Sanxhaku
Sanxhaku (turqishtja osmane: سنجاق Sancak) paraqet një hapësirë gjeografike të veçantë territoriale dhe administrative, me traditë dhe subjektivitet të gjatë e të lashtë historik e kombëtar. Në aspektin ushtarak nocioni “Sanxhak” ka kuptimin e flamurit. Në Perandorinë Osmane emri sanxhak ka paraqitur territorin ushtarak me numër të caktuar të ushtrisë nën një flamur. Sipas periudhave historike, me rregullimin administrativ në Perandorinë Osmane, ka paraqitur pjesë të territorit të vilajetit ose pashallëkut, si krahinë e Perandorisë Osmane me shtrirje tokësore të ndryshme.[1]
Sanxhaku i Novi Pazarit përfshin një sipërfaqe prej 8687 km², ku jetojnë mbi 400 000 banorë. Nga kjo sipërfaqe 4504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km² Mali i Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë myslimanë, përkatësisht boshnjakë e shqiptarë.
Pozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, në teorinë e gjeografisë, është i një rëndësie të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Prandaj, pozita gjeografike është objektiv i pa shmangshëm i analizës së të gjitha trajtimeve komplekse të hapësirës gjeografike dhe ngjarjeve politike.
Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Është një territor që ndodhet në mes Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Mali të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ky rajon ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik, i ndarë politikisht në mes të dy shteteve të pavarura - Serbisë dhe Mali të Zi. Sanxhaku paraqet një lidhje natyrore dhe të pashkëputshme territoriale dhe historike etnike me Kosovën dhe Shqipërinë. Përndryshe është regjion i konflikteve, përkatësisht në të ndeshen interesat e ndryshme. Për serbët, nëpër të kalon “Transferzalja e gjelbër”, për të tjerët linja ruse-serbe e interesit kah Mali i Zi dhe Deti Adriatik.[2]
Sanxhaqe shqiptare
- Sanxhaku i Shqipërisë (1385–1466)
- Sanxhaku i Elbasanit (1466–1913)
- Sanxhaku i Manastirit - gjatë kohës së perandorisë Osmane ishte pjesë administrative.
- Sanxhaku i Dibrës (shek.14 — 1912)
- Sanxhaku i Delvinës (shek.16 — 1912)
- Sanxhaku i Ohrit (1395—1864)
- Sanxhaku i Janinës (1430—1913)
- Sanxhaku i Nishit - (shek.15 — 1878) - njësi administrative-territoriale e Perandorisë Osmane me qendër në Nish.
- Sanxhaku i Pazarit të Ri - (shek.15 — 1913)
- Sanxhaku i Pejës - (1455—1912) - ishte pjesë administrative e Vilajetit të Kosovës.
- Sanxhaku i Prishtinës
- Sanxhaku i Prizrenit (shek.15 — 1912)
- Sanxhaku i Prevezës (1863–1912)
- Sanxhaku i Shkupit - (1392–1913) - ishte pjesë administrative e Vilajetit të Kosovës.
- Sanxhaku i Shkodrës (1479–1913)
- Sanxhaku i Vlorës (1466 — 1913)
Shih edhe
Literatur
- J. Deny, M. Kunt: Sandjak In: Encyclopaedia of Islam, Band 9. Brill, Leiden 1997, S. 11–13.
- Andreas Birken: Die Provinzen des Osmanischen Reiches (= Beihefte zum Tübinger Atlas des Vorderen Orients. Reihe B: Geisteswissenschaften. Nr. 13). Reichert, Wiesbaden 1976, ISBN 3-920153-56-1.
Burime
- ^ Aqif Blyta: Kolosi i Pazarit të Ri, libër me autor Ismet Azizi, Botuar në Shkup nga Sh.B. Logos A, në vitin 2019. fq 21
- ^ Sanxhaku duhet t’i bashkohet Kosovës e jo Bosnjës