Njësia administrative Zall-Dardhë
Njësia administrative Zall-Dardhë |
---|
Komuna Zall-Dardhë është një komunë në Rrethin e Dibrës në Shqipëri.[1]
Historia
Zall-Dardha shtrihet në një trevë të lashtë, ku emri Dardhë është një fjalë shqipe dhe nuk ka nevojë të gërmosh për të gjetur etimologjinë e saj.
Qyteti i lashtë kryesor i kësaj zone ishte Dapatra, i cili dëshmon se kjo zonë ka qenë një vendbanim i lashtë dhe janë zbuluar dhe njihen gjurmë të hershme të lashtësisë, ku mund të përmendim Çukun e Lekës, Mejen e Qytetit, Kepin e Shullanit e zabelin e Merskanës, Trojet e Mjeshtit, Gurin e Bletes, Gurin e Zi, Gjemet e tartajve, Gjemet e Viles, Ke del Uju, Ara e madhe, Trojet e Viles, Fursat, Lshkize etj
Qe ne kohet e lashta thuhej se ne Dardhe se ishte ba kuvend. Dardhe eshte emri origjinal per Zall-Dardhen e cila perbehet nga 9 fshatra sa vijon: Menesh ose Vile emri origjinal, Tartaj, Lashkize, Qa, Sorice, Merskane, Shenllesh, Lugje, Nezhe. Qeverisja e Dardhes behej nga kuvendi i saj dhe perfaqesohej nepermjet kryetareve te secilit prej fiseve ose mahallave perkatese. Kuvendi njihej me termin "Dheu" dhe edhe pse arsyeja e nje emrimi te tille nuk dihet me saktesi emri Dheu reflekton konceptimin e njerzve te zones per te stresuar ne atributet ekzekutive qe kishte dhe vendimet qe merrte Dheu ishin te formes se prere. Si duket per te perforcuar autoritetin dhe respektin nndaj vendimeve qe merrte Dheu ashtu si dheu i tokes qe te perpin ashtu ishin vendimet e tij -te prera! Ne maj te vitit 1921 dheu Kuvendi i Dardhes perbehej nga 15 vete sa vijon: (lista mund te kuptohet sipas peshes qe mbante sejcili prej antareve to pesebmedhjetshes se tij). Medi Kaca, Sadik Cera , Hysen Bara, Can Gjoka, Hysen Ndreu, Muharrem Ndreu, Hysni Kaca, Ali Baram Hoxha, Hazis Poleshi, Ramadan Cani, Selim Hysa, Misim Ahmeti, Demir Sula, Shaban Kazia e Cen Rasha.
Dheu kishte detyra shume te rendesishme per qeverisjen e zones dhe per percaktimin e rregullave (kannunit te venit); Dheu dinte te qeveriste dhe dinte dhe te vinte rregull ne popullate; dheu nuk hezitonte te denonte cilin do qe shkelte ligjet e kuvendit dhe fjala e dheut ishte e prere dhe respektohej por nese jo zbatohej itifaku (rregullat qe miratoheshin nga paria e dheut.
Dheu kishte ne perberjen e tij pleqesi dhe pari; si pershembull Medi Kaca e Hysen Bara ishin zgjedhur si pari dhe Sadik Cera ishin zgjedhur si pleqéri etj. Dardha perbehej nga fise, vllazni, dhe krahina ose mahalla. Pershembull fiset Cera, Kaca Xhediku ishin nje vllazni dhe njiheshin si mahalla e Lajeve, bara, luca, xhaferi, braka, pira, gjoka niheshin si vllazni ne mahallen e Meneshit dhe hoxha,shira,poleshi,dervishi,hasani etc njiheshin si mahalla e Merskane etj...
Dardha ishte nje nga 9 malet e Dibres, pra ishte pjese e krahinave te Dibres qe quheshin 9 malet dhe qe nuk e njohen sundimin Turk.
Gjeografia
Relievi
Zall-Dardha ndodhet ne lartesine rreth 390 metra mbi nivelin e detit prane lumit Drin i Zi i cili buron ne liqenin e Oherit dhe rrugton neper ish-jugosllavi per rreth 40 km para se ti bashkohet Shqiperise ne Diber dhe pasi rrugton drejt Kukesit, Fierzes e Vaut te Dejes derdhet ne Detin Adriatik. Relievi mund të përshkruhet si një shpatore e mbushur me kodra e fshatra në një sfond të gjelbëruar, e cila nis e bie nga maja e Gjargjishtit dhe Pllaja e Lana-Lurës deri në brigjet e Drinit të Zi, nga Mustafja deri në Kraj-Reç. Kjo zonë është e pasur me burime natyrale uji.
Ekonomia
Historikisht, ekonomia e kësaj zone është bazuar tek blegtoria, kryesisht ajo e imët dhe bujqësia e pemëtaria. Niveli i shkëmbimeve është shtrirë edhe përtej kufinjve të Dibrës. Zona, në përqindjen më të madhe të kohës, ka prodhuar kryesisht për nevoja vetiake. Pengesë për rritjen e nivelit të shkëmbimeve gjithmonë është shfaqur infrastruktura rrugore dhe për prodhimet bujqësore, mangësitë në drejtim të ujitjes dhe kullimit.
Vendbanime
Fshatrat: Zall-Dardha | Lashkiza | Lugjej | Mënësh | Nezhaj | Qanaj | Sorica | Shënlleshi | Tartaj
Referime
- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 13 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011.
{cite web}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |