Lumi i Senës
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/3/39/Seine_bassin_versant.png/250px-Seine_bassin_versant.png)
Sena është njëri nga lumejt me komunikacion lumor shumë të zhvilluar të Francës, është i lundrueshëm gati në të gjithë rrjedhën e tij. Buron në Côte-d'Or në lartësi mbidetare 471 m. Gjatësia e tij nga burimi deri te grykëderdhja në oqeanin Atlantik është 776 km. Në rrjedhën e tij i lag qytetet Troyes, Rouen, Paris, Le Havre dhe disa qytete më të vogla.
Anijet tejoqeanike ndalen në limanin Rouen, i cili është vetëm 120 km larg grykëderdhjes së Senës. Mbi Senë janë ndërtuar shumë ura disa prej më të njohurave janë Pont Louis-Philippe, Pont Neuf në Paris pastaj ura Pont de Normandie, (njëra nga më të gjatat në botë) e cila i lidh qytetet Honfleur dhe Le Havre.
![](http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/4/4a/Commons-logo.svg/30px-Commons-logo.svg.png)
Wikimedia Commons ka media në lidhje me Category:Seine.