Bulqiza

Bulqiza
Popullsia
67,000
{postal_code_type}
8401-8402
Faqja zyrtare[ Bashkia e Bulqizës]

Bulqiza është një qytetShqipëri me rreth 14 000 banorë.

Ndërtimi gjeologjik

Përsa i takon ndërtimit gjeologjik territori i Bulqizës, bën pjesë në zonën tektonike të Mirditës dhe në zonën tektonike të Krasta-Cukalit, e cila shtihet në formën e një rripi nga Labinoti në Dibër. Ndërtimi gjeologjik i Bulqizës përfaqësohet nga shkëmbinjtë magmatik në masën 65% si dhe ato terrigjen dhe sedimentar. ndikuar nga shumëllojshmëria ltologjike e territorit kemi struktura të shumllojshme dhe të ndërlikuara. Në formimin e veҫorive strukturore të formave të relevit në këtë zonë, rol të rëndësishëm kanë luajtur lëvizjet e fuqishme diferencuese (ngritëse dhe ulëse), ku si rezultat i tyre shohim produktin e horsteve dhe grabeneve, të cilat janë të përfaqësuara nga malet dhe luginat përreth. Gjithashtu në këtë zonë mund të themi se relievi është rezultat i tektonikes shkëputëse sesa asaj rrudhosëse.

Gjeografia

Bashkia e Bulqizës shtrihet në rajonin verilindor të Shqipërisë. Në veri ajo kufizohet me bashkinё Dibër, në lindje me Republikën e Maqedonisë së Veriut, në jug-perёndim me bashkinё Tiranë, nё jug me bashkinё Librazhd dhe në perëndim me bashkinё Klos. Gjatësia e vijës kufitare është 120 km ku nga këto gjatësia e vijës kufitare me bashkinё e Dibrës është 25 km, me bashkinё e Librazhdit 29 km, me Republikën e Maqedonisë 30 km, me bashkinё e Klosit 23 km dhe me bashkinё e Tiranës 13 km.

Bashkia e Bulqizës ka një sipërfaqe prej 694 km². Gjithë territori i bashkisё shtrihet nga 300 m, deri në 2000 m lartësi mbi nivelin e detit. Bashkia e Bulqizёs ka nё pёrbёrje 7 njёsi administrative tё cilat janё: Bulqizё, Martanesh, Fushё-Bulqizё, Zerqan, Gjoricё, Ostren dhe Trebisht.

Relievi

Bashkia e Bulqizës ka një reliev të thyer kryesisht kodrinor- malor me lartësi që shkojnë nga 420 m deri 2101 m mbi nivelin e detit por mali me i madhë ka një lartësi prej 2115 m mbi nivelin e detit. Në këtë territor shtrihen Lugina e Bulqizës me shtrirje nga perëndimi në lindje dhe me gjatësi 25 km e gjërësi deri 1 km, kjo luginë përshkohet nga Zalli i Bulqizës i cili derdhet ne Drinin e Zi. Territori i kësaj bashkie përshkohet gjithashtu edhe nga Lugina e Okshtunit që përshkohet nga Zalli i Okshtunit i cili bashkohet me Zallin e Bulqizës në Çerenec; lugina të tjera mund të përmendim, Luginën e Zogjës; Luginën e Martaneshit. Forma të tjera të relievit mund të përmendim: Rrafshnaltën e Gollobordës; Fushën e Gjoricës; Fushën e Homeshit; Fushën e Vajkalit; Fushën e Klenjës dhe Fusha e Ballenjës. Në territorin e Bashkisë së Bulqizës gjenden edhe malësia e Martaneshit dhe ajo e Gollobordës. Lartësia më e madhe është në jug të maleve të Allamanit, Maja e Kreshtës (2101m) njëkohsisht edhe maja më e lartë në këtë territor) dhe në malet e Lopës, Maja e Dhokzit (2020m) dhe maja e Kaptinës (1873m).

Klima

Klima në gjithë territorin e bashkisë së Bulqizës është kontinentale e ftohtë me dimër të ashpër dhe verë të thatë. Gjatë vitit bien edhe reshje shiu që ndihmojnë tokën. Temperatura mesatare vjetore arrin vlerën 10°C dhe temperatura maksimale është regjistruar deri 35°C në verë e ajo minimale –18°C në dimër. Me sasi mesatare të reshjeve në vit deri në 980 mm.

Popullsia

Sipas Censusit të vitit 2011 ka një popullsi prej 32,210 banorësh. Ndërkohë që sipas regjistrit civil, kjo bashki numëron 4,223 banorë. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 678.51 km2 me një densitet prej 59.28 banorë/km2 sipas Regjistrit Civil dhe 47.47 banorë/km2 sipas Censusit 2011. Bashkia Bulqizë ka në përbërje 8 Njësi Administrative, të cilat janë: Bulqizë, Martanesh, Fushë-Bulqizë, Zerqan, Shupenzë, Gjoricë, Ostren dhe Trebisht. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Bulqizës dhe qarkut të Dibrës. Bashkia Bulqize ka nën administrimin e saj dy qytete (Bulqiza dhe Krasta) dhe 63 fshatra. [1]

Referime

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 5 dhjetor 2015.{cite web}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)