Gjeografia e Egjiptit
redaktoni hartën |
Egjipti ndodhet në Afrikën veriore dhe në Azi, në mes të Libisë e Rripit të Gazës dhe në mes të detit Mesdhe në veri e detit të Kuq në juglindje. Egjiptit i takon edhe një pjesë e Azisë, gadishulli Sinai.
Egjipti ka një bregdet 2.450 km të gjatë dhe vijë kufitare tokësore 2.665 km të gjatë që e ndanë atë nga: Rripi i Gazës me 11 km, Izraeli me 266 km, Libia me 1.115 km dhe Sudani me 1.273 km. Sipërfaqja e përgjithshme e Egjiptit është 1,001,450 km2 (91 herë ma e madhe se Kosova), gjë që e bën shtetin e 29-të më të madh në botë.
Klima e Egjiptit është klimë shkretëtire e nxehtë me verë të thatë dhe dimër të butë.
Relievi i Egjiptit përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat priten nga lumi Nil dhe degëzimet e tij. Pika më e ulët e relievit është 133 metra nën nivelin e detit në lugun Katara (arabisht: منخفض القطارة, transliterimi: Munḫafaḍ al-Qaṭṭārah) dhe pika më e lartë është 2.629 metra mbi nivelin e detit në majën e malit Katerina (arabisht: جبل كاثرين), në gadishullin Sinai.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Egjiptit është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |