instead.
  3. ^ REN21 (2010). Energjitë e ripërtëritshme 2010 Raporti i Statusit Global p. 15Transclusion error: {En} is only for use in File namespace. Use {lang-en} or {in lang|en} instead.
  4. ^ REN21 (2014). "Energjitë e ripërtëritshme 2014: Raporti i Statusit Global" (PDF). fq. 13, 17, 21, 25. ISBN 978-3-9815934-2-6. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 4 shtator 2014. Marrë më 9 gusht 2015. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  5. ^ IEA Renewable Energy Working Party (2002). Energjia e Ripërtëritshme ... në rrjedhën e përgjithshme, p. 9.
  6. ^ "Historical Data Workbook (2013 calendar year)". Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2014. Marrë më 11 gusht 2015. {cite web}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d REN21 (2010)Renewables 2010 Global Status Report p. 53.
  8. ^ http://www.thecherrycreeknews.com/the-transition-from-fossil-fuels-to-renewable-energy-ten-fast-facts/